Pronari i një biznesi që ndodhet në afërsi të Urës së Beshirit në kryeqytet, denoncoi dje grabitjen e armatosur të subjektit të tij privat nga një person i maskuar që i ka marrë nga makina 40 mijë euro. Policia e Tiranës konfirmoi denoncimin dhe bëri me dije se dërgoi në vendngjarje forca dhe grup hetimor nga Komisariati nr. 6 në Kombinat për të verifikuar këtë ngjarje. Emri i biznesmenit nuk u bë publik, por burime nga grupi hetimor thanë se po verifikojnë vërtetësinë e kallëzimit. I dëmtuari ka thënë se në makinë mbante paratë që i duheshin për një investim dhe se autori që ka pasur informacion për lëvizjet e tij, e sulmoi me një armë tip “Shotgan”, i theu xhamin e mjetit dhe i mori paratë duke e kërcënuar. Shuma e eurove ndodhej në një çantë në sedilen e parë të mjetit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orën 16:00, por u bë publike vetëm mbrëmjen e djeshme.
Grabitési i shfaqur ne mes te ditës,në një nyje rrugore relativisht shume te rrahur,i armatosur me nje arme tejet te dallueshme i del bisnesmenit mu ne mes te ditës!? Çudi ! Ma do mendja se koha e shfrytezuar per aksionin banditesk përkon me kohën kur po vazhdonin ceremonialet per deputetin olldashi dhe policia e kishte vemendjen te zhvendosur ne drejtime te tjera!?? Ma do mendja qe keta bandite jane te klanit kriminal e te mafias se saliut dhe dolen ne aksion per te krijuar shoun e keqfunksionimit te rendit si ne kohën e tyre,si tani. Dalin dhe dine me saktesi ku levizin biznesmenet me goxha para me vete!? Dalin ne kohen kur vemendja ne periferi nuk ekziston? Biznesi kriminal prane saliut eshte mjeshter ne njohjen e rrugekalimeve dhe te biznesmeneve te tjere. Gjen dhe momentin siç e ka gjetur dhe me shoun mesditor kerkon te thote: ja dhe ju nuk po e vendosni rendin as ne tirane,as ne mes te dites etj.etj. Shikojeni dhe kete piste por pasi ta kapni kriminelin. Nuk besoj se eshte pa gjé!