Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Blue Panorama ‘pason’ mashtrimin e Belle Air? Zbulohet shkresa e falimentit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Uncategorized > Blue Panorama ‘pason’ mashtrimin e Belle Air? Zbulohet shkresa e falimentit
Uncategorized

Blue Panorama ‘pason’ mashtrimin e Belle Air? Zbulohet shkresa e falimentit

anazapta
Published April 13, 2014
Share
SHARE

Kompania italiane Blue Panorama, që ka zëvendësuar në tregun shqiptar linjat e Belle Air, ka hyrë në një procedurë falimentimi. Një shkresë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Romë më 17 mars 2014 vërteton se Blue Panorama Airlines SPA i komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo.

Në një dokument tjetër po të Gjykatës italiane në Romë thuhet: “U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit. Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë Blue Panorama”.

Dokumentet e gjykatës italiane tregojnë se shoqëria, e cila zëvendësoi në tregun shqiptar kompaninë Belle Air është në një pozitë po ashtu shumë të keqe.

Ajo hyri në treg pas shpalljes së falimentit të papritur të shoqërisë Belle Air.

Blue Panorama mori përsipër transportin e pasagjerëve që kishin prerë bileta me Belle Air, duke u shtuar atyre një shumë nga 60 në 80 euro dhe arriti të futet në treg përmes infrastukturës së Belle Air.

Belle Air e cila la udhëtarët në rrugë disa muaj më parë, ndërkohë që kishte shitur edhe mijëra bileta deri me 23 mars të vitit 2014, paratë e të cilave shqiptarët ende i kërkojnë. Mashtrimi ende nuk po hetohet seriozisht nga Prokuroria Shqiptare ndërkohë që Belle Air i ka 6.3 milion euro taksa të papaguara shtetit shqiptar dje 5 milion euro detyrime ndaj Aeroportit “Nënë Tereza”.

Disa muaj pas këtij mashtrimi të pandëshkuar situata po përsëritet me “pasuesen” e saj Blue Panorama. Licensa e kësaj të fundit në Shqipëri mbaron në 23 prill ndërkohë që në Romë është në proces falimenti.

anazapta April 13, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?