Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se guvernatori Ardian Fullani, ka nisur të shprehet lirshëm kundër Berishës, sepse ka frikë për ato që ka bërë. Braçe i referohet një raporti, i cili tregon gjithë shkeljet skandaloze të guvernatorit Fullani, i cili tashmë po bën të gjitha përpjekjet që t’i hyjë në zemër kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama
“Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka “zgjidhur gjuhën” dhe “po e bën me dhëmbë” kundër Sali Berishës.
Veçanërisht për financat publike të rrënuara dhe borxhin publik jashtë çdo kufiri ligjor.
Të gjithë po pyesin: Pse tani? Pse nuk foli kurrë sa ishte Berisha fuqiplotë? Po ua them unë: Ka frikë për veten në raport me ligjin. Kam përpara një raport, i zi sterrë dhe që konfirmon qartësisht paligjshmërinë e veprimeve të tij:
Në financimin direkt të qeverisë së Sali Berishës përtej nivelit 5% të të ardhurave vjetore të qeverisë.
Në prishjen e kalendarit të tregtimit të bonove të thesarit, të vendosur më parë, me qëllim financimin tej planeve e në disproporcion skandaloz përgjatë gjithë vitit, të huamarrjes së qeverisë, sipas nevojave politike të saj.
Në prokurimet publike, të cilat janë kryer në pavarësi të plotë nga ligji i prokurimeve, por në shkelje edhe të vetë rregullores së prokurimeve të Bankës së Shqipërisë. Madje madje, duke mos arshivuar dokumentacionin e plotë të çdo procedure prokurimi.
Në pagesat marramendëse për qira të ambienteve, në kushtet kur kontrata e rikonstruksionit dhe zgjerimit të ambienteve të Bankës së Shqipërisë dhe më tej hotel “Dajtit”, kanë dalë jashtë çdo afati, duke shkaktuar dëm, i cili nuk llogaritet në kurriz të firmave, por paguhet nga vetë banka.
Në rrogat marramendëse e jashtë çdo limiti të Bankës së Shqipërisë, Guvernatorit, zëvendësguvernatorit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, rroga të cilat kalojnë disa herë rrogën më të madhe publike në këtë vend, rrogën e Presidentit të Republikës, rroga që vijojnë të rriten, pavarësisht krizës.
Në dietat për udhëtime jashtë shtetit, dieta si ajo e Guvernatorit, që kalon me tre herë dietat e Presidentit të Republikës, dieta si ajo e nëpunësve të Bankës së Shqipërisë, që janë të barabarta me dietën e Presidentit të Republikës”, shprehet Braçe.
Brace,na cave trapin (qe gjithnje e kalon gjatesine tende) me deklarata!!!!!!!!Kur do besh nje kallezim ne prokurori sipas K.Pr.P ?! Je bere si “chihuahua”,leh po s’te kafshon…
Kjo situatë me Bankën e Shqipërisë, nuk është surprizë. Sepse dihet që Guvernatori i Bankës ishte nën ndikimin e Berishës. Dihet dhe nga praktika botërore, që sistemi financiar bankar, është një strukturë që ka ushqyer shumë raste abuzive me burimet financiare në vënde të ndryshme dhe përdorimin e tyre si fasadë, për të treguar se këto institucione janë aq të pasura sa mund të shpenzojnë shuma marramendëse për rrogat, për hua shtetërore,etj, pa pasur asnjë problem falimentimi. Kjo taktikë, në vende si SHBA e Angli, është ushtruar nga disa organizma financiare që operonin me paratë e aksionerëve, sikur të ishin burime të pashtershme. Një sistem i pastër piramidal. Mos harrojmë që bursa amerikane, ka marrë disa goditje dhe janë dënuar shumë persona pikërisht për këtë mënyrë funksionimi mbi baza mashtrimi. Skandalet janë akoma të freskëta. Superluksi dhe pagat marramendëse për stafin e tyre, i tejkalonin të gjitha caqet. Sa qe e pamundur për drejtësinë të mos ndërhynte.(Bile një nga firmat e diskutura në bursën amerikane, ka qenë dhe kompania Çeke CHEZ).
Por problemi që ngre z. Braçe është i drejtë, sepse këtu kemi të bëjmë me një Shqipëri kaq të varfër, sa nuk ka vend për të hequr paralele të tilla midis nesh dhe shteteve të mëdha. Banka e Shqipërisë, vërtetë është bankë dhe operon me banka të tjera jashtë, por zanafilla e çdo afere dhe veprimi me paratë, duhet të ketë si piknisje atë që përfaqëson kjo bankë. Në asnjë rast nuk mendoj se niveli i shpenzimeve të saj qoftë dhe për pagat e dietat, duhet të jetë në të njëtin nivel me bankat jashtë. Ne kemi vetëm 23 vjet që veprojmë në treg të lirë, por pa rregulla të një ekonomie të mirëfilltë tregu. Në këto kushte edhe faktorët për shpërdorim, kanë qenë dhe më favorizues.
