Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bilanci i qeverisë/ Ambasadat shqiptare shpenzuan 5.5 mln USD për 6 muaj
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Bilanci i qeverisë/ Ambasadat shqiptare shpenzuan 5.5 mln USD për 6 muaj
EkonomiLajmi i fundit

Bilanci i qeverisë/ Ambasadat shqiptare shpenzuan 5.5 mln USD për 6 muaj

Ornela
Published September 28, 2017
Share
SHARE

Qeveria ka bërë publik bilancin e saj të pagesave jotregtare ku rezulton se për periudhën janar-qershor kemi një rritje të shpenzimeve.

Vetëm shpenzimet e ambasadave kanë shënuar për 6-mujorin e parë 2017 një rritje me 38% në raport me të njëjtën periudhë të një viti, duke arritur në 5.5 milionë dollarë.

Në këtë fond nuk përfshihet pjesa e fondit të pagave që buxheti i shtetit paguan për trupën diplomatike në vendet ku ka prezencë. Këto të fundit janë një zë më vetë dhe duket se edhe ato si shpenzimet e tjera për vitin 2017 rezultojnë të jenë rritur.

Sipas të dhënave për pagat e zyrtarëve në ambasadat shqiptare kanë shkuar 2.1 milionë dollarë në 6 muaj me një rritje prej 10.5% në raport me vitin paraardhës kur i njëjti zë ishte 1.9 milionë dollarë.

Por ndërsa kemi një rritje të shpenzimeve për ambasadat duket se kemi një rënie të totalit që paguhet për udhëtime.

Në janar-qershor 2017 qeveria ka deklaruar në bilancin e saj të pagesave vetëm 1 milionë dollarë, me një rënie prej 27% me bazë vjetore.

Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë
Shqipëria rezulton të ketë të paktën 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në shtatë kontinentet. Në këtë numër nuk përfshihet vetëm pjesa e ambasadave pranë shteteve por edhe pranë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtarë siç është UNESCO, OKB, OSCE, NATO, KE, BE.

Por cilat janë shtetet ku Shqipëria ka ambasada: Arabia Saudite, Austri, Brazil, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Egjipt, Francë, Greqi(Janinë, Selanik) Gjermani (Mynih, Berlin), Holandë, Hungari, Kanada, Kinë, Kosovë, Kroaci, Itali(Romë, Milano, Bari), Izrael, Maqedoni, Japoni, Mali i Zi, Britani, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, SHBA, Turqi (Ankara, Stamboll), Zvicër, Gjenevë, Kuvajt, Vatikan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Sllovaki. /Monitor/

Ornela September 28, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Dn says:
    September 28, 2017 at 11:30 am

    20000 euros ne muaj per ambasade, pa rrogat? Cka bejne keta per te arxhuar 20000 euros ne muajt?

    Reply
  • Neo says:
    September 28, 2017 at 9:34 pm

    Nje shenje e mire qe tregon hapur se qeveria nuk ka bere shpenzime te tepruar por mbi te gjitah te kursyera dhe te kontrolluara persa I perket taksave te shqiptareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?