Komisioni Hetimor Parlamentar për lëvizjet në Policinë e Shtetit ka vijuar edhe dje me seancat dëgjimore me ish-drejtuesit e uniformave blu, të cilët janë shkarkuar nga detyra muajt e fundit. Ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Arjan Hoxha, dhe ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Komisionit Hetimor, në lidhje me sjelljen e tyre gjatë kryerjes së detyrës dhe arsyet sepse ato ishin larguar. Breçani deklaroi se është shkarkuar për shkak të origjinës së tij nga Veriu dhe hakmarrjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Kam 21 vjet karrierë, kam luftuar me bandat e kriminelëve, kam disa certifikata mirënjohjeje dhe dekorata. Me deputetët e opozitës jam konfliktuar vetëm kur kanë shkelur ligjin, por asnjëherë nuk i kam fyer ata”, ka deklaruar Breçani. Ndërkohë në lidhje me një status të publikuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku sulmohej kryeministri Rama, ish-zv/Drejtori i Policisë së Tiranës tha se postimi nuk është bërë prej tij, por nga i biri 10 vjeç. Përmes mesazhit të postuar thuhej, “do ngrihemi, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!”. Ndërkohë, ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Arjan Hoxha, edhe njëherë hodhi poshtë pretendimet e ligjvënësve socialistë se kishte një listë notash të falsifikuar, ndërsa e cilësoi largimin nga puna si hakmarrje të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, për shkak të arrestimit të babait të tij të dyshuar për kontrabandë ilaçesh. Mbledhja e Komisionit është shoqëruar me batuta dhe akuza mes palëve, ndërsa një nga etiketimet e përdorura gjatë seancës për ish-punonjësit e policisë ishte ‘Tarzan’.
Dëshmia e Breçanit dhe replikat
Dëshmia e ish-zv/Drejtorit të Policisë së Tiranës Erzen Breçani është shoqëruar me debate në mbledhjen e Komisionit mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit ka akuzuar deputetët e mazhorancës se po i drejtohet me pyetje tendencioze, jashtë objektit të punës së Komisionit, ish-punonjësve të policisë. Deputetët e PS-së kanë pyetur Breçanin në lidhje me mënyrën sesi ka marrë emërimin dhe gradën në Policinë e Shtetit, duke ngritur dyshimet se ato nuk janë në përputhje me ligjin. Ndërsa deputeti Balla e ka pyetur ish-zv/Drejtorin e Policisë edhe mbi publikimin e një statusi në rrjetin social Facebook, për të cilën Breçani sqaroi se e ka shkruar i biri i tij 10 vjeç.
Replikat gjatë dëshmisë së Erzen Breçanit
Balla: Më rezulton se për gradën Kryekomisar, sipas ligjit, duhet të kishit tre vjet vjetërsi shërbimi nga grada paraardhëse, N/Komisar, ndërkohë që ju kishit vetëm një vit e gjysmë. Pra, kjo më rezulton në kundërshtim me ligjin. Cila është arsyeja e këtij gradimi? Keni pasur ndonjë meritë të veçantë?
Ristani: Ju sqaroj se objekt i Komisionit nuk është grada juaj, por motivacioni i heqjes nga puna. Ndaj, nëse nuk doni të përgjigjeni, mos u përgjigjni.
Breçani: Unë kam marrë një gradë ekuivalente me atë që kisha më parë, nisur nga vitet e punës që kam. Sipas të dhënave, unë jam ulur në gradë, nuk jam ngritur.
Balla: Ne do ta verifikojmë dokumentacionin. Ju keni qenë në hetim brenda Policisë së Shtetit për ushtrim dhune ndaj një operatori të tv “Top Channel” dhe administrator i këtij televizioni është ankuar për këtë. A jeni vënë në hetim nga organet e Policisë së Shtetit?
Ristani: Ju sqaroj edhe njëherë se kjo pyetje është jashtë objektit të hetimit.
Noka: Nuk ka përse t’i drejtoheni dëshmitarit, por deputetëve, që duhet të respektojnë axhendën dhe afatet.
Breçani: Kam një shkresë të cilën po jua lexoj.
Balla: E keni dhunuar apo jo dhe a jeni vënë nën hetim nga Policia e shtetit? Po apo jo?
Ristani: Mos bëni pyetje abuzive! Ndërpriteni këtu!
Balla: Z.Breçani, a mendoni se largimi juaj nga detyra është bërë mbi bazën e një urdhër-pezullimi për shkak se në median e shkruar është publikuar një lajm në 2 korrik 2013, sipas të cilit ju keni publikuar këtë mesazh drejtuar Kryeministrit të atëhershëm Berisha: “Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, Doktorr Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramën. Ta largojmë këtë Enver të dytë që dikur studenta të ’91 shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm. Do ngrihemi të tërë se bashku me rininë, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!” Dhe mbi bazën e kësaj ka nisur procedimi administrative. Mendoni që ka ndonjë lidhje këtu?
