DITA: Andrea, si e sheh bojkotin e PD ndaj zyrtarit kyc te integrimit në BE? Integrimi është “vjersha” politike e 22 viteve rresht, e recituar pa lodhur nga kryebojkotuesi i sotëm, për të mos thënë edhe që kjo qeveri e ka quajtur veten “qeveria e integrimit”. Ka domethënie të vecantë kjo sjellje, shihni dicka më shumë se inati i zakonshem i “të pakontrollueshmit” Berisha?
Bojkoti që Berisha i bëri komisionerit Fyle gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë para së gjithash është shprehje e zemërimit të Berishës me të. Sepse Fyle vuri theksin mbi organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme si faktor shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e procesit të integrimit ndërkohë që shihet qartë se kryeministri Berisha nuk ka fare ndër mend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.
Tendenca negative është tashmë e faktuar me proceduralizmin tiranik dhe antikushtetues që u zbatua në rastin e ndarjes se zonave zgjedhore dhe të numrit të mandateve të deputetëve për këto zona. Këto praktika bien në kundërshtim edhe me këshillën e ambasadori të SHBAve Arvizu që procesi i ndershëm i zgjedhjeve kërkon kompromis dhe gjithëpërfshirje. Këto praktika tiraniko-boshevike janë sinjale se Berisha nuk do zgjedhje të ndershme. Jo rastësisht propaganda e tij është përpjekur të popullarizojë idenë se për marrjen e statusit të kandidatit, që është një gjysmë hapi në procesin e integrimit, të rëndësishme janë jo zgjedhjet por vetëm 3 ligjet e famshme. Por edhe për sa i përket 3 ligjeve, Fyle ka shprehur diçka që nuk pëlqen fare Berishës. Ai ka thënë se ato u veçuan për të vënë në provë aftësinë e klasës politike për të arritur konsensusin. Dhe është Berisha që nuk ka dëshmuar asnjë aftësi për të bërë lëshime që do çonin në miratimin e tre ligjeve. E kam fjalën për Fierin. Nëse vërtet Berisha donte integrimin, duhet të lëshonte për çështjen e Fierit ku në fakt, ka organizuar një puç lokal në bashkëpunim me prefektin dhe ca deputetë të tij duke i grabitur opozitës pushtetin e fituar me votë. Berisha donte që Fyle të thoshte se qe opozita që duke mos miratuar tre ligjet, bllokoi integrimin. Por kjo është një legjendë e stisur nga Berisha që Fyle nuk mund t’ bëjë jehonë. Fajësimi i opozitës është alibia e për bllokimin që ky autokrat i korruptuar deri në palcë, po i bën integrimit të Shqipërisë në Europë prej 20 vjetësh.
Bojkoti i komisionerit Fyle në Tiranë është edhe një formë presioni që Berisha ushtron ndaj tij. Por harron se në këtë rast nuk ka të bëjë me ca ambasadorë të cilët, për t’i bërë të heshtin, i frikëson se do t’u prishë karrierën duke u ankuar te eprorët e tyre. A nuk u ankua kështu për ish ambasadorin e SHBA dhe për atë të Danimarkës? Vështirë se një taktikë e tillë mund t’i ecë me komisionerin për zgjerimin.
Ka edhe opinione se, në këtë rast, degradimi i marrëdhënieve nga Berisha bëhet me qëllimin e largët që kur zyrtarë si Fyle të kritikojnë zgjedhjet që Berisha përgatitet t’i vjedhë, ky i fundit të justifikohet duke thënë se këto kritika bëhen ngaqë ai nuk ka marrëdhënie të mira me ata që e kritikojnë. Pra e kanë inat! Naive sa të duash por, çdo gjë mund të ndodhë me Berishën.
DITA: Në një intervistë në DITA rreth dy muaj më parë më the “Unë perceptoj me shqetësim, nga disa demarshe dhe deklarata diplomatike, se Berisha ka adoptuar një vizion të fshehtë strategjik për Shqipërinë që priret jo nga Perëndimi por nga Azia, jo nga SHBA dhe Europa por nga Turqia, Kina apo Rusia. Po pret vetëm momentin, koniunkturën e volitshme për të dalë hapur. Për momentin ato që thotë për integrimin, demokracinë dhe Europën, janë përralla për të vënë në gjumë shqiptarët dhe ndërkombëtarët”. E ndani dhe tani ketë shqetësim? Dhe “momenti, konjuktura e volitshme” për këtë mund të jetë një post-marrje me dhunë e zgjedhjeve të qershorit?
S’kam asnjë dyshim që vjedhja e zgjedhjeve do të ishte momenti i udhëkryqit të mbramë të Shqipërisë. Me Perëndimin apo me Lindjen, me Europën apo me Azinë, me demokracinë apo me autokratizmin? Se sa e volitshme do të jetë koniunktura për Berishën kjo pritet të shihet. Por që ai e ka kthyer me kohë timonin nga autokratizmi kjo nuk është fare një sekret. Faktet flasin vetë. Demokracia, Europa, Perëndimi nënkuptojnë shtet me pushtete të ndara, me gjykata të pavarura nga kryeministri dhe qeveria, me President Republike që balancon pushtetin e Kryeministrit dhe nuk i bën vetëm lepe-peqe duke nënshkruar çdo dekret që i zgjat kryeministri, media që nuk përballen përditë me kostot e ndëshkimeve kryeministrore. Në të gjithë këto rrafshe dhe raporte, Berisha ka zgjedhur dhe po zbaton modelin Aziatik, kinez dhe atë rus, putinian, erdoganist por aspak modelin europian. Vallë është një rastësi që po nxitet këto kohë edhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik derie dhe strategjik me shtete autokratike si Rusia?