Por sigurisht, që situata financiare bankare në Shqipëri, duhet të fillojë analizën së pari në “shtëpinë e vet”, pastaj të prekë të gjitha hallkat e zinxhirit të sektorit shtetëror dhe atij sipërmarrës. Përsëri, si në çdo fushë tjetër të ekonomisë dhe financave, vendosen së pari PËRPARËSITË e stimulimit dhe përdorimit të këtyre burimeve kaq të çmuara financiare, të cilat duhet të përdoren nën një kontroll të rreptë profesional, larg çdo ndikimi të urisë politike për nevoja të çastit. E gjithë kjo situatë meriton një skanim të kujdesshëm për të krijuar politika të qarta fitimprurëse natyrisht, por dhe me masën e shpenzimeve aq sa e ka hapin Shqipëria. Ekuilibri është i domosdoshëm në çdo fushë të jetës, sidomos në atë të financave.
Artikull i goditur te lumte z.Brace por ne te tilla raste si duhet te veprohet me keto grosiste te tmerrshem qe rrisin rrogat e tyre dhe ulin perqindjet e interesit pse nuk behet kallzim penal per keto plera dhe kur mund ti vihet pika mbi “I” mendoj se deklarata te tilla duhen shoqeruar dhe me kallzime penale ne rast te kundetr kesaj i thone pirdh,pirdh se dote lirohesh.
Shqiptaret, ne shumice te cilesuar,prandaj ju votuan o z.Brace,-TE BENI DREJTESI.
Kur ta shoh me syte e mi qe te denohen te gjithe ata qe e cuan Shqiperine ne kete humnere,ku jemi tani,,,,,,atehere do besoj se vota ime nuk shkoi kot.
Shtetaret e 23 vjetve te fundit te kararit -“Merr ,vrit, ik e mos ki frike” -duhet te demshperblejne me sekuestro totale te pasurive te vjedhura dhe me denime shembullore pas hekurave te burgut.
Vetem keshtu ngrihet shteti me kembe dhe vetem keshtu qytetaret behen cdo dite e ore mbrojtes te shtetit te tyre.
Llogjike idiote m.q.s. guvernatoret e nepeunesit e bakave te huaja kane rroga te majme po keshtu ta kete dhe Ardian Bullari e nepunesit e tij, sipas kesaj mendesie i bie, qe presidenti, keryeministri, ministrat e me rradhe te kene rrogat e presidenteve e kryeministrave te vendeve te BE. Ardiani e ka rrogen vjetore 90 milion leke te vjetra, pra 7.5 milion ne muaj, 3 HERE me te madhe se presidenti pa llogaritur perfitimet e paligjeshme….. Shpenzimet per udhetime e dieta dhe specializimet jashte shtetit jane, jashte cdo skandali te parashikuar. Guvernator me dhome gjumi me krevat DOPIO ne zyre se lodhet shume dhe e do per “relaks”. BSH ka ekip volejbolli per femra qe kane aktivitete vetem jashte shtetit, buxheti i ketij ekipi eshte i barabarte me buxhetin e 3 federatave ne Shqiperi te marra se bashku, si Volejbolli. Peshengritja dhe Atletika. Mbi te gjitha eshte medioker ne profesion dhe paaftesine e mbulon si bythelepires i cdo pushtetari te rradhes. Pas Saliut eshte nje ish Komunist qe ka milituar me devotshmeri ne rradhet e PPSH deri ne virin 1991 dhe e fshehu teseren e partise kur PPSH u kthye ne PS. Mostra dhe legeni Ardian ne komunizem ka ngrene me luge Floriri, ne demokraci lugen e Floririt e ka zbukuruar me Gure Diamanti. Do te jete turpi i Edit qe nje vend delikat dhe kyc sic eshte ky i Guvernatorit ti lihet akoma ta njollose A. Fullani, po ti behet auditin BSH Ardiani nuk del me nga Rep. Riedukimit Nr. 313. Eshte komplet toc, shikojini deftesene pjekurise dhe notat e diplomes nuk e kalon mesataren 5,6, dhe gjithmone vjeshtuk qe nga koha e gjimnazit Q. Stafa.