DITA: Mero, si e sheh bojkotin e PD ndaj zyrtarit kyc te integrimit në BE? Integrimi është “vjersha” politike e 22 viteve rresht, e recituar pa lodhur nga kryebojkotuesi i sotëm, për të mos thënë edhe që kjo qeveri e ka quajtur veten “qeveria e integrimit”. Ka domethënie të vecantë kjo sjellje, shihni dicka më shumë se inati i zakonshem i “të pakontrollueshmit” Berisha?
Është një praktikë e njohur e Berishës: Çdo zyrtar perëndimor që nuk e përdor dot, Berisha e bojkoton për ta njollosur si të njëanshëm. Thjesht ai eksporton problemet e veta tek zyrtarët perëndimorë. Kjo është një tentativë për të zhvlerësuar qëndrimet zyrtare të Stefan Fyles dhe për ta paraqitur atë si një zyrtar të njëanshëm. Është shkolla e njohur e Berishës.
DITA: Andrea Stefani në një intervistë rreth dy muaj më parë më tha “Unë perceptoj me shqetësim, nga disa demarshe dhe deklarata diplomatike, se Berisha ka adoptuar një vizion të fshehtë strategjik për Shqipërinë që priret jo nga Perëndimi por nga Azia, jo nga SHBA dhe Europa por nga Turqia, Kina apo Rusia. Po pret vetëm momentin, koniunkturën e volitshme për të dalë hapur. Për momentin ato që thotë për integrimin, demokracinë dhe Europën, janë përralla për të vënë në gjumë shqiptarët dhe ndërkombëtarët”. E ndani ketë shqetësim? Dhe “momenti, konjuktura e volitshme” për këtë mund të jetë një post-marrje me dhunë e zgjedhjeve të qershorit?
Është e qartë se Berisha po ndërton një model që është një përzerje e Putinit, Orbanit dhe Berluskonit. Ai është autoritar dhe despot në shtet si Putini, i korruptuar familjarisht si ai, dhe i prirur të kontrollojë shtetin si ai. Ai është i gjithëpushteshëm si Orbani dhe përndjekës i medies dhe shoqërisë civile si ai. Shikoni çfarë bëri me Top Channelin e bija e tij tre muaj para zgjedhjeve, shikoni çka bërë me mediat e tjera kritike, shikoni çfarë bën me depuetët që denoncojnë fëmijët e tij per korrupsion. Vë gjithë shtetin në lëvzije kundër tyre. Në fund tenton të bëhet karagjoz edhe si Berslukoni, të këpusë mufka për të tërhequr vemendjen nga problemi. Por Berluskoni di ti bëj mirë këto, se di të përdorë edhe femrat, edhe paratë, ky vetëm i ëndërron ato. S’di të bëj asgjë prej këtyre, pra është një Berluskon i dështuar në këtë pikë. Dhe merreni me mend: kur është i padurueshëm një Berluskon i aftë si ai i Italisë, ç’tmerr është një dështak si ky.
Për mua, të vetmit që ndikojnë qartazi janë amerikanët. Berisha po investon me lobistët e tij në Shtëpinë e Bardhë që të shmanget vëmendja ndaj Shqipërisë. Ka nisur sulmet ndaj ambasadorit Arvizu njësoj si ndaj ambasadorit Uithers. Po tenton ta pozicionojë edhe këtë si një diplomat të njëanshëm kundër tij me qëllim që të fitojë kohë për të vënë në diskutim cdo qëndrim të mudnshëm në zgjedhje kundër tij. ShBA deri tani është e qartë për atë që mund të ndodhë më 23 Qershor. Problemi i vetëm është se nëse ambasadori Arvizu në Tiranë përvesh mëngët dhe numëron vota, Podesta në Shtëpinë e Bardhë përvesh mëngët dhe numëron milionat e Berishës. Dhe do të jetë një tragjedi e dyfishtë që të fitojë ky i fundit.
Nga nje here milionat luajn rolme shume se diplomacio. Si do te ndodh kjo vertetohet me 24 qershor pas votimeve
hallall Dita,hallall Mero
Mero besoj se kerkush nuk e din ma mire se ju fjalen e treta e verteta.Ju dy here je perballur,po kujdes te treten se nuk i dihet.