Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë është çelur fondi për rijetëzmin e ndërtesave kulturore në Berat.
Në takimin e mbajtur sot, kryeministri foli dhe për Kalanë e Beratit ku tha se do të jetë prioritet për t’u kthyer në motorr ekonomik të qytetit.
Më tej, kryeministri Rama foli dhe për problemet mes familjeve në lidhje me banesat kulturore dhe brenda kalasë së Beratit.
Ai kërkoi nga ata që të lënë mënjanë konfliktet e pronësisë dhe të bashkëpunojnë për të mirën e zonës.
“Faktikisht brenda disa javësh unë do të doja para Vitit të Ri, por jam i bindur pas Vitit të Ri, do të kemi të gjithë kantieret e zonës poshtë që do të trapjesën deri te objektet e kultit kur vjen në kala. Patjetër një arsye tjetër. Investimet e kryera nga kryetari I bashkisë kam parasysh bypassin që është drejt përfundimit që dhe i takon mbrojtjes nga lumi. Edhe aksi që erdhëm sot, rruga e kalasë që është një realitet tjetër. Parkimi përpara sheshit të Çerçizit dhe të gjitha investimet do të rrisin vlerën e pronës.Kjo pronë nuk është vetëm për pronarët, por dhe për pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe le t’i mbetet thesarit.
Do bëjmë të pamundur që të merret informacioni. Si fillim, kemi një fond jo të vogël për hapin e parë dhe mund të mbështesim një numër të konsiderueshëm familjesh dhe subjektesh që duan të investojnë në këtë drejtim. Do të rrisim fondin vit pas viti që familjet të marrin para nga shteti për të ndërtuar këto biznese. Besoj se kjo është e mirëpritur. Na duhet të shtyjmë përpara bashkarisht që të krijojmë realitete të reja. Gjirokastra dhe Berati janë prioritare. Mund të jetë dhe një shtëpi me vlera në Shkodër, Dibër, Mirditë, Sarandë, Elbasan, Durrës, Tiranë, por Berati dhe Gjirokastra janë prioritare.
Kalaja do të jetë prioriet, jetëzimi i saj është t’i shtosh Beratit një motor ekonomik. Këtu problemet e pronësisë në kala janë më të mprehta, do t’u thoja miqësisht familjeve se derisa ziheni për dhomat, bini dakord që të investohet dhe të përfitoni nga këto bonuse. Rrugës shikoni se ku do ta zgjidhni çështjen.
Ne do të ndërhyjmë me masa shtrënguese për rastet kur godinat me rëndësi të veçantë dhe pronarët kërcënojnë se do t’i nxjerrin jashtë funksionit duke i shembur. Janë masa shtrënguese financiare, administrative, jo ekstreme. Mendojmë të stimulojmë bashkëpunimin mes familjeve për të vënë në jetë godinat. Pastaj të shikojmë si do funksionojë ky projekt.
Është koha ta vëmë në lëvizje, mundësitë financiare nuk kanë qenë më parë. Këtu në Berat kemi prezantuar si zotim për herë të parë, zotimi është mbajtur, paratë janë aty, na duhet bashkëpunimi me familjet. Modelet i kemi, s’kemi nevojmë të shpikim”, tha Rama.
Rama shtoi se modeli i rijetëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore është marrë nga Bashkimi Europian dhe se këto familje do të përfitojnë gjithashtu të ardhura që janë më të mëdha se të pagat e punonjësve në shtet.
“Dua t’i përgëzoj sinqerisht pronarët dhe investitorët e këtij mjedisi i cili sot është transformuar në një mjedis shembull rijetëzimi. U bëj një apel të gjithë familjarëve që kanë shtëpi të tilla që tanimë me bonusin e rijetëzimit, ne jemi në krah me dy instrumente mbështetje.
Një për restaurimin dhe konsolidimin. Do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje dhe për instrumentin e dytë, për ata që duan të futen në një plan transformimi deri në 50 mijë dollarë. Është instrument që është marrë nga modeli i BE ku shteti jep një pjesë të parave, jo kredi por dhuratë bazuar në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.
Besoj shumë se në kushtet kur e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël, ky bonus do i japë një mundësi familjeve të angazhohen në biznes dhe të përfitojnë nga trashëgimia e tyre të ardhura që në të gjitha rastet janë më të larta se rrogat e shtetit. Në këtë mënyrë hapen edhe vende pune si dhe nxitet ekonomia.
Do të kemi më shumë turistë sepse do të kemi kapacitet mbajtës. Kjo ndodh me disa ndërhyrje të rëndësishme që po bëhen në Berat dhe Gjirokastër. Pas vitit të ri do të kemi kantieret që do ta transformojnë sheshin e makinave në krah të sheshit kryesor”, tha Rama.
j.l./ dita
Konfliktet e pronesise?pse nga vijne konfliktet?sepse nuk ka shtet te se drejtes!ne ate vend ku edhe nje vazo lule ta marrin?ik ore idjot se po nuk u be shtet i se drejtes asgje nuk do funksjonoje!!!mos u perpiq te kakarisesh si gjeli ne maje te plehut se nuk ka shqiptar qe te beson pervec atyre qe ju jep rrogat ose atyre qe vjedhin prej 9 vitesh!Une e provova sistemin komunist,u ktheva dhe provova edhe sistemin tuaj qe ishte edhe me i ndyre se kushdo dhe tani u ktheva nga kisha ardhur pasi me vodhet dhe prishet te gjitha ato qe kisha investuar prej 27 vitesh emigracjon tek vendi juaj HAJDUT!Eksperiencen qe kalova une po ja u jap te gjitheve si shqiptareve ashtu edhe te huajve qe ta dine se cfare vendi eshte shqiperia!
Paska bonu Rijetezimi
Hajde Ripjellja e krimit, hajde. Dmth do paguajne 50 mije eyro nga buxheti i shtetit, per rindertimin e banesave, dhe rindertimi do kryhet nga kompanite koncesionare te Ramut kurves, si Fusha, apo Lefter Koka. Njelloj jane.
Si aeroportet e Kukesit dhe Vlores, apo tunelet e Belindes.
Bjeri me top buxhetit te shtetit qe te majmesh kriminelet dhe hajdutet, o kryetari i Karave te Lluces.. nipi i Putanes se Venecias