Policia britanike ka hetuar më shumë se 1400 persona ku përfshihen dhjetëra politikanë dhe të famshëm nga bota e televizionit dhe sportit, për abuzime seksuale me minorenë sipas medieve vendase. Në një nga kapitujt më të zinj të historisë së vendit, qindra persona publikë shfrytëzuan famën apo pozicionin e tyre për të abuzuar me fëmijët.
Sipas deklaratave të djeshme të Simon Baileyt, që drejton grupin e “Operation Hydrant”, një grup special që heton lidhjen mes operacioneve kundër abuzimit me minorenë që kanë ngjarë në vend, mes 1433 të dyshuar të identifikuar ka 76 politikanë, 43 përfaqësues të industrisë muzikore, 7 sportistë dhe 135 persona nga industria e televizionit. 216 prej të hetuarve kanë humbur jetën.
Nga të dyshuarit të paktën 666 kryen abuzime në institucione publike, si shkolla, qendra për fëmijë dhe institucione fetare. Në një shkollë në Rochdale (Anglinë Veriore) dyshohet se deputeti Cyril Smith, që ka vdekur në vitin 2010, ishte një nga autorët. Por rasti i këtij anëtari të klasës politike nuk është i izoluar. Marsin e shkuar qeveria u detyrua të shpallë një hetim në lidhje me pasivitetin apo mbulimin e një rrjeti pedofilie, që vepronte në korridoret e Westminster në vitet ’70- 80 të shekullit të shkuar.
Policia parashikon të marrë rreth 116 mijë raporte të rasteve të abuzimeve seksuale në 2015, një shtim prej 71 % që prej 2012-ës, sipas Baileyt. “Po shohim një shtim të paprecedentë në numrin e raporteve që po vijnë”, shtoi ai. “Nuk ka dyshim që rasti i Jimmy Savile ka pasur efekt”, shtoi agjenti duke iu referuar skandalit që përfshiu prezantuesin e famshëm të BBC që vdiq në 2011.
Përgjatë disa dekadave Savile abuzoi me pacientët e spitalit, mosha e të cilëve varionte nga 5 deri në 75 vjeç dhe madje dyshohet se ka abuzuar edhe me kufomat në morg. Në një nga operacionet e fundit, në korrik të 2014-ës, policia britanike arrestoi rreth 660 të dyshuar në një operacion gjigant që zgjati 6 muaj dhe në të cilin morën pjesë deri në 45 forca policore të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut. Më shumë se 400 fëmijë “janë shpëtuar”. Mes të arrestuarve janë mësues, doktorë, punonjës socialë dhe policë të dalë në pension, klerikë. Rastet janë hetuar nga viti 1970 deri më 2000. DITA
NDAJ KUJDES BYTHEN…..SHOKU
Dhe nga gomere si ti qe edhe ne lajme kaq delikate s’rrine pa bere karagjozin.