Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se kryebashkiaku Basha u shërben me kantiere ndërtimi e rrugë atyre që i paguan pushtetin e tij në Bashkinë e Tiranës. Në një postim në Facebook deputeti i PS-së shkruan se për të shpërblyer klientët e tij, Basha po jep hapësira që ua heq qytetarëve të thjeshtë, por edhe atyre që kanë investuar në biznese. Braçe ngre pikëpyetje rreth rolit të INUK, në atë që ai e cilëson hapje e kantierit për mafian e betonit.
Postimi i plotë
Lulzim Basha është pushtetari më i korruptuar në këtë vend, nuk tërhiqet. Po një pyetje kam: Po INUK i qeverisë çfarë kërkon pas kësaj marrëzie?
I ka mbetur fare pak kohë dhe ka vetëm një synim: Ti shërbejë me kantiere të reja ndërtimi atyre që paguan pushtetin tij në Bashkinë e Tiranës, mafias së betonit.
Ti shërbejë me “rrugë” kombëtare njërit prej mafias së betonit që ka ndërtuar këtu 24 kate të cilat nuk kanë ku shfryjnë. Ti shërbejnë me rrugë kombëtare pagatorëve të tij të qendrave tregtare që kanë nevojë për klientë pa vonesë.
Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se 1200 banorë, familjarë, pleq e fëmijë dëmtohen, rrezikohen në jetën e tyre të përditshme, shkatërrohen përfundimisht pronat e tyre ku kanë investuar! Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se parkut të Tiranës i hiqet një goxha brez pishash!
Për këtë horr kanë rëndësi veç klientët e tij të mafias së betonit!
Unë jam shumë i qartë me Lulzim Bashën dhe klientët e tij. Ajo që nuk kuptoj unë ka të bëjë me:
Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nën varësinë e qeverisë. Po INUK çfarë kërkon?
Si ka mundësi që angazhohet tërësisht në hapjen e kantierit për mafian e betonit të Lulzim Bashës?
Tri ditë më parë, një zyrtar u këtij INUK-ut, të cilin në Tiranë e njihkan si Ban Laci, është sjellë vërdallë këtej dhe pasi ka takuar disa familjarë ka mbajtur edhe një leksion për ta:
Nuk na intereson fare se i preken interesat Erion Braçes, ne do të hapim territorin për rrugën, ju ka thënë. Për këtë të fortin e INUK dhe për gjithë të tjerët:
Unë nuk kam asnjë interes të përveçëm në këtë histori. Nuk kam as truall, as shtëpi private, as pronë në pyll dhe nuk dua të ndërtoj pallat me 13 kate këtu!
S’kam as para për këtë, as dëshirë të merrem me beton.
Besoj kjo është e qartë për horrin Basha dhe natyrisht edhe për këta të INUK! Besoj edhe për qeverinë. Vetëm një interes kam si banor e qytetar: Sigurinë e jetës për vete, fëmijën tim dhe të banorëve të tjerë këtu. Kaq!
Dhe natyrisht sigurinë e jetës nuk kam e nuk kemi ndërmend ta lëmë të cenojë Lulzim Bashën dhe gjithë të tjerët, pavarësisht si e kanë emrin.
Faktikisht aty parku po merr fund per te ndertuar po te shikosh heqja e traut tek Lion Park ishte me qellim betonin. Aty menjehere Lulezuan lavazhot e makinave. Shkuma e makinave po than komplet Selvite e rruges. Gjithcka behet per pallate madje edhe tregu tek dinamo do behet shesh ndertimi. Te na rroje betoni.Kur vjen fjala per te ndertuar ndonje kopsht, cerdhe, kopesht ska truall thone.
Habitem pse nuk e degjon EDI RAMA deputetin e tij Erion Brace?Prishja e tregut tek “Dinamo” eshte nje Poshtersi e madhe.
Bjeri fort Erion. Edhe bertasim se do te luftojme korrupsionin, edhe lejojme bashkejetesen e perditshme me te, ne syte tane, diten me diell. Rasti me i fresket eshte prishja e tregut tek Dinamo. Keto veprime jane te pafalshme per qeverine dhe me pasoja te padeshiruara.
Ca thot qy eeeeee? Po qy thonte qe ishte Likja i LSI pushtetari me i korruptuar para 1 viti.
