“Shqiptarët jetojnë pranë pasurive natyrore, por nuk përfitojnë asgjë prej tyre. Shumica e shqiptarëve vetëm paguajnë, por nuk përfitojnë asgjë nga pasuritë e vendit”, tha sot në Kuvend deputeti socialist Erion Braçe. Duke iu drejtuar ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, Braçe kërkoi informacion në lidhje me bilancimin e privatizimit të aseteve shtetërore. Braçe u shpreh se qeveria ka zhveshur shqiptarët nga çdo interes kombëtar, duke dhënë koncesione vetëm për biznesmenë të huaj.
“Ligji ka përcaktuar garë e konkurrencë për koncesionet, por këta po japin edhe bonuse. BE e ka konstatuar si korruptive këtë praktikë. Kërkoj nga ministri i Ekonomisë një bilanc të koncesioneve dhe mënyrës si janë privatizuar pasuritë tona”, tha Braçe.
Ndërsa ministri Haxhinasto pranoi se ka probleme, por nuk mund të prishen kontratat, pa ndjekur hapat ligjorë.
“Natyrisht që ka probleme, por duhet të keni edhe kurajën se çfarë është bërë me to. Ka pasur edhe penalitete për heqjen e licencave. Ka dhe një numër tjetër masash që Ministria e Ekonomisë i ka iniciuar dhe vazhdon t’i iniciojë. Natyrisht që nuk mund të hidhemi direkt në prishjen e tyre, por do ndjekim hapat e ligjeve. Mund t’i çoni ankesat tuaja edhe për procedim ligjor, por ju lutem, mos spekuloni. Mos i dekurajoni investitorët e huaj me prishjen e koncesioneve që thoni, sepse i bëni dëm në radhë të parë qytetarëve, që i privoni nga punësimi”, tha Haxhinasto.
Ruka: Qeveria po tallet me jetën e qytetarëve të luginës së Vjosës
Deputeti socialist, Et’hem Ruka, tha në seancën e sotme se qeveria e ka harruar Tepelenën. Ruka tha se me firmosjen e marrëveshjeve koncesionare, qeveria është tallur me jetën e qytetarëve që banojnë në luginën e Vjosës.
“Ministria e ka bërë veshin të shurdhër dhe është tallur me qytetarët. Tepelena është një rreth i harruar. Tepelena për qeverinë nuk ekziston. Deputetët e atij qarku, ministra të qeverisë bëjnë veshin e shurdhër. Prodhimi bujqësor nuk zbret dot nga malet për t;u tregtuar. Qeveria juaj e ka dënuar Tepelenën. Shqetësimi i banorëve të luginës së Vjosës është i madh. Kaq të vështirë është të dërgohen zyrtarë për të mbledhur përfaqësues të komunitetit të kësaj zone. Qeveria shqiptare me marrëveshjet koncesionare është tallur me jetën e këtyre qytetarëve”, tha Ruka.
Brace po kjo qeveri nuk eshte e shqiptareve qe te pasuroje dhe mbroje interesat e tyre. Kjo eshte qeveri me shqiptare qe u sherbejne vetem vetes dhe te huajve. Respekt per ty dhe ndonje kolege qe ke te ngjashem ne PS.
NJe krimb tjeter i eshte afruar Berishes qe eshte gati te shese edhe bythen per te qene i nenshtruar e per tu bere deputet,Eno Bozdo.Qenie te peshtira!