Sokol Olldashi humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aksident fatal dhe në një moment kyç, tepër të rëndësishëm të karrierës së tij politike. Të hënën që vjen ai pritej të dilte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kjo dalje e tij nuk do të ishte si një intervistë “rutinë” nga ato të cilat shohim shpesh tek ky emision, Olldashi, kishte programuar një kapërcim në qëndrimet e tij, shfaqjen e një tjetër dimensioni në raport me PD-në, Lulzim Bashën dhe polin e vetë brenda PD-së.
Do ishte pak a shumë e njëjta linjë qëndrimi, si fjalimi i fundit që Olldashi mbajti në Parlament për “çështjen e vjedhjes së votave në Korçë”. Pra një qëndrim që neglizhon tërësisht sjelljen irracionale dhe dogmatike të linjës zyrtare të Bashës dhe qasjen me një fjalor opozitari që i thotë problemet troç, pa kursyer as qeverinë dhe as opozitën. Diçka që Olldashi, me siguri dinte ta bënte shumë mirë, ai fundja ishte kalitur në opozitën e ditëve të vështira të Berishës pas vitit ’97 dhe kishte artikulimin dhe intelektin e një gazetari me shqisë të theksuar politike. Nuk ishte i “preferuari” i Berishës për trashëgimtar por ngjasonte më tepër me Berishën për nga forca që rrezatonte se sa trashëgimtari, Basha, i cili së fundmi pati dhe disa probleme me “arratisjen” e zërit gjatë një mitingu. Për më tepër kur, në Dhjetor, Partia Demokratike do të përfshihej në një proces tepër vendimtar politik për ekuilibrat brenda saj.
Kopertina e pamundur e DITA-s
DITA ishte angazhuar javën e fundit të pasqyronte përgatitjet dhe lëvizjen e riorganizuar të konjukturës dhe grupeve në PD gjatë muajit nëntor në kuadër të një beteje që pritej të niste në muajin Dhjetor. Muajin e ardhshëm Partia Demokratike do të niste zyrtarisht një proces zgjedhor mbarëkombëtar për zgjedhjen e strukturave në të gjitha nivelet e kësaj partie. Pra do të ishte procesi për zgjedhjen e karabinasë së kësaj partie. Ishte menduar që gazeta t’i kushtonte një kopertinë , ose disa të tilla, këtyre zhvillimeve. Realizuam kontaktimin e disa personazheve në nivele të ndryshme të PD-së, biseda të regjistruara telefonike dhe të drejtpërdrejta, kalim dhe përcjellje informacioni me email mbi zhvillimet e nëndheshme që po ndodhnin, sidomos në kampin e Olldashit.
Si për ironi të fatit, një nga bisedat informuese më të rëndësishme në lidhje me këtë artikull, e zhvilluam pasditen e së mërkurës, vetëm pak orë përpara se Sokol Olldashi të pësonte aksidentin fatal. Ishte bisedë informuese me një ndër personat më aktivë pranë Sokol Olldashit, madje ishte fiks biseda që na garantoi se deputeti, tashmë i ndjerë, kishte një projekt të qartë politik tashmë. Së pari, nuk do lejonte të ndodhte me zgjedhjet e strukturave të njëjtën gjë që ndodhi me zgjedhjet për kryetar, ku Olldashi doli humbës, por akuzoi për manipulim dhe trukim të rezultatit.
Një hesap i vështirë
Ajo çka kuptohej menjëherë nga informacionet e ofruara prej grupimit të Olldashit nuk ishte vetëm përgatitja dhe gatishmëria nr.1 e këtij grupimi për zgjedhjet e ardhshme të strukturave, por edhe fakti se Sokol Olldashi, ishte kthyer në epiqendër, në figurën kryesore për të gjithë ata që nuk janë në harmoni me mënyrën e operimit të kryetarit riosh Basha në PD. Olldashi ishte kthyer në një forcë rëndese, kishte autoritetin dhe rrezatonte besimin e nevojshëm tek ky grupim, që në zgjedhjet e Dhjetorit, grupimi të kishte një “Bari” dhe të mos lejonte nëpërkëmbjen e synimeve të veta në proces. Në PD ishin ravijëzuar “olldashianët”. Ndaj dhe humbja e jetës së Sokol Olldashit, ndryshon në mënyrë radikale situatën dhe ekuilibrin e forcave përpara procesit dhe aftësinë e grupimit për të operuar me të njëjtin efikasitet në Dhjetor. Një prej deputeteve që i përkiste këtij grupimi Mesila Doda, e shfaqi dje thuajse hapur këtë projekt në një postim vajtimi për vdekjen e Olldashit: “Pesha e gjërave që le përgjysëm po na bëhet mal në shpatulla” – shkruante Doda.
Bëhet e vështirë të parashikosh se si do të riorganizohet brenda vetes grupimi i Olldashit dhe si do të kundër-reagojë linja zyrtare në procesin e Dhjetorit pas vdekjes së Sokol Olldashit. Megjithatë ne dimë se çfarë ishte duke ndodhur deri mbrëmjen fatale të së mërkurës kur Sokol Olldashi humbi jetën.
