Për ata që pyesnin veten se çfarë do të bënte Majkëll Blumberg pas 12 vjetësh si kryebashkiak i Nju Jorkut, misteri është zgjidhur. Miliarderi amerikan ka vendosur të shtyjë edhe më daljen në pension pasi sapo është emëruar ambasador i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ambientin. Detyra e Blumberg do të jetë krijimi i një baze të fortë aleancash ndërkombëtare për të shtyrë më tej reformat por dhe për të përfaqësuar propozime konkrete që duhen përfshirë në dokumentin e marrëveshjes për ambientin që OKB në nëntor do i paraqesë për firmë qeverive të ndryshme.
kryebashkiak qe e merriton, i cili beri shume per nyc per ngritjen e qytetit qe quhet molla e amerikes nju jorku, ne sektorin e arsimit, ne zhdukjen e krimit , per shendetin e femijeve etj
urime bloomberg.