Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por ajo e Xherdan Shaqirit në lidhje me flamurin ka edhe shije të keqe, përveçse i mungon krejtësisht logjika. Dje, UEFA, e kontaktuar nga agjencia Presheva Jonë, e ka hedhur poshtë si të pavërtetë pretendimin e lojtarit të Bajernit se drejtuesit evropianë nuk e kanë lejuar të mbajë flamurin shqiptar. Shaqiri është lojtar i skuadrës që në “Wembley” u kurorëzua kampione e Evropës dhe në fund u pa duke festuar në fushë me dy flamuj, atë të Zvicrës dhe të Republikës së Kosovës. Mbajtja e flamurit blu me yje pati mjaft interpretime si lobin për çështjen e Kosovës, çka mund të jetë plotësisht e vërtetë, por pati edhe shprehje pakënaqësie në lidhje me faktin se pse Shaqiri nuk mbajti flamurin kuqezi, që nuk është thjesht i Republikës së Shqipërisë, por i të gjithë shqiptarëve, është flamuri për të cilin kosovarët kanë derdhur gjak në shekuj e i kanë ngritur këngë. Ndoshta i zënë ngushtë, Shaqiri nuk ka mbrojtur të drejtën e tij për të mbajtur cilin flamur të dojë, ka përdorur një justifikim që nuk qëndron nga ana logjike, duke thënë se e pengoi UEFA. “Doja të mbaja flamurin kuqezi, por UEFA më pengoi, duke më thënë se jam me origjinë nga Kosova dhe jo nga Shqipëria”, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook Shaqiri. Një pretendim vërtet i çuditshëm që organizmi evropian t’i imponohet një lojtari për të mos mbajtur flamurin e një vendi anëtar, që është Shqipëria, e t’i thotë të mbajë atë të një vendi të cilin ende nuk po e pranon në radhët e saj. Pikërisht kjo ka qenë edhe në thelb të përgënjeshtrimit që UEFA i ka bërë deklaratës së lojtarit. Për agjencinë Presheva Jonë, zyrtari i kontaktuar nga UEFA ka deklaruar se “ne natyrisht posedojmë disiplinë dhe rregulla gjatë ndeshjeve apo pas tyre, por asnjëherë nuk kemi penguar ndonjë lojtar apo ta mësojmë se cilin flamur të valëvitë. Pra, në këtë rast, as Shaqirin nuk e ka penguar UEFA. Ai ka qenë dhe mund të jetë i lirë të përdor çfarëdo flamuri”. Më tej, ka shtuar: “Ne, nga UEFA, sikur të kishim dashur ta pengonim, do të pengonim flamurin e Kosovës, që s’është anëtare e UEFA-s. Pse të pengonim atë të Shqipërisë?!”. Në këtë mënyrë, UEFA e ka nxjerrë blof Shaqirin dhe pretendimin e tij absurd.
Nga ana tjetër, përgjigjja e UEFA-s qëndron edhe pretendimin tjetër absurd, nga ana e Federatës Serbe, se Shaqiri nuk kishte të drejtë të mbante flamurin e Kosovës, meqë nuk njihet nga OKB. Fjalët e UEFA-s se “ai ka qenë dhe mund të jetë i lirë të përdor çfarëdo flamuri” vlejnë edhe për pretendimin e serbëve.
O ZOTRI KUPTONE NJEHRE SE SHQIPERIA ESHTE ANTARE E KOMBEVE TE BASHKUARA DHE ORGANIZMAVE TJERA NDERKOMBTARE KURSE KOSOVA JO.KY GJEST I XHERDANIT ISHTE PROMOVIMI ME I MIRE I MUNDSHEM QE JU BE KOSOVES SI SHTET I RI PARA MILIONA SHIKUESVE NE MBAR BOTEN.TE LUMET XHERDAN-YLL SHQIPTAR.
ATEHERE PSE GENJEHU PER SHQIPERINE?
Po s’ka gje -I falet genjeshtra se eshte cun i ri, dhe nuk e ka menduar shuem thelle ate punen e genjeshtres, porse beri shume mire qe perdori Flamurin e Kosoves
, sepse i beri nje reklame te fuqishme Kosoves, saqe edhe Serbet u alarmuan
Ndaj ta gjykojme Shaqirin me zemergjeresi se eshte vellai jone ,
Shikojeni c fare surrati totalisht idiot ky luan per Zvicren.
Tano (se paskemi të njëjtin emër) mos e ul veten kaq poshtë. Gjo e ulët me e sha tjetrin nga pamja.
Turp per kete kosovar te konvertuar ne zviceran! I paburre qe genjen kur askush nuk e detyron te genjeje. Se sa shqiptar eshte ky piskuriq, nuk eshte nevoja ta ilustroje me genjeshtra dhe hipokrizi, por e ka treguar me vepra dhe nuk behet fjale per golin qe na shenoi, por per refuzimin e fteses se kombetares shqiptare duke zgjedhur ate te zvicres. Hajt mos u merrni me te se i rrisni kot vlerat qe nuk i ka.
O Xherdan djali, fol haptazi dhe pa teklif pse valvite flamurin e Euelxit dhe kaq. Ata qe kanë qejf me sha do shajnë gjithë kohën, se e kanë si punë sporti. Ti borxh si ke kujt kështu që merri vendimet me ndërgjegje të plote Mos i merr vendimet keshtu as mish as peshk dhe s’di si ti argumentosh. Kjo veç komplekse të sjell dhe ja shembulli që dhe: ja fute nji rrene të trashë fare. Ah e shkreta krizë identiteti ça të bon.
Qellimi ishte gjithsesi i mire, po ja qe ia paska futur kot djaloshi qe esht shum i ri ne moshe(20) e nuk e ka menduar pergjigjen mire, gje qe i lejohet secilit njeri. Po gjesti i tij qe shum i mire dhe pershendeti te gjithe shqiptaret me kete. e qka esht poaq e rendesishme qe u prek serbia sikur ta kish patur flamurin,kuq e zi.
ky mund te jet sportist i mir,ama smunde te pretendoj se merr vesh ne qeshtjen kombetare,ky asht rrit ne zvicerr,eshte rrit ne frymen e LDKisteve ,dhe ide per shqipetari
O Dritan, po cfiton me keto ljame o ditezi … Shaqiri mban cdo Flamur qe do e zemra ja thote te mbaje te KOSOVES qe ka origjinen e te ZVICRES qe e beri futbollist. Po pse i jeni ngjitur tjetrit si bajga mbas rrotes se qerres xhanem … lereni tjetrin ne hallet e veta. Sa kushton Shaqiri ti Dritan me gjithe gazeten e Partine qe ju jep para nuk kushtoni.
Ti “Vlora”, qe ja fut si kau peles ne biçim komentin tend me artikullshkruesin, e di xhanem se sa kushton dinjiteti dhe personalitti i nje njeriu qe behet publik?! Apo do qe te besh avokatin mbrojtes per te sulmuar gazeten qe te krijon hapsire te japesh nje opinion? Ç’ka te beje gazeta, partia dhe lesh -presh budallalleqet qe thua me genjeshtrat e nje kalamani qe çoç i duket vetja? Shko or me gjithe kete Shaqirken tende se nuk i kris njeriu per te, se çfare pelqen apo çfare nuk pelqen, por thuaji te beje kujdes dhe te mos genjeje si idiot i lindur.
ca tipi mban nji flamur qe ska lidhje me shqiponjat kuq e zi por mahet nga halli se keshtu duan te huajt per kosoven.po je shqiptar ore kungull