Breçani: Nuk besoj se ishte këtu motivacioni i shkarkimit, por në karrierën time profesionale 20-vjeçare, Drejtori i Përgjithshëm që është sot dhe të tjerë i dinë kontributet e mia për Policinë e Shtetit. Për arsye etike nuk mund t’i them, por ke këtu një njeri që i janë grisur rrobat nga plumbat e kriminelëve, duke luftuar me bandat. Nuk mund të më përmendësh mua Facebook, kur i ke të tëra mjetet që ta verifikosh atë facebook. Ai mesazh është bërë nga fëmija im 10 vjeç Jehon Breçani, në një kohë kur unë isha në detyrë. Pra, në karrierën time nuk kam asnjë masë disiplinore, madje as mirë, por vetëm “Shumë mirë” dhe “Shkëlqyeshëm”. Këto janë vlerësimet e punës për ju që më keni hequr si të paaftë, se nuk keni pasur dëshirë të punoni me mua.
Noka: A keni trajnime, vlerësime, certifikata etj., për punën tuaj?
Breçani: Po, kam shumë trajnime dhe dëshmi nga kualifikimet në vende të ndryshme të botës përfshirë edhe dekoratë nga Presidenti i Republikës. Konfliktet i kam pasur për shkak të origjinës sime dhe punës dhe këta i kthyen në konflikte personale dhe hakmarrje. Debatet nuk kanë qenë mirë të përgjithësoheshin nga ana politike. Dhe për mendimin tim në Policinë e Shtetit duhet të ketë dhe nga veriu dhe nga jugu, edhe të majtë edhe të djathtë. Largimi im ka ardhur për hakmarrje.
Ndreu: Z.Ristani, ju po përdorni dy standarde në pyetjen e dëshmitarëve, ndërkohë që ne duhet të pyesim dëshmitarët që njerëzit të dinë me kë kanë të bëjnë dhe ju nuk duhet t’i kufizoni pyetjet tona dhe të lejoni ato të deputetëve të opozitës.
Balla: A keni një biznes privat? Si psh. “Breçani Security”?
Breçani: Ju mund ta verifikoni vetë tani, unë nuk kam asnjë lidhje me të, por janë vëllezërit e mi, njerëz me arsim të lartë e të ndershëm, që punojnë e kanë hallet e tyre.
Balla: Z.Breçani, mos ia lini më celularin djalit!
Ristani: Kjo nuk ishte pyetje!
Breçani: Këtë celular unë e mbaja në shtëpi kur punoja dhe atë e merrnin në përdorim familja, fëmija. Më mori në qafë Facebook, thoni ju?!
* * *
Dëshmia e ish-shefit të Antikrimit ekonomik, Arjan Hoxha
Arjan Hoxha, ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, e cilësoi si të suksesshme punën e kryer nga sektori që drejtonte, duke përmendur sekuestrimin e 11 milionë euro asete. I pyetur nga deputeti Lutaj lidhur me arrestimin e gabuar të babait të ministrit Tahiri dhe përfundimin e operacionit, Hoxhaj u përgjigj “ju më hoqët nga detyra, s’di çbëhet me këtë çështje”. “Veprimet e mija në arrestimin e Bashkim Tahiri kanë qenë tërësisht ligjore. Të ligjshëm arrestimin e Bashkim Tahirit e ka vlerësuar dhe Gjykata e Tiranës. Por nuk e di çfarë po bëhet me këtë çështje në gjykatë”, tha më tej Hoxha. Sipas tij, lirimi i tij nga detyra dhe vartësve të tij nuk kanë asnjë bazë ligjore. “Lirimin e konsideroj si hakmarrje personale dhe politike. Për operacionin ku u arrestua babai i ministrit aktual janë liruar katër persona, ndërsa janë transferuar në detyra të tjera efektive të tjerë të njësisë së antikrimit ekonomik që drejtoja unë. Pra në total 8 efektive të njësisë ku unë punoja kanë pësuar lirime dhe transferime si rezultat i arrestimit të ligjshëm të babait të ministrit aktual, për kontrabande ilaçesh”, tha Hoxha. Në vijim ai shtoi “Saimir Tahiri më ka thënë pasi është arrestuar babai i tij së: Lutu që të mos fitojmë ne zgjedhjet”. Ai bëri me dije më tej se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i një partie. “Kam nisur karrierën policore në moshën 18 vjeçare”, është shprehur Hoxha.
Akti ekspertizës, Hoxha ka falsifikuar listën e notave
Ish-Shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës Arjan Hoxha ka fallsifikuar nënshkrimin e ish-Drejtorit të Akademisë së rendit Luan Veliqoti në një document shkollor. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit hetimor parlamentar nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili ka pohuar se Kuvendi do ti drejtohet organit të prokurorisë për të hetuar më tej këtë çështje. Balla ka pretenduar në komision se në bazë të aktit të verifikimit të vlefshmërisë të nënshkrimit në emër të Luan Veliqotit në dokumentin “listë-notash” të shtetasit Arjan Hoxha.
