Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zhvillon një luftë politike ndaj bashkisë, sipas saj, ”në përpjekje për të fshehur paaftësinë në menaxhimin e punëve të vendit dhe mbajtjen e premtimeve”. Këto deklarata Xhindi i bëri gjatë publikmit të bilancit të punës së bashkisë në këto 2 vjet e gjysëm.
”Viti 2013 ishte viti i zbatimeve të projekteve strategjike të qytetit të Tiranës. Duke nisur me projektin e zbatimit të Bulevardit verior dhe ai i rehabilitimit të lumit të Tiranës.U zhvendos linja e tensionit të lartë në bulevardin ?Zogu i Parë?.Brenda këtij viti do të nisin procedurat e konçesionimit të stacionit të ri multimodal të pasagjerëve në qytetin e Tiranës, i cili do të jetë stacioni i tramit, i autobusëve interurbanë, furgonëve, taksive,etj. Bashkia, në bashkëpunim me IFC ka përfunduar studimin e fizibilitetit për menaxhimin e mbetjeve. 15 kompani kanë shprehur interes për marrjen me konçesion të këtij shërbimi. Ka përfunduar ”Studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak i tramit për linjën ”Kinostudio- Kombinat” dhe është drejt përfundimit studimi për dy linjat e tjera. Në dy vjet e gjysëm në Bashkinë e Tiranës rezultojnë sipas statistikave të institucioneve qendrore financiare 3641 biznese të reja dhe afro 19 mijë të punësuar.”tha Nevila Xhindi.
znj xhindi a ke ndonje shpjegim per tramin e lulzime Ciljetes mos na trego dokrra se asgje nuk ka bere eprori yt per Tironen e ka lone si han kuajsh ngado shikon neper rrugica plera te stazhinuara si juve,,,tung..
Edi Rama e beri tiranen lule ,ju e keni qelbur dhe genjeni pa piken e turpit
ju lumte per zotin na e mbushet mendjen qe po punokeni shume ju
tregoni njeher si i vodhet votat qe u be kryetar lulja