Një lobim në rangje
Sokol Olldashi, dhe grupi që e mbështeste atë, nuk ishin dakord me strategjinë me të cilën po bën opozitën Lulzim Basha. Njerëzit në grupin e ngushtë të ish-ministrit të Transporteve, flasin për një plan konkret për të marrë kreun e PD-së përpara zgjedhjeve lokale. Olldashi ishte duke hartuar planin për një lëvizje brenda partisë, e cila do të jetë e ngjashme me LMN-në e vitit 2009 në Partinë Socialiste. Pikësynimi do ishte keqdrejtimi i partisë nga ana e Bashës, ndërsa do të shmangeshin, në dukje, sulmet ndaj Berishës. Deputeti, i cili humbi jetën në aksident kishte nisur kontaktet për të bashkuar grupin e deputetëve që janë kundërshtarë të Bashës, ose të pakënaqur nga lëvizjet e tij të fundit dhe të zhgënjyer nga linja që po ndiqet për të bërë opozitë.
Olldashi kishte nisur një proces intensiv riorganizimi dhe takimesh ku më intensivet ishin ato me Ilir Rusmalin dhe Astrit Patozin , por duke përfshirë dhe Mero Bazen, një ujk i vjetër në PD, njohës dhe parashikues i psikozës së Berishës. Vetë Baze shkruan te Tema e tij online që “kohët e fundit qëndronte deri në mesnatë me Olldashin”.
Një injorim thuajse publik
Problemi që kishte nisur të diskutohej fare hapur javët e fundit në tryeza mes grupimit “Olldashi” quhej Lulzim Basha dhe sjellja e tij. Të mërkurën, ditën që Olldashi humbi jetën, një bashkëpunëtor i tij e sqaroi thuajse qartësisht këtë problem gjatë një bisede të regjistruar:
“Natyrisht që Ridvan Bodes, Jozefina Topallit, Astrit Patozit por jo vetëm këtyre u ka ardhur në majë të hundës. Lulëzim Basha përveçse ka një varësi prej fëmije ndaj Berishës për çdo veprim, nga ana tjetër mban rreth vetes një tufë çunakësh. Shikojeni vetë në takimet që bën tek SHQUP, janë aty fotot publike, shikojini njerëzit që ka në krahë Basha se cilët janë, totalisht pa ndikim totalisht të paaftë për të këshilluar në mënyrë të pjekur kryetarin dhe totalisht pa eksperiencë dhe të katapultuar. Përveç kësaj, Basha në mënyrë demonstrative ka shmangur nga dijenia apo konsultimi për çështje të një rëndësie të dorës së parë, si zgjedhjet në Korçë, armët kimike, apo dhe të tjera çështje, të gjithë figurat e PD-së në dekadën e fundit. Kjo sjell medoemos një solidaritet më të madh të këtyre figurave drejt Sokolit, pasi punët e partisë kanë ngel tek disa çunakë që nuk kanë asnjë produkt”, – tha të mërkurën një prej njerëzve më të afërt të Olldashit.
Dilemat e një procesi
Një tjetër problem i Olldashianëve ishte fakti se nuk kishin ende asnjë njoftim apo projekt të detajuar nga kryesia apo kryetari i Partisë për zgjedhjet që do të nisin në të gjithë Shqipërinë për strukturat e PD-së. Dilemat ishin të mëdha, u tejkalua statuti i PD-së për zgjedhjen e kryetarit duke aplikuar në mënyrë jo-statutore strategjinë “një anëtar një votë”. A do të ndodhte kjo edhe në rastin e zgjedhjes së strukturave? “Si rregull janë kryetarët e degëve, ekzistues që duhet të kryejnë organizimin e këtij procesi të rëndësishëm. Kjo do ishte statutore dhe konform rregullave të lojës që kemi këtu në PD. Mirëpo në zgjedhjet e 23 Qershorit PD-ja humbi rëndshëm, përveç Kukësit, ndaj dhe një “qarkore” e Lulzim Bashës po përflitet për zëvendësimin e këtyre kryetarëve të degëve me ‘kryetarë dege të deleguar nga Basha”, çka do të shtonte kontrollin e Bashës mbi këto zgjedhje dhe do na hiqte neve shumë garanci, pasi me siguri Basha do mund të emërojë kryetarë degësh nga ata që di ai, ose çunak ithtarë të tij, ose ndonjë që ja sugjeron Doktori”, i tha javën e kaluar DITA-s një nga figurat më të spikatura të grupit Olldashi, duke shtuar meraku nga një qarkore e tillë nuk ishte dhe aq pa vend, sepse kishin informacione se një gjë e tillë po planifikohej nga Basha.
Grupi i Olldashit dhe Doktori
Sipas personave më aktivë brenda grupit të Olldashit, distanca dhe ftohja mes grupimeve në PD justifikonte me doemos që Olldashianët të bënin plane për të ardhmen, ku nuk përjashtohej as marrja e masave për një shkëputje në rast se përjashtimi ose nxjerrje jashtë loje në garën e Dhjetorit. “Nëse do të ketë probleme dhe në zgjedhjet me strukturat njësoj si me garën për kryetar, ky do jetë me siguri një problem shumë serioz në marrëdhëniet brenda Partisë Demokratike, por nuk mendoj se Olldashi do të nxitohet duke krijuar ndonjë projekt të ri apo duke u shkëputur nga partia. Olldashi është i qartë në këtë pikë. Por ama ai vërtetë nuk do të shkëputet por nëse precedenti përsëritet, denoncimi me forcë i këtij precedenti do të jetë shumëfish i asaj që u denoncua në zgjedhjet për kryetar, pra fraksioni do të dalë hapur, nuk mund të bëhen krahasime me LMN-në pasi LMN-ja ishte një fraksion në hijen e ish-kryetarit Nano. I vetmi avantazh është që fraksioni ka Sokol Olldashin në krye që mendon më mirë politikisht se Lulëzim Basha sepse vjen nga shkolla e “egër e Berishës”, por di të kundërshtojë Berishën deri në atë cak sa Berisha të mos ketë alibi për t’i shpallur armiq të partisë”, – tha në një bisedë të regjistruar bashkëpunëtori i ngushtë i Olldashit javën e kaluar.