hadje karagjoz hajde me falni dhe nje here po cfare grade mban ne pilicin e shtetit ky klloun se u shkriva hahahaaaa djali 10 vjec qe i drejtohet liderit historik tamam histori per te qare
Unë them që fiks-fare të shkojë te shkolla e djalit të këtij pallës dhe të shohë shkallën e inteligjencës dhe mbarëvajtjen në shkollë.Me siguri do të jetë ndonjë analfabet që s’di të lidhë bashkë dy mendime.Fëmija pasqyron edukatën e prindërve, por ç’mund të presim nga një dru-me-pre tipik.
ja keta jane malokete injoranter qe na sollene demokracine shikoni cfare trimi tani sja mbane te thote ate qe tha ne fb e injorentere spiunere te serbite qe morete ne qfe nje toke te eter me pabesite tuaja tani do prisni kure tu vije radha te shkatroni nje kombe te tere me urdhere nga argita ne ditete qe vijne se ala do kete vdekure ndersa luli eshte loja tani hahahahah mjere ce gjeti kete toke nga injoranca
Po sa djale te zgjuar paske more police me kete i bie qe te gjitha barsaletat qe tregohen per policat te jene shume te verteta.Po na cudite more police sa mire e ditka historin ky djali jote 10 vjecare apo ka baben shume te zgjuar por cte besh kur ska drejtesi keshtu ngaterrohen gjerat.
@brecan degjenerata po ka kalamoj 10 vjec m ate ideollogji o malok brek mu.. ore robq.. edhe une cunn 10 vjec e kom po nuk ja ndien fare as nuk e dine dhe intereson cdo te thote propagande+thirrje politike,o kokrra e injorantit qe keni zbritur nga shpellat-kullat me frengji+malet si puna e asajt dhise me frena dore ,per juve edhe 1000 vjet te jete jeta nuk civilioheni kurre,,,dava plerash…
“Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, Doktorr Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramën. Ta largojmë këtë Enver të dytë që dikur studenta të ’91 shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm. Do ngrihemi të tërë se bashku me rininë, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët!” .
Eshte e pamundur që një 10 vjeçar te shkruaj një thirrje te tillë, pasi qofte në përmbatje ashtu edhe në drejtëshkrim me shenja pikesimi është pa asnje gabim përveç fjalës doktor me dy rr.
Shkarkimi nga puna i z.Breçani eshte mjaft i justifikueshëm, pasi ai si ushtarak ka shkelur ligjin dhe betimin për të mos qenë i politizuar.
Policia private e Breçanit, duke qenë ai ne krye te drejtorise se policise se shtetit në Tirane, ka perfituar ndjeshëm si bisnes në dëm të shoqërive të tjera. Madje ka përfituar aq shume (me tenderat e shtetit), sa “Breçani Security” konsiderohet si kompani e Berishës.
Edhe nese eshte e vertete kjo qe thote ky Brecani. Si mundet nje prind ta indoktrinoje femijen e vet 10 vjecar me politiken e eger ????? Si mundet valle.
Si mundet nje prind ta indoktrinoje femijen e tij 10 vjec me parimet krahinore dhe urrejtje per krahinat e tjra.
Ky femija 10 vjecar, i njeh edhe grevat e studenteve te vitit 1990, edhe xhaxhi Saliun heroin e tyre kombetar dhe krahinor, megjithese ka lindur 14 vjet mbas atyre ngjerjeve????? Hajde Brecan hajde.
poshte brecani dhe tere klani qe kane marre peng shqiperine me vrasje dhe hajdutllek
Burr pa burrni burr zonje burr dobiç e verremli burr i pa ngop me buke qe eshte rrit me zorre derrash e pulash ky delenxhi i saliut ky edepzes i poshterr ky hajdut e rrogoz tropojet ky pis e maskara qe ka rraf Gazetare te te gjithe mediave ky kapterr i poshterr.
e paska shkrru gjali po gjali jem e ka shkrue at ne fb
deklaron kapterri i tropojes nen drejtori i Policise Tiranes .Turpi i pa pame
Hej o horra o bapzitje e felliqt o qenefer e rrugaçerr o maskarenj
ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy ja u shkerrdhefte kina nanen e baben o zorraxhinj
qe ju vjen era Cjap 1000 metra larg ptyyyyyyyyyyyyy fare e keqe fare hajnash e plerash je ti dhe baba jot komunisti salih keni gjet ket qeveri ju se ju duhet te çoheni ne gopin e rraces se
felliqt qe jeni ju e shkrujti gjali jem gjali e pata lane telifonin ne shpaj or tej ptyyyyyyyyy horra
Kerkoni nga firma ndertuese Lura t,ju vere ne dispozicion filmimet qe ka me klanin Brecani si polici private qe bashkepunonte me ate shteteroren,te drejtuar nga ky kafsha.
Kur policet private te firmes Brecani rrihnin pronaret qe ishin ne konflikt me firmen Gener 2 te Bashkim Ulajt,vinte shpejt ne ndihme dhe ky i punesuari ne shtet.
Aaaaaa! bukur brecani! beme baba te te ngjas! kopil e bir kopili atehere. Keput qafen pizeveng e dallkauk!