Sipas thashethemeve më të fundit duket se Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të martohen këtë verë. Çifti ka 6 fëmijë dhe është fejuar në vitin 2012 por deri tani aktorët kanë qenë shumë të impenjuar për të organizuar një ceremoni të denjë. Pitt po merret me organizimin e pjesës muzikore të ceremonisë duke angazhuar grupin “Kings of Leon”.
Mendohet se ceremonia do të zhvillohet në një kështjellë në Francë dhe të dy do të bëjnë tatuazh datën e dasmës në të njëjtin vend të trupit.