Një shqiptar i diagnostikuar me tumor në tru është arrestuar në një spital britanik nën akuzën për veprën penale: emigracion i paligjshëm.
Lorenc Hoxha duhet t’i nënshtrohej një operacioni në kokë ditën e martë, por që në fakt iu anulua për shkak se ekipi i spitalit njoftoi policinë për mungesën e dokumentave të emigrantit.
Sipas avokatëve të Hoxhës, djaloshi u transferua direkt nga reparti i kujdesit intensiv në një qeli policie i veshur me fustanin dhe pantoflat e spitalit.
Hoxha u diagnostikua me një tumor në tru në spitalin Mbretëresha Elizabeth të Gateshead, pas dhimbjeve në kokë.
Ai u shtrua në këtë spital si pacient i jashtëm më 1 qershor, u mbajt gjatë natës dhe iu pohua se do t’i nënshtrohej operacionit një ditë më pas.
Por përfaqësues të spitalit vendosën të njoftonin policinë pasi ai nuk kishte leje qëndrimi.
Sipas tyre e kryen këtë veprim pasi asnjë nga grupi i miqve që erdhën në repart nuk ishin të përgatitur që të merrnin Lorencin në shtëpitë e tyre.
Prezantuesi Si King i televizionit britanik “North East”, i cili ka disa miq shqiptarë, ka ofruar që të paguajë trajtimin.
“Është apo jo një emigrant i paligjshëm, kjo nuk është një shoqëri e civilizuar që lë një tjetër njeri të vdesë – tha ai.
Por policia e sheh rastin ndryshe “Me vendim të ekipit të mjekëve trajtimi nuk ishte urgjent dhe pacienti është i aftë të udhëtojë dhe të kërkojë të kryejë trajtimin në vendin e tij”, – tha një zëdhënës / DITA
*****…Ne kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk ,si munde te mos i jepet ndihma nje te semuri me tumor ne koke qe ditet I ka te numruara ?! turpe, kjo eshte marrzi dhe krim per kete raste gjykata nderkomtare e drejtave te njeriut duhet godase te gjobise rende shtetin anglez ,dhe ta mbaje mende qe jeta e njeriut eshte gjeja me e shtrenjte dhe jo ti trajtoi refugjatet si kafshe.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#
Ja dhe Europa raciste qe nxjerr koken sa here te mundet.
Ne Itali , kurre nuk do te ndodhte nje poshtersi e tille .
vertet ketyre pepinove (edhe pse italia nuk eshte vend i jetueshem nese krahasohet me vendte e tjera te ue) per keto gjera veshtire se mund tu thuash gje. jane si jane por po te kesh pak fat gjendet shpesh nje shenjtor qe duke shkelur ligjin te fut ne SSN dhe shpesh mbaron pune edhe per semundje kurat e te cilave kushtojne goxha kripur. rast konkret cuan njerin per opearcion ne zemer dhe pasi paten bredhur goxha shume ne fakt u gjet ky zoteria qe i tha me cfare ke ardhur me pasaporte? ti ke nje vit klandestin ketu dhe me kete pretekst e rregjistroi ne ssn dhe e operuan ne zemer, ndersa kasapet apo xherahet shqiptare se kaq arrijne, i thoshin qe e benin operacionin per goxha pare, vetem se s’garantonin a do ti mbante.
“Por policia e sheh rastin ndryshe “Me vendim të ekipit të mjekëve trajtimi nuk ishte urgjent dhe pacienti është i aftë të udhëtojë dhe të kërkojë të kryejë trajtimin në vendin e tij”, – tha një zëdhënës”
keta legena e dijne se ne vendin e ketij emigranti nuk behen operacione te tilla
Flisni sikur jetoni ne nje planet tjeter.Ne Shqiperi po nuk pate librezen shendetsore,flas per vet shqiptart,duhet te paguash qimet e kokes per tu vizituar.Sipas jush,kush duhet ta paguaj koston e shpenzimeve.A duhet zyrtarizue ato shpenzime.Nejse aq dini aq flisni.Kti djaloshit i uroj ta shpetoj Zoti e te behet mire.
po ata e kane me mire te shpetojne jeten e nje maceje ose qeni se sa te 1 shqiptari,,,,,,,,jane 50% raciste dhe 50% hipokrite anglezet,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!
ambasada angleze merrej me martesen qe bene ne ambasaden ne tirane dy meshkuj nga anglia dhe nuk kishin kohe ta ndihmonin kete djale per dekumentat,qe te tregohej humanizmi
mjeksor.njerezor,pastaj mbas sherimit le ta denonin sipas shkeljes se ligjit
jane sh standart keta, jane te afte per miresite dhe humanizmin me prekes e njekohesisht per cinizmin e barbarine me rrenqethese. sdq ky zoteria meqe paska avokat le ti hedhe ne gjyq keta kasape ndoshta dicka i japin, pasi edhe ne angli besoj se jeta dhe shendeti i njeriut duhet te jene me te rendesishem se sa ligji per emigracionin, po eshte edhe koha e tille se ka plasur nami i terrorizmit, dhe ne as namin se kemi te mire dhe as shteti s’kujdeset per te permirsuar imazhin tone. mjafton te shohesh falmurin e ambasades shqiptare ne vatikan ne rome qe duket si breke gjyshi a si cope e blere ne dyqan kinez. ose kujt i kujtohet rasti i atij djalit emigran klandesitn ne france qe kish fituar cmin si marangoz a mobilier dhe senati francez nuk e priti me pretekstin se qe ilegal. baballaret qe rrine ne paneton ne paris ne mos permbys disi ne brinje duhet te jene kthyer kur neperkembet ne kete menyre shpirti i nje minoreni qofte edhe klandestin.