Madje më tej ai shtoi se nëse do të ketë ndonjë paralajmërim për shkëputje nga PD-ja kjo mund të vijë vetëm pas zgjedhjeve lokale. “Të gjitha të dhënat sugjerojnë se PD-ja do i humbë këto zgjedhje. Deri atëherë shumë gjëra mund të jenë në proces, pasi ka të dhëna se dhe 5 deputetë të tjerë të PD-së do kalojnë në kampin e maxhorancës, por dhe partitë në koalicion me ne mund të bëjnë hapa të mëtejshëm. Janë të gjithë faktorë që ndikojnë. Nuk do habitesha që pas një humbje të thellë në këto zgjedhje, Berisha të aplikonte skemën “Berlusconi” dhe të zëvendësonte Lulzim Bashën si kryetar. Kjo lëvizje e tij mund të inkurajohej dhe nga kampi jonë në momentin e parë”, – konfirmoi papritur i njëjti burim gjatë bisedës së zhvilluar disa ditë më parë.
***
Do forcohet apo do dobësohet lidershipi Basha pa fenomenin Olldashi përballë?
Nga Mero Baze
ww.gazetatema.net
Sokol Olldashi shtyu daljen në emisionin “Opinion” këtë të hënë, me shprese se vëmendja ndaj problemeve në opozitën e sotme, ishte e ulët për shkak të debatit të nxehtë mbi lëndët kimike. E shtyu për javën tjetër. Do të fliste mbi arsyet përse PD humbi në zgjedhje, për përgjegjësitë e Sali Berishës, për goditjen morale që iu dha PD-së për hir të idesë të qëndrimit në pushtet me çdo kusht, dhe problemet që shoqërojnë lidershipin e Lulzim Bashës. Ky mund të ishte një nga momentet më të vërteta të jetës së tij politike, që nuk ia doli të bëhej.
Biseda e fundit që pata me të
Në bisedën e fundit që pata me të, më tregoi një episod nga fushata elektorale, ku ai kishte ndjerë se do të humbnin. Në një fshat të Mallakastrës, natyrisht i majtë, pasi kish folur gjatë dhe kish premtuar, kish dashur t’i prekë në sedër meqë ishin të majtë dhe u tha: “Unë nuk jam deputet nga ata që thonë dhe po të var xhaketën në Mallakastër, votat i kam”. Ishte fjala për një batutë të dikurshme të Kastriot Islamit për votat e majta të Mallakastrës.
“Kur mendova se po i prekja në sedër, m’u ngrit një burrë dhe kërkoi të fliste. Më lavdëroi si deputet që kisha asfaltuar ca rrugë, por pastaj vazhdoi: ‘atë që varte xhaketën këtu në Mallakastër në emër të PS-së, tani e keni marrë në krye të vendit në PD. Kur bëni pazare të tilla lart, na lini të bëjmë dhe ne ndonjë pazar këtu poshtë se nuk jemi budallenj të na hidhni hi syve’…
-Më tronditi ai përfundim, tha, dhe nuk m’u nda nga mendja deri më 23 qershor. Aleancat tona amorale duket se kishin bërë punën e tyre tek qytetari i thjeshtë dhe kjo u pa qartë. Elektorati imitoi amoralitetin si mënyrë veprimi për të na ndëshkuar. Ishte ky një nga ilustrimet që i bënte në biseda analizës së tij për humbjen e PD-së. Kishte dhe plot detaje të tjera.
Mesazhi patetik i Bashës në mort
Dëgjova mesazhin patetik të Lulzim Bashës në ceremoninë mortore në kujtim të tij, ku foli dhe për atë që PD do të bëjë për të çuar në vend angazhimet e lëna gjysmë nga Olldashi. Angazhimi i fundit i tij i lënë përgjysmë, është pikërisht ky emision me këto tema të paralajmëruara për të. E di që patetizmi dhe fjalët boshe të adresuara ndaj tij nga Basha dhe Berisha, ishin sikleti i tyre i fundit që po e përcillnin të vdekur, pasi pas një jave mund ta përcillnin të gjallë nga PD-ja.
Por ajo që duhet të diskutohet sot, është nëse do të forcohet lidershipi Basha pa fenomenin Olldashi përballë, apo do bëhet më i dobët pa pasur një shpresë tjetër si alternativë brenda PD-së?
Fundi i alternativës brenda PD-së
Nga pikëpamja politike, vdekja aksidentale e Olldashit i jep fund një alternative politike brenda PD-së dhe nxit një rreshtim formal rreth Bashës të gjithë atyre që duan të jenë thjesht pjesë e tortës politike në PD. Asnjë figurë tjetër politike nuk ka as vullnet, as ide dhe as stofin e duhur për të ndërmarrë një iniciativë si ajo që Olldashi ishte duke marrë për të shkundur opozitën nga gjumi dhe për të vënë në sprovë reale lidershipin e saj. Askush më shumë se ai në këto momente nuk ishte i motivuar qartë kundër Sali Berishës dhe mënyrës barbare si ai u tall dhe e poshtëroi gjatë kandidimit për kryetar të PD-së. Për këto arsye, askush si në këto momente nuk ka një vullnet të ngjashëm për të ngritur këto debate brenda opozitës.
