Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bizneset e huaja rriten 16% në 2015-n, por janë të vogla, mbizotëron call center
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Bizneset e huaja rriten 16% në 2015-n, por janë të vogla, mbizotëron call center
Ekonomi

Bizneset e huaja rriten 16% në 2015-n, por janë të vogla, mbizotëron call center

Elton Tafaruci
Published June 2, 2016
Share
SHARE

Ndonëse numri i ndërmarrjeve të huaja rezulton i rritur në 2015-n, 73% e tyre ishin të vogla me 1-4 punonjës. Vërshojnë sipërmarrësit italianë (70% të ndërmarrjeve të reja të huaja), që hapin kryesisht aktivitet call center.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion nga INSTAT, në 2015 janë rritur ndjeshëm bizneset e huaja, duke arritur në 5939 në total.

Krahasuar me vitin 2014, numri i tyre është rritur me 16 %. Ndërsa në harkun kohor të 5 viteve, rritja arrin 75 %.
Ndërsa ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,9 % të ndërmarrjeve aktive në 2015, që kryesohet nga nacionaliteti italian.

Sipas aktivitetit ekonomik, 30% e ndërmarrjeve të huaja janë të përqendruara në sektorin e tregtisë dhe 30% të tjera në sektorin e shërbimeve dhe 20% janë në sektorin e industrisë.

Të dhënat tregojnë se edhe sipërmarrjet e huaja që janë hapur të reja në 2015-n kanë qenë përgjithësisht të vogla, me 1-4 punonjës. Nga 694 sipërmarrje të reja me pronarë të huaj, që u hapën vitin e kaluar, 507 kishin më pak se 4 punonjës, apo 73%. Vetëm 43 sipërmarrje të reja të huaja që kanë mbi 50 punonjës janë hapur vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet e reja të huaja kanë qenë kryesisht në fushën e tekstile e këpucëve dhe të call center.

70% e ndërmarrjeve të reja të reja që janë hapur kanë qenë me pronarë italianë, që preferojnë kryesisht aktivitetin e call center, që është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, teksa fqinjët shfrytëzojnë aftësitë e të rinjve shqiptarë për të folur gjuhën italiane dhe pagat e ulëta me të cilat punojnë ata (300-700 euro/muaj, ndërsa në Itali është minimumi dyfishi). Në total janë 486 ndërmarrje të reja italiane të hapura në Shqipëri në 2015-n.

Në vend të dytë, sipas shteti, vijnë ndërmarrjet me pronësi greke, që zënë 11% të totalit. Në Shqipëri rezulton se numri i ndërmarrjeve me pronarë grek u rrit me 35, duke arritur në total në 675.

Në total, sipas INSTAT, Ndërmarrjet e mëdha me pronarë apo bashkëpronarë të huaj ushtrojnë aktivitetin ekonomik kryesisht në: Call Center, Prodhim Veshje e Këpucë dhe Aktivitetet Bankare.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë italianë dhe grekë përfaqësojnë 57,7 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta./MONITOR

Elton Tafaruci June 2, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • perkthyesi says:
    June 2, 2016 at 10:28 am

    Te cilesosh Call Center investim te huaj serioz, eshte pak ta quash nje budallallek me damke! Investim serioz mund te konsiderohet ai investim, i cili garanton punesim cilesor dhe mundesisht afatgjate, sic mund te jete ai minerar, apo fabrika qe prodhon mall per eksport, e te tjera te kesaj natyre. Ne Shqiperi ka kohe qe nuk ka kompani te shumta dhe serioze. Investimet e huaja numerohen vetem me gishtat e njeres dore. Fjalet se ata jane rritur, jane thjeshte perralla, si ata te gjysheve tona dikur, kur u a tregonin femijeve para gjumit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?