Konfindustria i kërkon qeverise shqiptare, që pavarësisht kërkesave të misionit të FMN si kushtëzim i një kredie të mundshme gjatë përgatitjeve të projekt buxhetit të vitit financiar 2014, te jetë e kujdesshme dhe të shmangë ndryshimet të thella në politikat fiskale të deritashme. Sipas një njoftimi për shtyp, Konfindustria vlerëson, se do të ishte me pasoja të rënda në afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetareve shqiptare, nëse paketa fiskale shoqëruese e buxhetit 2014 do te prekte thelbin e politikave të taksave të ulta. Rritja e taksave dhe tatimeve për kategoritë e biznesit, që punojne në kushtet e konkurencës së lire, tregjeve të hapura dhe të paprivelegjuara, do të ishte me pasoja të rënda për zhvillimin në afatgjatë të ekonomisë kombëtare. Dëmet financiare të ekonomise shqiptare në skenarin e mësipërm do të ishin të pallogaritshme dhe kredia e pritshme e FMN prej afërsisht 200-250 milionë dollarë do të kishte vlerë të papërfillshme. Konfindustria këshillon qeverinë shqiptare, që përpjekjet e saj për qëndrueshmerine financiare dhe rritjen e të ardhurave publike të mos përqendrohen në ndryshimin thelbesor të politikave fiskale, por të përqendrohen kryesisht në politika të mirëfillta në natyrë ekonomike si p.sh: -luftës kundër evazionit të siguruara nga përmirësimi i administrimit të sistemit fiskal të sotëm mbështetur në taksa të ulta, b- në kryerjen e reformave strukturore të natyrës së pastër ekonomike me qëllim rritjen e kontrollit dhe luftës kundër monopoleve dhe oligopoleve private në tregjeve strategjike, c- masave më të ashpra të mundshme për të ndalur daljen e paligjshme të parave të shqiptareve jashtë vendit.