Pas betonizimit dhe mënyrës se si financohen fushatat elektorale të kandidatëve për pushtetin vendor, Gjergj Bojaxhi është ndalur tek çështja e të pastrehëve, duke denoncuar bllokimin e banesave sociale të përfunduara prej dy vitesh e që tashmë kanë nisur amortizimin.
“Këtu sot kemi 12 milionë euro investime nga taksat tona publike, 385 apartamente për të pastrehët që janë të bllokuara gjatë kohës që Tirana ka me mijëra të pastrehë. Pse ndodh kjo? Sepse partitë tona politike dinë vetëm të bëjnë teatër politik dhe jo t’u shërbejnë qytetarëve”, tha Bojaxhi, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës.
Ai thotë që janë më shumë se 1500 dosje të depozituara nga familjet në nevojë për banesat sociale që në vitin 2010 u bllokuan nga demokratët, në mënyrë që shpërndarjen e tyre ta bënte kryetari aktual Basha. Ndërsa tani bllokohen nga socialistët, që t’i shpërndajë, sipas Bojaxhi, kandidati i mazhorancës, në rast të zgjedhjes në krye të Tiranës.
“Kjo duhet të marrë fund. Ka ardhur koha që këto banesa t’ua shpërndajmë të pastrehëve”, tha Bojaxhi.
fajin per kete e ka luli qe eshte i pa afte kane qe ne 2010 qe jane ndertuar keto banesa dhe nuk jane shperndare akoma.
cfare ka bere luli plote kater vjet me banesat sociale apo ka fryre syte ka pritur ti vijne nga qielli as nuk eshte interesuar as nuk e ka diskutuar apo hedhur si ceshtje per diskutim bllokimi i banesave sociale eshte po aq pergjegjesi edhe e kryetarit lulzim basha
tani u kujtua bojaxhiu per banesat sociale kerkoji llogari bashes cfare beri gjithe keto kohe per njerzit ne nevoje per strehimin e tyre absolutisht asgje
ku le Basha te haj populli? Ai do te haj per vete.
po dy vitet e para cfare beri basha kur kishte mbeshtetje edhe qeverine apo rrinte bente sehir tani u kujtuat per banesat sociale
mire e ke ti bojaxhi po kemi 4 vjet ne krye te pashkise dembelin e madh te stambollit qe vetem rri e akuzon qeverine per pa aftesin e tij
Nuk na the ndonje gje te madhe, por serish e the gabim, banesat sociale jane te bllokuara prej 4 vitesh, se kane qene gati qe ne 2011, ishin vetem per tu shperndare. Por ti serish, edhe pse i pavarur i sherben intersave te saliut.
Eh mor bojaxhi, ti mund te jesh i mire vetem te japesh naj dore boje, per tiu servilos kryetarit, por per gje tjeter nuk je, ti ishe drejtor i KESH dhe e katandise sistemin energjitik si mos me keq, si te te besojme ne ty bashkine e 1 milion banoreve?