Laurent Blanc preferon të tregohet i hapur me tifozët e Paris Saint Germain. Sipas trajnerit francez, çerekfinalja e parë me Barcelonën do të jetë një test shumë i vështirë, por sipas tij, ekipi do t’i luajë deri në fund mundësitë që ka.
“Barcelona ka në skuadër lojtarë të mëdhenj dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për Lionel Messin. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të mos dështuar. Duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë lojën tonë. Kur të kemi mundësinë për të shënuar nuk do të hezitojmë siç kemi bërë në fazën e grupeve. E kemi provuar me fakte se mund ta kalojmë këtë kundërshtar”.
Një mendim Blanc e shkëput edhe për Lionel Messin.
“Për mua ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të botës dhe historisë. Është një sulmues i shkëlqyer pasi arrin të shënojë, të pasojë dhe të driblojë me shumë lehtësi. Stili i tij dhe ai i Barcelonës për të janë jetikë për njëri tjetrin”, raporton supersport
Blanc shtoi gjithashtu se klubi i tij nuk e ka kontaktuar asnjëherë mbrojtësin Dani Alves, duke u vendosur kapak zërave për një transferim të mundshëm të tij në “Parc De Princes”. Më pas fjalën e mori braziliani Maxwell, i cili e njeh shumë mirë skuadrën katalanase për shkak të së shkuarës së tij në “Camp Nou”. Ai vuri theksin te loja kolektive që duhet të bëjë ekipi parizien por shtoi se skuadra është krenare dhe nuk i trembet një kundërshtari të madh si Barcelona.
Te shohim se si do te veje rezultati ,por ne leter BARCA eshte paksa me shume e avantazhuar .