Nëse do të fitojë, do të jetë kryebashkiaku më i rrallë në Shqipëri. Sot KQZ-ja merr vendim për zyrtarizimin e kandidaturës së tij. Në morinë e listës së atyre që janë vendosur apo kanë shprehur dëshirën për të administruar qytetin në këtë prag zgjedhjesh lokale na bie në sy një emër, Zaim Korsi. Ai dëshiron të jetë kryetar bashkie në Dibër. Më shumë se sa kaq, ai mund të jetë shembull frymëzimi për këdo që e sheh jetën me skepticizëm dhe dyshim.
Ka lindur në 19 shkurt 1956. Dy vite më vonë, më 21 janar 1958, i ka ndodhur një fatkeqësi që shumëkujt mund t’i ndryshonte jetën, por atij jo.
“Nëna më kishte lidhur në djep dhe më kishte vendosur pranë oxhakut. Pasi siguron që isha mirë, shkon në çezmën e fshatit për të mbushur ujë. Mesa duket, disa shkëndija zjarri kishin kërcitur dhe unë kisha marrë flakë. Kur kthehet në shtëpi më gjen të mbuluar nga zjarri. Më çojnë me urgjencë në spital, por prej atij momenti unë nuk i kam të dyja këmbët”- tregon Korsi, i cili teksa qëndron përballë nesh nuk e reflekton fare problemin e tij.
Vitet e para të jetës nuk kanë qenë të thjeshtë për fëmijën e atëhershëm dibran. Në katër vitet e para të shkollës, ka qenë i ati ai që e ka shoqëruar çdo ditë në shkollën e fshatit. Më pas i përkushtohet për dy vite kurimit në spital dhe rikthehet sërish në moshën 12 vjeç për të vazhduar 8-vjeçaren. Në këtë kohë nuk kishte më nevojë për shoqërim. Ai ishte pajisur me proteza dhe kishte vendosur këmbë druri.
Edhe pse nuk ishte si gjithë bashkëmoshatarët e tij, ai e kishte kaluar fazën e kompleksit dhe nuk ndihej ndryshe nga ata. Pas përfundimit të shkollës së mesme, sipas kohës së atëhershme, djemtë, përpara se të ndiqnin studimet e larta duhet të kryenin një vit stazh pune.
Stazhi i punës, e njohu Zaimin me bashkëshorten e tij. Sipas tij ishte një dashuri nga ato të fortat sa e detyroi djaloshin 19-vjeçarin e asaj kohe ta “rrëmbente” vajzën, pasi familja, nuk ishte dakord, por që më vonë i kërkoi falje bashkëshortit të vajzës së tyre.
Dhe Zaimi nuk humbte kohë. Në vitin 1977, 6 ditë pasi ishte martuar nis studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës për Ekonomi Biznes. Ishte edhe student edhe bashkëshort. Në vitin 1981 përfundon studimet dhe bëhet baba me një djalë, të cilin vite më vonë do e ndiqnin edhe dy motra.
Pas diplomimit ai punon për dy vite si llogaritar i parë në kooperativë e më pas, transferohet në të njëjtin pozicion në qytetin e Laçit, ku qëndron deri në vitin 1991, kohë kur ra edhe sistemi. Pas kësaj fillon punë në një ndërmarrje ushtrie si ekonomist dhe më pas stabilizohet për tre vite, nga ‘ 93-’98, pranë Entit të Banesave në qytetin e Laçit, sërish në pozicionin e ekonomistit. Gjatë kësaj kohe, me intuitën e një dibrani ai merrej me ndonjë tregti të vogël, i përqendruar më shumë të prodhimet bujqësore. Edhe pse mund të konsideroheshin iniciativa modeste, Zaimin do ta ndihmonin shumë që të përmirësonte ekonominë e tij familjare, pasi ai jetonte me prindërit e tij dhe tre fëmijët.
Koha kur edhe fillon të “shkëlqejë ylli i tij” ishte viti 1996. Ai vjen në Tiranë dhe hap një kompani ndërtimi. Në ato vite, kryeqyteti ishte i etur për ndërtime dhe apartamente dhe kjo gjë do i ndryshonte krejtësisht ekonominë dhe jetën Zaim Korsit. Shumë shpejt ai filloi të ndërtojë apartamente banimi dhe rikonstruktonte godina të ndryshme. “Ky biznes na ktheu nga hallexhi, në pronar” tregon Korsi.
