SMS në DITA
Në 0689073730
Të dashur miq! Të paktën sot, vetëm një ditë, të mos shkruajmë për politikë, konflikte, demagogji etj etj. Pse? Sepse Shqipëria dhe veçanërisht brezi i viteve ‘60-‘90 ka humbur një artiste të madhe, Vaçe Zelën! Vaçja na ka thënë “lamtumirë”, ka ikur duke na lënë zërin e saj, këngët e saj të bukura e të mrekullueshme. Në atë kohë, kur bota jonë shqiptare ishte e vogël fizikisht, moralisht, e varfër materialisht, e ngurtë, hermetike, Vaçja e madhe me “Valsin e lumturisë”, “Lulebore”, “Mesnatë” e dhjetëra këngë të tjera (perla të vërteta të muzikës së lehtë), na zgjeronte kufijtë, na ngrinte moralin, na bënte të pasur shpirtërisht, na emociononte e kënaqte pafund! Kjo sepse ajo kishte talentin dhe magjinë që natyra ia ka falur artistëve të mëdhenj! Prehu në paqe Vaçe Zela! Me respekt, Th.N.
Vacia nuk ishte artiste vetem e brezit 60-90 por ishte dhe do ngelet nje artiste edhe per brezat qe do vijne dhe theme se veshtire qe dhe ne 2090 nje artiste e tille nuk do ti vije skenes shqipetare.