Ndërkaq, vetë Berisha është mishërimi i dhunimit të rotacionit demokratik në PD para së gjithash dhe në shtet. Ka mbi 23 vjet në krye partisë dhe të politikës si Enver Hoxha dhe kërkon të qëndrojë edhe më. Gjakimi i tij për të qenë pafundësisht në krye është patologjik dhe tipik enverist. Por nëse do të arrijë ta divorcojë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa duke vjedhur apo manipuluar zgjedhjet e qershorit, kjo do të varet mbi të gjitha nga qëndrimi i vetë shumicës së shqiptarëve. Po vjen momenti që shqiptarët të provojnë nëse e kanë patur seriozisht dhe me gjithë zemër kur përmbysën bustet e Enver Hoxhës me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Eshtë ky reagim demokratik i shqiptarëve që do të përcaktojë edhe efektshmërinë e ndërhyrjes ndërkombëtare në një rast të tillë.
DITA: Sa ndikojnë ndërkombëtarët dhe sa ndikon vullneti i popullit në përmbysjet e qeverive të korruptuara e të dhunshme në vende si Shqipëria?
E thashë më sipër, nëse një popullatë nuk është e aftë të mbrojë liritë e saj, të drejtën e votës në radhë të parë, edhe ndërkombëtarët, duke pasur parasysh edhe vështirësitë që ata kalojnë, e kanë shumë të vështirë të ndikojnë. Kusht hesht pranon. Nëse të vjedhin votën dhe t’i hesht, nuk proteston, ti pranon. E ç’mund të bëjnë në këtë rast ndërkombëtarët? Jo rastësisht thuhet se çdo popull ka qeverinë që meriton. Nëse pranon të të vjedhin votën, do të të qeverisin hajdutët. Pastaj shqiptarët duhet të fajësojnë vetëm veten për shkallën e lartë të korrupsionit, që me fjalë të tjera, është shkalla e hajdutërisë në qeveri.
Të mos harrojmë se heshtja si pranim i vjedhjes, mund të ekspozohet fare lehtë nga Berisha si vullnet demokratik i “popullit” në favor të tij. Berisha ka bërë edhe vite më parë sofizma vulgarë me të ashtuquajturat “shumica të heshtura”, ndërkohë që ka treguar përherë aftësi të aktivizojë pakica ulëritëse.
Duke përsëritur refrenin “Rama nuk do të njohë rezultatin” Berisha kërkon të paragjykohet qëndrimi i opozitës, reagimi i saj i natyrshëm, normal, demokratik ndaj vjedhjes së mundëshme të zgjedhjeve. Fatmirësisht këtij refreni i kanë bërë jehonë vetëm vegla të vjetra të tij si Doris Pack, e cila, bëri thirrje që palët të pranojnë rezultatin! Ta pranojnë?! Edhe nëse është i falsifikuar?!
Ndërkaq po shtohen zërat nga kampi i ndërkombëtareve, së fundi qe edhe ambasadori amerikan Arvizu, që i shohin zgjedhjet e lira e të ndershme si një premisë për mos kontestimin e rezultatit dhe që mos kontestimin e rezultatit nuk e shikonnë si një kapak hermetik që i vihet kutisë së zgjedhjeve të zgjedhura . Pranimi ose jo i rezultatit duhet të jetë i lidhur ngushtë me cilësinë, me faktin nëse zgjedhjet do të jenë të lira ose jo, të ndershme ose jo. Komisioneri Fyle e bëri të qartë, dhe kjo bën pjesë në një nga shkaqet e zemërimit të Berishës me të, se nuk mund të pranohet të përsëritet 2009-ta. Qeveria duhet t’u faktojë, publikut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, se ka organizuar zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, asnjë kontestim rezultati nga opozita nuk mund të paragjykohet.
Aq më tepër kur ka përpara një recidivist në manipulimin e zgjedhjeve si Sali Berisha. Shqipëria ka nevojë për demokraci të vërtetë, për qeveri të dalë nga vota e sovranit dhe jo nga deformimi i vullnetit të sovranit me anë mashtrimesh, blerjesh falsifikimesh. Ka ardhur koha që të ndahet shapi nga sheqeri: ose zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci, ose vjedhje të zgjedhjeve dhe autokratizëm e më keq se kaq. Mashtrimi nuk mund të vazhdojë më. Nuk mund të lejohet më që breshka e autokratizmit dhe e korrupsionit të vazhdojë të zvarritet nën zhguallin e “demokracisë” drejt Azisë ndërsa premton integrim me Europën.
Analiza eshte konkrete z Stefani,por sa per rolin e nderkombetareve ske qullosur gje.A sishin keta bira kurvash nderkombetare me amerikanet ne krye,qe e anatemuan vjedhjen masive te votave prej Berishes ne 96-en qe bene goxha ultimatumer dhe ne 2009-en e 2011 e lejuan serisht vjedhjen e votes?Populli vetem ky gjytrym me kete emer duhet ta mbroje voten ose ne te kundert te mos haje m..,por te prerse deri sa te vdese serisht shoku Enver.