Pas 17 vitesh largim nga qyteti i tij i lindjes ai dëshiron të kthehet sërish atje edhe pse nuk ka munguar asnjëherë. Dëshiron të kthehet si kryetar Bashkie i këtij qyteti. Në këto vite ka dhënë kontribut për Dibrën duke lënë disa gjurmë. Disa prej tyre i kanë ndryshuar deri diku edhe fytyrën qytetit. Në 2001 më iniciativën e tij ka rikonstruktuar Pallatin e Kulturës Dibër. Në vitin 2009 me financimet e tij është realizuar shtatorja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu e vendosur në qytetin e Peshkopisë, e realizuar nga mjeshtri Sadik Spahia.
E pyesim Zaimin, se përse një biznesmen, që ka ndërtuar jetën e tij me punë, kërkon t’i futet halleve të politikës…? “Unë mendoj se do e ndryshoj Dibrën. Unë e shoh që ky qytet, në të gjithë treguesit është dobët. Unë mund të ndryshoj jetesën e dibranëve”.
Këtë e premtojnë të gjithë kandidatët për bashkiakë. Keni një strategji ju se si do e realizoni?
“Po, sigurisht që kam. Unë do të vë në punë të gjitha resurset e qytetit të Dibrës, duke mos shpresuar shumë nga qeveria për fonde, por duke gjeneruar të ardhura vetë, brenda qytetit. Unë kam bindje se kjo gjë mund të arrihet. Dibra ka shumë zona turistike. Dibra ka Lurën, e cila është lënë në mëshirë të fatit. Ky qytet ka muzeun e Skënderbeut që sot është krejtësisht i harruar. Do nxis biznesin familjarë. Do i ndihmojë fshatarët e zonës dhe do u gjej rrugën për të tregtuar prodhimet e tyre, qoftë bujqësore, qoftë blegtorale. Është shumë e thjesht. Nëse e do një gjë e arrin. Unë besoj se do ia dal. Kam treguar se jam një menaxher i mirë, që nga familja ime e deri tek bizneset që drejtoj”.
Megjithatë z. Zaim, janë të shumtë ata që shprehen se një biznesmen futet në politikë pikërisht për të mbrojtur bizneset e tij. Është krijuar ideja se në Shqipëri, gjithçka vërtitet rreth politikës, pse nuk është ky rasti juaj…?
“Unë nuk kam më nevojë të bëhem i pasur nga politika. Unë jam i pasur, tani dua të shkoj të ndihmoj dibranët, të bëj një gjë të mirë për qytetin tim. Të lë një emër të mirë, për vete dhe familjen time. Mua kjo më mjafton” -shprehet i vendosur 59-vjeçari.
Gjatë bisedës mësojmë se ka qenë anëtar i Partisë Demokratike nga 22 Maji i vitit 1992 deri më sot. Dhe, është çudi, që sot është afruar me Partinë Aleanca Popullore, nën logon e së cilës do të kandidojë në Dibër.
“Jam larguar nga Partia Demokratike sepse mendoj që nuk ka bërë mjaftueshëm për qytetin tim. Vendosa të afrohem pranë Aleancës për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi që unë do të punoj për ata dhe jo për partinë. Partia nuk është primare për mua, për mua të parët janë njerëzit. Është populli i Dibrës. Angazhimin tim dhe nismën time e kam vetëm për Dibrën dhe zonat rreth saj”. Korsi na shpjegon se sekreti i tij është tek “kullandrisja”, thotë se ka ditur që paratë e fituara t’i menaxhojë mirë dhe mos t’i shpërdorojë ato.