Qy nuk qenka ne terezi eeeeeee 😛
Qy kokudhi qenka KOQE KANDARI re!
Ca kabimi bera un eeee? Pse un e kam fajin qe po hane mjaltin e Likes kta eeee? 😛
E kan caktuar te bej detyren e qenit,te cilen po e kryen masemiri.
Edhe ti o maloku i Berishes mire po e luan rolin e KELYSHIT te zgjebosur!
ERJON BRACE ESHTE FIGURA ME E PASTER NE PS PO NUK MBSHTETET SA DUHET NGA VET PS SE DUHET TE KET TE INKRIMINUAR BRENDA PS??
Rama ka pas thene qartazi (perseritur me mire, se te gjitha demokracite keshtu veprojne ) qe , opozita merret me fjale dhe qeveria me vepra . Shume e sakte !!!
E c’na duhen neve tani llafet e pushtetareve ne pozite kur kane ‘veprat’ ne dore ?! Keto lloj postimesh jane si te opozites…
Apo duan te na mbushin kaplloqen me fjale te tjerura me nerv si i shkeluri ne kallo ?!
Kallot neve na dhembin, se ne kemi kallo…ata kallot i kane ne gjuhe !
Ngushellime more miku im Erion ngele dhe i vetem trim ne lufte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1
Ku ishe ti mor morr i kuq kur Edi Rama zhduku te gjithe sheshet publike ne Tirane dhe ja vuri ne dispozicion mafias se ndertimit ? A e ke kaluar ndonje here more Brace Ziu tek Bulevardi Zogu i Pare dhe a e ke pare se cfare krimi ekonomik dhe urbanistik ka bere Kryeministri jot me korrupsionin ne rindertimin e ketij bulevardi ? Eshte hera e fundit qe komentoj per Brace Miushin sepse ai me keto lehje mbijeton edhe pse nuk tremb askend dhe nuk e merr njeri ne konsiderate.
NURI QE KA SHKRUAR ESHT ZENI OSE GITA OSE LULKA HAHAHAHAH
Bravo Erion Brace.Respekte
Shume shume mire Erjon.Te ty i kemi syte ne,se ti je na me te aftet aty,mos neglizho mizen te kaloi
Paska shperthyer Brace!
Ky i shkreti sa here shperthen gajas dynjane. Ne 11 vjet drejtim te bashkise nga Rama ky nuk u ndje, nuk u ndje edhe kur kodrat e liqenit e betonizuan, edhe kur dehsen te thanin liqenin per te ndertuar, edhe kur u betonizua aq shume ne Komunen e Parisit sa nuk ke ku te kalosh si kembesor e jo me me makina. Si nuk u ndje Brace parimori kur mafia e ndertimit beri kerdine sa ishte Edi Rama!!! Sa mijera m2 truall per ndertim perfitoi Koco ne Tirane fale Rames? Si u privatizuan trojet e shkollave per ndertim me qellim qe te favorizoheshin miqte dhe financuesit e Rames.
Cudia me e madhe eshte se edhe mbydhjen e tregut Brace kerkon t’ia faturoje Bashes edhe pse cuditerisht tregetaret e ketij tregu shkuan te protestojne ne prefekture e jo ne Bashki.
Brace betohet se nuk ka asnje interes ne kete mes por ky reagim sikur ta kish pickuar grereza deshmon se diku i kane shkelur ne kallo.
Sa shpejt u harruan kohet kur Brace “i edukuari” e Tom Doshi shaheshin rende ne Kuvend.
Behu gati Brace se fatura e Strasburgut parashikohet te arrije ne 500 milione euro ndersa shefi yt vazhdon te jape tapi veresie sipas qejfit.
feniks:Mos jeni ju ai zagari balla qe te ngeli hatri se mos po del ma i forte.
Brace thote se Kryebashkiaku eshte aleat me mafien e betonit qe i paguajne pushtetin. Erion Bracja po tregon tamam skemen e Rames ne krye te bashkise dhe ortakerine e tij me 2K-Group te Koco Kokdhimes. Ankohet Brace qe po i vjedhin modelin.
Po mor Erion ke shume te drejte,por cfar don me shume nga qytetaret se ato votat ti dhane,
ju e dini gjendjen,pse nuk veproni me keto dhe koncesionaret qe tani disa ministrave te qeverise suaj po marrin % per tu perseritur kontratat si ai i kontrollit te makinave.