Kjo në pamje të parë duket si fat për Lulzim Bashën, por realisht është një fatkeqësi. Ky është një debat i fjetur, që një ditë do të shpërthejë, por kur të shpërthejë, do të jetë vonë për reforma në PD dhe do të ndëshkohen nga zgjedhjet që vijnë çdo dy vjet. Koha e artë për t’u marrë me veten ishte tani, kur sapo kanë dalë nga pushteti dhe kur kanë të gjithë kohën e duhur për të qenë të vërtetë, largpamës dhe të besueshëm për të ndryshuar vetveten.
Është mirë që Basha t’i lidhë zagarët
Sokol Olldashi nuk ia doli dot as ta linte këtë testament politik. Sikur të isha 1 përqind njeri konspirativ, do të besoja që ia kurdisën aksidentin vetëm pse do dilte të hënën në emision, por kjo nuk është e vërtetë. Tek i vetmi konspiracion që besoj është se ikja e tij ka nxitur lidershipin aktual të PD-së, që në vend të reflektojë për boshllëkun politik që ai la, po e përcjell atë me patetizma bosh për në banesën e fundit, dhe ndërkohë po mbajnë të ndezur debate poshtëruese ndaj tij në media, nga gazeta të miqve të Bashës, me qëllim që të mbajnë larg dhe hijen e tij nga PD-ja.
Ajo që humbi PD-ja me ikjen e Sokol Olldashit, ka të bëjë me boshllëkun politik që ai la në atë parti, ku askush nuk është më vetvetja. Kjo është ajo që duhet vajtuar për PD-në.
Sokol Olldashi iku nga kjo jetë duke i marrë me vete të gjitha vlerat, pasionet dhe veset e tij, duke qenë njeri i vërtetë. Ai kishte familjen që meritonte, miqtë dhe mikeshat që meritonte, pasionet e tij reale dhe jetën e tij aspak të disiplinuar. Ata që dërdëllisin për moral kanë më shumë histori perverse se sa ide politike në atë parti, deri në atë shkallë sa dhe karrierën në krye të PD-së e kanë dhuratë nga perversiteti erotik ndaj Familjes. Boshllëku politik që la Sokol Oldashi nuk mbushet dot me thashetheme perverse. Është mirë që Basha t’i lidhë zagarët që ka lëshuar rrugëve të lehin ndaj ikjes së tij. Fakti që nuk është shofer, ose shofer i keq siç ishte Olldashi, nuk e bën dot as politikan dhe as burrë të mirë.
Jane veshur shik me kostume Armani dhe po hedhin ndonje mendim per kundershtarin e tyre qe i la rehat. Vete SHIK dhe vendi ku firmosin shikoni KOLLONEN sikur kalojne tubacionet e ujrave te zeza, keshtu e ka lene Saliu Institucionin me kryesor te shqiptarve Parlamentin, si halete e Vicidolit, TURP. Kjo foto eshte nje tallje me publikun dhe me ate te ndjere qe po e ngushellojne , dy Kapot e Shoqates PD.
Nga ky koment dhe raporti Mjeko-Ligjor, njerezit do te nxjerrin perfundimin se Sokol Olldashin e kane vrare si Kosta Trebicken.
E vravi sali berisha .dhe jo beri aksident.po bej cudi pse mundojeni ta fshini.
Personalisht i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Olldashi, per humbjen e njeriut te tyre te shtrenjte, dhe me vjen shume keq per Sokolin, por lidhur me vlerat si politikan mendoj se jane te diskutueshme. Per sa kohe qe Olldashi dhe berishet qene ne pushtet, ai kurre nuk reflektoi per ate cfare ndodhi me korrupsionin galopant te pushtetit rrumpalle te Berishes, kurre nuk reflektoi per masakren e Gerdecit apo 21 Janarit, por perkundrazi qe teper arrogant si politikan dhe i padrejte! Si te thuash i kishte hyre vetja goxha ne qejf dhe ndjehej nje vrull arrogance ne qenien e tij! Apo te kujtojme sulmet e padrejta qe bente ndaj Rames ne si drejtues ne komisionet hetimore ketu e shume vite me pare, me shpifje dhe denigrime ndaj punes se pamohueshme te Edit ne krye te Ministrise se Kultures dhe Bashkise. Nje politikan me zemer, kur ndodhin menxyra si Gerdeci apo 21 Janari, dhe kur eshte ne kampin e fajtoreve politike, si ne rastin e z.Olldashi ne mos paste kurajen qe te kritikoje lidershipin e partise se vet, te pakten duhet te terhiqet, te reflektoje dhe te heshte sa te jete e mundur, dhe jo te jete aq shume agresiv sic qe z.Olldashi ndaj kundershtareve politike ne debate dhe polemika qe kerkonin drejtesi dhe transparence per ato qe kishin ndodhur. Edhe karrieren politike qe beri, ta themi hapur, e beri sepse mbeshteti me symbyllur Berishen ne cdo hap te gabuar dhe me plot faje qe ky i fundit beri. Dhe keshtu ndodhi edhe ne 97-ten, edhe ne 98-ten, edhe per Gerdecin, edhe per 21 Janarin edhe per korrupsionin galopant, edhe kur Argita kerkonte 3 perqindshin 100 milion dollareve te biznesmenit pakistanez, etj.et. Apo ne rastin kur morren vendimin kur familjaret te lironin banesat qe jua kishte dhene shteti komunist.