Një njeri, i cili në moshën dy vjeçare ka mbetur pa këmbë, sot është një biznesmen dhe pretendent për kryetar Bashkie. Teksa tregon, frymëzon këdo. Ai sot është baba i tre fëmijëve, është bërë edhe gjysh. Vajzat i kanë dhuruar nipër edhe mbesa. Ka udhëtuar gjithë botën. Amerika është vendi që e vlerëson më shumë, kjo edhe për shkakun që shumë kurime shëndetësore i ka kryer atje. Edhe pse 59 vjeç, ai është në fund të doktoraturës në fushën ku edhe ka studiuar, në Ekonomi. Kjo ishte historia e një personi që nuk është si të tjerët, por ndihet si gjithë të tjerët.
Ju faleminderit Dita per realitetin qe shkruani cdo dite. Kjo histori te mbush me pozitivitet per jeten dhe te ben te besosh se ky vend i ka njerzit qe e duan dhe jane te gatshem te sakrifikojne per te. Urime dhe suksese ne fushate per zotin Korsi.
Bravo DITA!
Nje profil i vecante dhe real, i nje kandidati njerezor, kurajoz dhe kembengules, shume larg çingijeve – kandidate te PS, PD e LSI.
Nuk kisha degjuar ndonjehere per kete zoteri dhe kete histori kaq te vecante. Por, i bej apel dibraneve ti japin votebesim ketij njeriu punetor.
Bravo Aleanca Popullore per kete kandidature.
Histori ngjethese dhe shpresedhenese.
Shpresojme te triumfoje dhe te beje ndryshimin.
Dibran jam Po kaq dibran te mire skam nigju naj here.ndoshta ,cdo gje bon vaki,shpresoj se ka nje biznesmen te ndershem ne shqipri,dhe te jete ky .pse jo?
Historia ishte rrengjethese. Dhe ta mendosh qe ka njerez me kembe e me dore, qe gezojne shendet te plot dhe nuk bejne asnje pune, madje vegjetojne. Historia e Zaimit na jep nje mesim dhe na tregon se nese do, gjerat arrihen… Urime zoteri!
Shiko se keni gabim mbiemrin. zoteria mbiemrin e ka KROSI dhe jo KORSI
c’eshte ky titull i tmerrshem? Ca rendesie ka a eshte me proteze, a eshte pa proteze!
Me vjen mire qe ia ka dal mban me handikapin qe ka patur dhe ambicia per te marre maksimumin nga kjo jete nuk i ka rreshtur. Te ecte mbare!
Ky do ishte hero psh po te ishte bere futbollist, se komet nuk duhet shume po punoj truni. Ata robt me kom e dore, po qene budallej e koqe kanari ka trute ene tre kom e kater dur te kene nuk bojne dot gjo. Jepjani voten ktij zotnise, kushedi e qit n’drite Dibren.
Duket qe eshte pelivan,e ka bere jeta te tille,perfitoi nga te qenet neper parti dhe i braktis sapo ndjehet me i sigurte tek ndonje llogore tjeter,tipike per fshatarin mosmirnjohes dhe servil.
Njeri me batakci nuk e gjen ne Shqiperi. Pyeteni si i ka fituar tre tendera ndertimesh rrjesht ne Universitetin e Durresit. Me merite apo me dokumente te fallsifikuara dhe duke ndare parate e korrupsionit me Mit’hat Memen e Ulpian Hotin? Te merret me te Kontrolli i Larte i Shtetit dhe do te shihni sa korrupsion ka aty.
Eshte turp per ty te flasesh keshtu per nje njeri kaq te larte si zaim korsi. Ti me siguri duhet te jesh lepiresi i bythes se naim gazidedes e ilir krosit,por nxire koken nga bytha e gazidedes dhe shikoje dibren sy qe te flasen ne kete menyre dhe nje gje te dish ti dhe gjith te tjeret se dibra ka 25 vjet ne kontrollin e perdhunes e turpit te dibraneve nga gazidede me shoke. Kjo nuk eshte qeverisje shoku im. Ky eshte konglomerat!!!ka ardhur dita qe dibranet te vendosin vete per fatet e tyre.morali yt eshte aq i ulet saqe cuditem si e gjen rugen per ne shtepi
Sa shum dike ti o B.D
Eshte nder dhe krenari per Dibren nje figure si Zaim Korsi inelektual ekonomist biznesmen me zotesin e tij studjues profesor mbi te gjitha njeri me horizont i ka te gjitha pse jo.