Vota socialiste për tri ligjet e integrimit është një nga kushtet e LSI-së për aleancë me PS-në. Deputeti socialist, Ben Blushi, duke folur në studion e emisionit “Opinion”, tha mbrëmë se në lidhje me këtë nuk është marrë ende një vendim.
“Nuk është se ka një vendim të kryesisë për t’i votuar, por sigurisht që vetëkuptohet që është një çështje, e cila duhet arsyetuar në ditët apo javët e ardhshme, sepse jo thjesht për faktin se LSI e ka kërkuar këtë gjë. S’ka bërë keq. Na e ka kërkuar të konsiderojmë nevojën për të votuar këto tre ligje, por edhe për një arsye tjetër: që nuk mund të zgjatet pa fund” tha Blushi.
Deputeti socialist tha se pavarësisht aleancës me LSI-në, qëndrimi i PS-së për 21 janarin nuk ndryshon. Ai u shpreh se largimi i LSI-së nga qeveria tregon se kjo parti e ka kuptuar se PD do të humbasë në 23 qershor.
“Qëndrimi ynë për zbardhjen e 21 janarit nuk ndryshon, por një gjë nuk do ta bëjmë, nuk do pengojmë drejtësinë të zbardhë të vërtetën”, tha Blushi.
blushi te kam vleresuar per tolerancen tende dhe deri diku per fleksibilitetin tend…mgjthate kjo nuk do te thote qe politika qenka ti vesh shqelmin cdo hapi dhe cdo fjale qe ke bere e ke thene me parpara.po kur paskan qene per te votuar tre ligjet pse si keni votuar me perpara,apo kishit hall mos i jepnit bonus sales…po kjo sdo te pengojme drejtesine cqe?!po a nuk jeni ju qe keni thene se ne kete vend nuk ka drejtesi?!kete e dime dhe ne se syte ne balle i kemi e shohim cbehet ,e shohim dhe cbeni…mendojini cik me mire fjalet qe nxirrni ,te pakten ne menyr te zbutur mos te na lendoni per levizjen qe bete,e mos te na i shuani fare ate shprese te madhe qe kishim te ju para ps+lsi….me keto qendrimet tuaja po na beni mos tju votojme.dueht ti kishit menduar dhe reagimet dhe pergjigjet qe duhet ti kthenit pupblikut para marveshjes…nuk jam kunder asaj,por jam kunder sjelljeve tuaja,dhe reagimeve tuaja per problemet qe po dalin pas kesaj marveshje,sepse po tregoni qe jeni te papregatitur…