Dhe te mos harrojme se karrieren politike keshtu e beri edhe Bregu, edhe Patozi, edhe
Nishani president, se kur fliste dikur, ingjante me shume Berishes se Berisha vete. Duke u bera ca robote berishiste pa ndjeshmeri dhe sens drejtesie brenda vetes, dhe natyrisht kjo reflektohet pastaj Une qe i thashe keto realitete, i thashe se besoj dhe mendoj qe politikani dhe politika duhet te kete moral, ndjeshmeri, pergjegjesi, dashuri, thjeshtesi, njerezillek dhe drejtesi brenda vetes dhe jo te jete nje gje bosh, perfituese, hipokrite, arrogante dhe e pashpirt. Sic ka qene kasta politike e Partise Demokratike.
Hë mo të lumtë goja!!!
Si s’ju vjen turp kur flisni per moral juve more! Te duket i moralshem pazari Meta-Rama? Gerdecin e hodhet ne ere ju per te mos u anetaresuar ne Nato! 21 janarin e organizuat ju per ate palacon qe keni ne krah… Pse nuk e zini me ne goje? Vazhdoni dhe besoini demagogjise se Rames se e keni mire! Flasim nga fundi i 2014-es, kur Iliri ti kete bere varrin…politik
Nese z. Olldashi te henen do te tregonte ne emisionin Opinion, se PD-ja humbi per shkak te aleancave amorale “aty lart”, do te thote qe as kishte kuptuar e as donte te kuptonte pse humbi PD-ja. Aleancat ishin ndoshta gjeja me e parendesishme ne ate mes. Kjo, pasi tek ne nuk votohen individet por partite. As i bie ne mend ndonje votuesi se me ke parti eshte Kastriot Islami. Z. Meta jo vetem qe nuk humbi por fitoi shume me teper deputete ne keto votime, megjithe aleancen e ndyre te bere me pare me Berishen per 4 vjet.
Personalisht jam ndier teper i pikelluar kur kam pare ne ekran pamjet nga varrimi z. Olldashi. Aq me teper qe njiheshim nga afer me Kolin ne adoleshencen tone. Me ka ardhur shume keq per familjen e tij; nenen Kozeta, babain Vangjel, e te tjere te aferm qe nuk i njihja, tek i shihja te vajtonin pervuajtshem ne ato caste qe nuk kane ngushellim. Nene zeza si do jetoje me nje hall kaq te madh, kur ka vene djalin perpara. Gjeme me te madhe nuk ka dhe te dhemb shpirti ta kujtosh. Pasi si vdekje ishte tragjike dhe e dhimbshme deri ne padurim.
Ndoshta ky duhet te jete nje moment reflektimi per politikanet tane e pse jo edhe per sejcilin prej nesh, per te kuptuar qe jeta eshte e shkurter, dhe se mundesite e fuqite tona brenda saj jane teper te kufizuara (nuk e di pse ne raste te tilla me kujtohet gjithmone titulli i filmit shqiptar te viteve ’80 “Dhe vjen nje dite”). Kaq do te mjaftonte per te ulur sado pak dosen e arrogances se shume politikaneve .
Ne kete kuptim humbja e Kolit eshte e pamase, per familjen e tij, kuptohet. Te tjeret pas tre ditesh e kane harruar, edhe partia e tij. Kauzat e idete politike te z. Olldashi, e te tjera nocione te tilla jane per mua pese me hic.
PD-ja ne optiken time humbi se nuk qeverisi, por sundoi si nje bande kusaresh e padegjuar ne historine e ketij vendi te vuajtur. Sundoi me dhune te papare psikologjike e fizike, plackiti dhe gjakosi deri ne kocke kete vend te vogel e te pafat. Dhe z. Olldashi, duam apo nuk duam, ishte pjese e kesaj klike. PD-ja humbi edhe per shkak te tij. Koli ishte i ndryshem nga shume te tjere ne PD, por jo ndryshe nga PD-ja. Ai ishte politikani tipik i periudhes se tranzicionit, sic e njohim ne si term, i perfolur ne shume afera. E thene troc, ne nje vend normal jo vetem qe karriera e tij politike do te ishte mbyllur me kohe, por edhe do te ishte perballur me organet perkatese te drejtesise per zullumet qe perfliten.
Prandaj z. Olldashi as kishte guximin te bente nje mea culpa per fajet e verteta te partise se tij e te vetat, as kishte vullnet ta bente nje gje te tille (te pakten me sa duket nga theniet e z. Baze) e as nuk mund ta bente kete gje e te behej Mesia i PD-se; t’i jepte asaj nje te ardhme tjeter. Nje fillim te tille te ri mund t’ia ofroje nje partie dikush i paperlyer ne zullume.
U prefte ne paqe shpirt i tij!
Tung,
Blendi
Pershendetje Blendi,
Komenti juaj me pelqeu shume eshte me i godituri nder te gjithe komentet e tjere.
Ngushellimet jane te sinqerta duke pasur parasysh aksidentin, moshen e re te Sokolit dhe familjen qe la pas.
Ndersa projekti politik edhe mua me duket pese me hiç, per sa kohe Sali Berisha dikton cdo gje aty ne PD. Edhe sepse te ndjerin se pame asnjehere mos gaboj te reflektoje qarte gjate qeverisjes 8 -vjecare te zhvatjes me ne krye Sali Berishen.
Ajo parti eshte e dominuar prej 20-vjetesh nga i njejti njeri qe eshte varrmihesi i saj, sepse sot kemi nje PD “si nje rruge pa dalje”.
