Komuniteti i biznesit është mes dilemës për të zgjedhur “të ardhmen” e tij, të pranojë shlyerjen e borxhin apo rritjen e taksave. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh gjatë një komunikimi me median se, Këshilli Ekonomik Kombëtar, i mbledhur dy ditë më parë, është shoqëruar me debate të ashpra në diskutimin e paketës fiskale për vitin 2014. Sipas Jakës, qeveria së pari duhet të krijojë kushte për formalizimin e ekonomisë me reforma strukturore dhe rregullatore, si dhe klimë të përshtatshme për biznesin.
Sipas Jakës, rritja e taksave dhe tarifave do të ulte konkurrueshmërinë e vendit tonë në rajon. Për diskutimin e paketës fiskale që pritet të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm, pritet të ketë një takim të dytë konsultativ qeveri-biznes, për diskutimin në terma konkretë të saj. Aktualisht, hartimi i paketës fiskale dhe buxhetit të shtetit po monitorohen nga ekspertë të FMN dhe BB. Sipas Jakës, qeveria shqiptare duhet të gjejë argumentat dhe mjetet e duhura për të bindur jo vetëm FMN-në, BB-në BE-në apo aleatët Shqipërisë, por dhe qytetarët dhe sipërmarrjen shqiptare, pasi “ekonomia shqiptare i ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për të gjeneruar rritje dhe zhvillim”.
Nikolin ke ndonje mendim per tatimet ku ke punuar vete dhe te perzune se te kapte dora ca si shume. Leri FMN dhe BB se nuk e ke trurin kaq me rrudha sa te komentosh e kspertet e mirefillte te ketyre organizmave gjigande qe jane rregullatoret e ekonomise boterore.