Parku i Liqenit Artificial në Tiranë “kafshohet” sërish. Denoncimi vjen nga deputeti Erion Braçe, i cili shprehet se vendimi për prerjen e të tjera pemëve në këtë zonë është marrë nga vetë kryeministri Berisha në maj. Pemë të tjera i hiqen “mushkërisë” së kryeqytetit pikërisht në afërsi të Korpusit, ku është parashikuar një zgjerim i ndërtesës.
“Po e kafshojnë përsëri Parkun e vetëm të Tiranës. Mu në zemër të tij. Në krah e pas Korpusit të Universitetit. Po e ben vetë Universiteti eeeej! Me leje të Sali edepzës Berishës. Ka firmosur në maj, mu në mes të fushatës. Pemët janë prerë, gërryerja e kodrinës vazhdon. Mund të shkoni ta vizitoni”, shprehet deputeti socialist në Facebook.
Kujt i ankohesh o Brace djali? Parku ka marre fund. Nga veri lindja u zgjerua rruga, e ne vend qe te hapesh krahu i majte, prisheshin 3-4 ndertime, u fut ne park.Pasojat ishin prerja e dhjetera pemve shekullore, shkurre e lendina te tjera shkuan ne betonimin e radhes. Nga jug perendimi metastaza e komunes se Farkes me firem e vule lejoi qindra ndertime shume kateshe aty buze liqenit e deri ne shpatet qe dikur i quanim kurora e Tiranes.Te Gjeologjiku e deri tek ish ambasada Fanceze ,u ngriten pallatet e Fratarit e te tjera betonime deri ne qiell. Brenda ne park u dha leje per ndertim lokalesh per Drerin dhe Ujkun, Dhelpren e Cakallin.Bile edhe Ambasada Turke mu ne palce te parkut do ndertohet, shih pllaken ne teneqene rrethuese!Perballe Filologjikut ngrihen pallate dhe lokale. Ne nje hapesire u prene pisha e peme te tjera, aty ne hyrjen e rruges, dhe ne vendin e e tyre shtrihet sa gjere gjate nje parking, ne pritje te fillimit te ndertimit te nje shumekateshi tjeter! E c’jane ato pemet pas Universitetit krahasuar me baterdine qe, vetem nje skaj permendem? Me te drejte nje qytetar keto dite bente apel ne gazeten DITA(Ju keni qene te zene me fushaten), qe te kerkojme disa stambollxhinje qe te vinin e te protestonin per parkun tone, mbasi te tyrin e mbrojten me gjoks e deri dhe me gjak!!.Lerini mjaullimat, po keni ndonje aksion, hajde na thuaj, sa s’kemi ikur ne plazh!
O BRAÇE! Kur behet per te zgjeru UNIVERSITETIN hallall. Por shihni se mos behet oer nonji pisnes se per Inxhinieri nuk e di se kujt do ti hyj ne pune. Se Rektori JORGO KAÇANI eshte vete Ing. Mekanik dhe duke mos pas Industri Mekanike nuk e di se kujt do ti hyje ne pune zgjerimi i Korpusit te Universitetit.
Jane bere shume student. Deri vone behet mesim se nuk ka klasa. Dhe per dy pemet qe u prene (me numerim kjo) me vjen keq, po me vjen keq edhe per djemte dhe vajzat qe rrine deri ne 8 te darkes. Me duket nje zgjidhje shume e mire. Shkoni vet dhe shikojeni.