@Blendi: Analize perfekte dhe shume e sakte si bisturia e kirurgut!
http://www.ama-news.al/2011/07/sekreti-i-piste-ja-pse-sokol-olldashi-sulmon-presidentin-bamir-topi/
Nje tjeter djalë nga radhët e PD-se do të çoj më tej projektet e Olldashit. Kët zhvillim të vazhdimësis së një ideali e ke veretetuar historia.
E thjeshte…e hoqen qafe se mund te sillte pasoja ne tryezen e PDse
Ai,i ndjeri,i aksidentuar,vertet ishte një zë disi tjeter që po forcohej kunder Berishes,të Klonuarit të tij,Basha dhe bandës që pasi vodhi dhe vrau shqiptaret,bashkë me të, i vodhi edhe atij vet votat!
Nuk mund të kishte “formëtim” në PD, sepse alternativa Olldashi,të flasim drejt e me kurajo, ishte po aq e korruptuar dhe kriminale,sa Berisha dhe vet Olldashi para Sovranit ishte politikan kriminal,pasi kish deklaruar me ogurzezen pas 21 janarit se po të ishte ai do kishte vrarë më shumë se katër shqiptar të pafajshëm.
A mund të quhej më Olldashi fytyrë e re, në politikën shqiptare dhe si ka mundësi Baze e kapërcen këtë “tra” pengese që vetëm antishqiptarët dhe antidemokratët mund ta kapercejnë,harrojnë e nuk e përmendin. Olldashi pjesë e korrupsionit të paskrupullt,oligark i ri i pasurisë së shqiptarëve të mjerë që kerkonte jo alternative të re demokratike,por pushtet,pasi banda 2B po e sfidonte hapur, njellojë si opoziten dhe Sovranin që e vranë! Formëtimi mund të ishte një koncept ripasurimi i Olldashit,tek vetja dh një pjesë mbështetsish po aq oligarkë dhe kriminalë, sa 2B, por me qytetërim më të lartë dhe ky është i vetmi dallim.
Partia kriminale PD u varros nga Sovrani më 23 qershor me befasinë edhe të vet Rilindjes që nuk priste këtë rezultat. Kjo sepse Sovrani i paorganizuar në “Act Now”, kishte një qëllim kapital:” Largimin me votën e Tij, të bandës PD dhe të kokës së helmatisur të saj,Sali Berisha! Dhe kjo betejë e parë e stërmadhe e Sovranit u fitua vetëm prej Tij,pa njësha politikë dhe pa krime monstruoze!
Rilindjes i mbeti vetëm realizimi i premtimeve dhe monitorim pune gjer në 300 ditë gjë që duket nuk ka aftësi dhe mundësi t’i realizojë!
Aksidenti i Olldashit nuk ka asnjë rëndësi publike politike,përvec faktit tragjik aksidental ku na dhimbset si qenie njerzore,dhe ndaj ngushëllojmë familjen… Aksidenti, në një shoqeri të drejtë e demokratike,vetëm se ndërpreu ethet pushtetkërkuese të Olldashit në PD dhe më gjerë,ndërsa e pengoi dhe vet Olldashin të shkonte me pranga përpara drejtësisë së vërtet shqiptare,pas Sali Berishës,Lulëzim Bashës dhe bandës kriminale PD!
Kjo mund të quhet edhe “fat” për mbulimin a devijumin e krimeve të përbindshme që beri komunisti stalinist,Sali Berisha dhe pionerët e parave të vjedhjes në kupolën e PD! Mallakastrioti SOVRAN i vërtet që i ka dhënë një mësim të shkelqyer dhe shuplakë kurajoze Olldashit, kur ka delegjimituar dhe xhaketvarurin e “kafkave të thyera”, në të vërtet ka delegjimituar partitë banda shqiptare që me pazaret e ndyra dhe kriminale, e kanë mbajtur peng Shqiperinë duke i shkaterruar bazën ekonomike, vendet e punës, dhe rritur krimin drastikisht në rrugë e sheshe!
Olldashi nuk ndërpreu absolutisht një drejtim të ri,shpresdhënës për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Ai ndërpreu me aksident( nëse vërtet ishte) egon si ambicioz për pushtet të pamerituar dhe ngjitjen e tij si oligark i KASTES qytetare në PD dhe pse jo,nesër në gjithë Shqiperinë! Ndërprerja,me pakujsesinë personale, na bën koshjent në keqardhje vetëm si qenie e gjallë njerzore me familje dhe fëmijë të pafajshëm,që vuajnë mungesën,ndersa Sovrani politikisht nuk ka përse dëshperohet pasi Olldashi ishte pjestar kriminal i Bandës që me 21 janar tronditi mbarë botën civile demokratike me vrasjet në bulevard,ende të pandeshkuar urdheruesit dhe shkrehsit e armëve! Mbulimi në varrin politik të partisë kriminale PD ka ende detyrë ta bëjë dhe do ta bëjë SOVRANI.
A me Mero Bazen po punonte? Mos se i paska mbete Meros thate krijimi i nje percarje ne PD
Projekt!!!!! se mos ishte marshalle??????
Disa dite me pare Merua kishte bere nje editorial kur thosh “perse nuk duhet ti besojme opozite se Olldashit”…Kaq besoj une mjafton per te kuptuar se Merua nuk di cthote e cben, e dredh si ngjale…
Edhe vete Merua ka thene se futja e Olldashit ne zgjedhjet ne PD per kryetar ishte loje. ku ai u perdor si kukull. A mund te besohet se Olldashi kishte platmforme??? Une them se jo…Sepse ai kurre nuk doli kundra partise. Kujtoj 21 janarin, zgjedhjet e 8 majit etj. Keshtu qe krijimi i nje ideje te rreme sikur gjoja Olldashi ishte vektori i opozicionit brenda PDse eshte nje gje jo e vertete, trillim per tei dhene nje vlere qe ai kurre nuk ka pasur…Te gjykojme me fakte dhe argumente.
Per projektin e Olldashit mos u beni merak se e ka edhe Saliu si strategu i atij projekti, kush do ta zbatoje, le ta marre, shqiptaret skane nevoje per projektet e Saliut.
Me vdekjen e Enver Hoxhes, Shqiperise i iku plani per te arritur komunizmin e vetme ne planet, edhe Enveri kishte planin e tij, njesoj si Olldashi i ndjere, qe ta conte shqiptarin te hante barin e zverdhur, per te provuar durimin e shqiptareve, se a jane te verteta ato betime, se jemi me ty dhe bar do hame dhe parimet si leshojme.
Cfare jane keto budallalleqe keto jane vetem idjotizma, Olldashi e zgjodhi rrugen e tij berishiane dhe smund te ndryshonte kurre, e vetmja gje qe ai kishte ishte se i zuri rrugen Lulzim Basha per te marre kryesine nen diktatin e Saliut.
Te gjithe PD-istet e zgjodhen rrugen e tyre, qysh ne shperthimin e Gerdecit, ku ne rradhe te vene nga shpellari, per turpin e tyre, flisnin per aksidentin duke mbrojtur keshtu hapur, korrupsionin e Shkelzen Berishes.
Kush ishte plani i Olldashit, qe sot po na trumbetohet si plan marshall, plani i Olldashit ishte vetem bythelepirja ne kohen e duhur Saliut, per te shmangur Lulzim Bashen, por jo per te ndryshuar identitetin e tij si bythelepires i Saliut.
U vrane kater demonstrues me duar ne xhepa, para kryeministrise, ku ishte Olldashi, a nuk ishte edhe ai pjese e krimit, cfare planesh do te na sillte Olldashi, i kemi pare, diti te lepije cdo gelbaze te Berishes dhe nuk i tha njehere Jo.
Hipokrite te paftyre, qe mundoheni sot te ngrini lart figuren e atij qe me vullnetin e tij e futi ne boten e krimit si politik dhe ordiner.
Kush e vrau Fatmir Xhindin? mos vrasja e Olldashit ishte per te hequr nje hallke ne zinxhirin e krimit politik, per te mbuluar urdheruesit e vertete.
A nuk u fol ketu ne keto faqe gazetash per perfshirjen e tij ne krimet ordinere, ne trafikun e droges.
Cfare jeni ju qe kerkoni te na prodhoni heronj me zorr, kur ne fakt heronjte e vertete, ata qe u vrane me arme ne dore, i keni hedhur ne koshin e plehrave.
Bustet e heronjve qe dhane jeten jo per komunizem, por per atdhe, sot jane lene ne varrezat e plehrave, se partise se Sali serbit i duhen heronj te rinj, heronj trafikante dhe bythelepiresa.
Kerkoni te permbysni historine e lavdishme, qe u shkrua me gjakun e shqiptareve te ndershem, me heronj berishiane dhe kjo behet me qellim, qe te lartesohet figura e tradhetarit me te madh te shqiptareve Sali Berishes.
Lereni Oldashin ta qaje familja e tij se shqiptaret skane nevoje te qajne Oldashin dhe planet e tij, shqiptaret kane planet e tyre, te ndertojne Shqiperine dhe te luftojne korrupsionin galopant, korrupsion ku edhe Olldashi ishte pjese e rendesishme e tij.
boll u morem me olldelen kaluan 3 dite
i ke thene te gjitha horro
ishte terorist me i eger nga keta veqot vinte direkt pas familjes ate qe beri sa ishte gjalle se a bere aq shume akte teroriste sa mjer ky vende e popull cka hequre dhe do zoti tia ken bere ashtu sic ka ber dhe sic po a thon ashtu ja kan ber ja an shtypure koken te gjalle miut
……Une ne pergjithesi nuk jam shume dakorte me artikullin e mesiperm.
Keto 23 vjet na binden te besojme se cdo gje qe shkruhet e thuhet per politiken e politikanet eshte gesnjeshter,ne varesi te memonetit se kur shkruhet,ose thuhet.E si mund t’i besohet ndonje projekti “Olldashjan”??Kjo eshte absurde!!…Kam rrespekt per kete gazete dhe per analizat qe ben,por te shkruash ne faqe te pare se shoqaten e “PD-se” do te shpetonte Olldashi me Mesilen dhe me ate majmunin nga Maleshova,kjo eshte qe lexoni ketu e mos na cani bythen……Po ce keni kete analize,mor zoterinj???Po pse cna pandehni neve lexuesve se hame bare akoma???Po pse more nuk marrkemi vesh fare neve se cfare ka ndodhur e ndodh ne kurrizin tone ketu ne shqiperi??? Mire do te ishte te renkonit familjen,te shprehnit keqardhje per Te si njeri dhe kaq,pra se cfare ishte dhe cfare do te bente me mire tja linit nje gazete tjeter,ose Nikoll Lesit,ose Artur Zheit dhe te mos merreshit juve me kete.
Presim gjera te tjera nga kjo gazete e jo te parashikoni te ardhmen tone nepermjet kurtizanes Mesile…Presim te tjera gje nga kjo gazete e jo te na paraqesni reformator majmun
Rusmajlin. C’jane keto more kryeredaktor?? Mjaft se e felliqe!!!
Ti Jashar ke pritshmerine tnde nga kjo gazete dhe mire ben, por Partia Demokratike eshte realitet ne Shqiperi dhe jo fantazi e gazetes. Sokol Olldashi dhe “Olldashianet” jane realitet brenda Partise Demokratike dhe jo fantazi.
Une dhe vete anoj majtas, por nje gje e di me siguri, pjesa derrmuese e te majteve as e kane idene si funksionon PD-ja, fare, zero informacion. Ne ate parti ka shume flukse, rryma shume zhvillime te padukshme per publikun.
Se dyti, ajo parti ka organizim tipik te “Partise Bolshevike” me struktura mirefilli te skalioneve te armatosura, te rrjetit te inteligjences per informacione dhe te suportit ekonomik duke nisur qe nga sektori bankar e duke perfunduar tek kanalet e narkotrafikut.
Pordhe mos na shisni, sepse nese nuk mesoni se cfare ndodh ne PD, do genjeheni prape me ndonje KOP pas nja 8 vitesh dhe do filloni avazin nga e para duke protestuar neper kapanone perpara kryeministrise per vjedhje votash.
Shikoni ate kollonen e xhveshur nga lageshtia !! Sa shkon me ata dy fytyrat!!!
E vetmja reforme demokratike e PD eshte mosvotimi i kesaj partie,keshtu do te shkrihen si akullore strukturat e tmerrshme kriminale,agjenturat e me the te thashe.Mero ia ka ndjere doren kesaj partie qe ne janar-shkurt 91,kur e rrahen` forcat e erreta ` ne rrugicat qe zbresin nga qyteti studenti ,20 vjet para Rezart Tacit.Berisha nuk hyri vetem ne levizjen studentore,hyri me `te tijte`.Keta ishin bandite kriminele burgjesh ordinere te furnizuar nga kontigjentet qe perdorte sigurimi,qe organizuan sulme kunder institucioneve,dyqaneve shteterore,magazinave te tregtise,rrahje masive te studenteve ne qytetin studenti,greva per rrezimin e shtetit.Kjo ishte ushtria me te cilen Berisha beri zap shtetin,kercenoi dhe tulati zerin e intelektualeve brenda partise,perjashtoi mocionistet.Le te flase Eduard Selami,kush ja mbylli deren e Partise?Olldashi ishte i vogel,i gjeti keto struktura te ngritura.Ai hyri ne paradhomen e familjes kriminale si rrugac i vogel,jo si gazetar,kush e perfillte si gazetar Olldashin/?Fillimisht u shqua ne rekrutimin e krimineleve te rinj me strukturat rinore te PD,(djemte e Shijakut,grupi Bathores,Grupi i cameve te fushes loparit ne Elbasan,grupi Mamurras etj)Me aksione konkrete ja fitoi zemren shefit,jo me `perla`gazetarie e pordhe mw gresePyet Berisha per perla gazetarie!Ai rrezoi pa pyetur per kontributin Gramoz Pashkon qe hartoi programin ekonomik e politik te PD dhe ishte truri i kesaj partie.,
Gramoz Pashkua ishte verete trutiri i partise….Ceku i bardhe…Hmmm
oh sa keq
do ishte mire qe para se te shpaloste platformen e tij te padegjuar dhe perparimtare ne opinionin e b.fefziut te tregonte se si ariti te blinte ate makine te bukur dhe sa e ka mare se dua te mar dhe nje une se me ngeli mendja.mbase ju te gazetes qe shkruani nuk ju ben pershtypje se keni te tilla po ne shikojme gjithe diten gazetat mos gjejme ndonje te perdorur.
OLLDASHIANET DUHET TE VENDOSIN SI VIJE NDARESE SULMIN KUNDER BERISHES DHE BASHES NE PD DHE JASHTE SAJ DHE TE BASHKUAR TE KERKOJNE EKSPERTIZE NGA EVROPA DHE USA PER AKSIDENTIN E OLLDASHIT,DUKE TREGUAR ME GISHT ORGANIZATORET.VETEM KESHTU SHPETOJNE KAUZEN E OLLDASHIT DHE PD NGA DEGRADIMI I PLOTE.NDARJA DHE CARJA NUK JANE GJITHMONE FATKEQESI.PERKUNDRA MUND TE SJELLIN ATE QE DESHEROJME.
KETO JANE SHASHKA E KEQJA FLE TE RAMA DHE TAHIRI QE NE MOMENTET KRITIKE E BENE KETE PER TIA FATURUAR PD. HEJ SJEMI IDIOTA E DIME MIRE NE MORG ISHTE MINISTRI I MAXHORANCES DHE VARIMIN IA BEN SHPEJT SI DHE EGZAMINIMIN.E KEQJA DIHET KU FLE POR ZOTI ESHTE I MADH DURONI DHE DO E SHIHNI.VETE OLLDASHI ATY KU ESHTE DO KERKOJ TE DALE VRASESI PER RINININE PER FAMILJEN E TIJ.PER RAMEN ISHTE MISTREC BRILANT QE IA NXINTE JETEN eh eh ……….
Diku lexova ‘erdhi ne mort ne mesnate,trupi i pa jete IU kthye familjes ne 5 te mengjesit!
Dmth,per 5 ore u kryen te gjitha,,,,,lule shqiperia qe ka njerezet aq te afte!