Petrit Brokaj është një emër i njohur në qytetin e Vlorës. Shkak për këtë intervistë u bë deklarata e deputetit demokrat Edi Paloka ditët e fundit, ku ai akuzonte qeverinë se po emëron pjesëtarët e bandës së Zani Çaushit në polici. Duke qenë se e njeh mirë Adrian Liçajn, Brokaj tregon se cila është vërteta e sulmit kundër tij…
– Zoti Brokaj, ditët e fundit PD ku me anë të një fillmimi të vitit 1997, akuzonte qeverinë se po rekruton në polici anëtarët e bandës së Zani Çaushit. Ju e njihni Vlorën dhe vlonjatët. Si është e vërteta?
Po e dëgjova deklaratën e Palokës dhe u çudita dhe më erdhi neveri me atë shpifje. Duke e ndjerë në kurrizin tim e të vëllazërisë sime këtë luftë të ndyrë e antinjerëzore, doja të shpreh indinjatën time për këtë dukuri kaq të përdorur nga politika e sotme. Shkak u bë shpifja e fundit e deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka me komentin e një fragmenti filmik të vitit 1997.
Pra ju e quani shpifje këtë akuzë të Palokës?
Po, fund e krye shpifje. Kemi 23 vjet që po dëgjojmë lloj-lloj shpifjesh. Pas një shpifje del një tjetër e kështu shpifja zë shpifjen, derisa nga shpifja diçka të mbetet. Në qoftë se nuk e do një njeri dhe do që t’i bësh keq, shpif, sa më shumë shpif, se do të gjenden disa njerëz që do të të besojnë . Por edhe nëqoftëse nuk do të të besojnë, shpifja jote do t’i shërbejë atij që të ushtrojë ligësinë, të derdhë urrejte me sulme armiqësore politike, të ndërsejë për keq opinionin, dhe më tutje… që cmirëzinjtë të zgërdhihen dhe hipokritët të justifikojnë mosmirënjohjen.
Pse iu kthye Paloka dhe PD vitit ’97, pikërisht këto ditë?
Duke qënë se PD këto ditë u diskreditua nga shpifjet ndaj qeverisë socialiste për luftën kundër kriminalitetit, unë mendoj se i duhej një shkak tjetër që të vazhdonte mbjelljen e armiqësisë e hakmarrjes mes njerëzve. Për të dalë nga ky hall, u hodh në vitin më vetëdiskretitues, por edhe më të paharruar për popullin tonë, në vitin 1997, duke sajuar një fakt, që për idiotllëkun e tyre morën prej tij vetëm një segment.
Le të flasim më konkretisht: A e njihni Adrian Liçaj dhe si ka qenë qëndrimi i tij në vitin 1997?
Kur thashë më lart që viti 1997 është për popullin vit i paharruar, kam parasysh, se ai nuk harron asnjë çast e asnjë ngjarje të këtij viti. Edhe këtë moment që z. Paloka e hedh duke e ngjyer në helmin e shpifjes, e mban mend mirë. Në fakt, në atë kohë, ne nuk e dinim që Adrian Liçaj shërbente në polici. Ata që kanë qenë atje në atë moment, e kanë parë atë duke i kërkuar Zanit që të mos pengonte qarkullimin për në Vlorë. Kanë debatuar me njeri-tjetrin edhe me zë të lartë, fakt që është parë edhe në stacionet e huaja, ku filmi nuk është prerë dhe biseda është dëgjuar deri në fund. Dhe ishte ndërhyrja e Adrianit me ca shokë të tjerë, që rruga u hap. Rastësisht këtë ngjarje e kemi kujtuar me Frrok Çupin në shtëpinë tonë , kur ai kandidonte për deputet. Pohoj, se familja dhe fisi im në atë kohë mbështeste Frrokun, ndaj edhe ai është ndodhur disa herë tek ne.
Atëherë, pse sulmohet pikërisht Liçaj?
Është e vërtetë që më pas Adriani ka shërbyer në forcat e Rendit, por, që është po aq e vërtetë, se atë sot po e sulmojnë jo si “pjesëtar të bandës“, por si votues i së majtës. Kush e njeh Adrian Liçajn, qeshin dhe tallen me Edi Palokën, sepse e dinë shumë mirë që një djalë si ai nuk bëhet ushtar i asnjë bande, por po të donte, të tjerët mund të bëheshin ushtarë të tij.
Sidoqoftë Zani Çaushi në atë kohë ka patur ndikim të madh në Vlorë dhe nuk vepronte i vetëm, apo jo?
Unë them se shpifja nuk luftohet me shpifje. Duke ndjekur disa komente për shpifjen që hodhi Edi Paloka në tregun e propagandës pëdë-iste, neveris gjuhën e pistë që është përdorur nga disa, por dua të reagoj me njohjen time për personazhin që kanë gjetur që t´ia kundërvenë deputetit demokrat.
Në atë kohë takimet e Zanit me gazetarë të huaj kanë qënë të zakonshme dhe mund të them, se kanë qënë edhe këta që e legjendarizuan figurën e tij. Të huajt (gazetarët), madje paguanin që t’u organizoje një takim me Zanin. Edhe këta “komentatorë“, shfrytëzojnë këtë fragment filmik për t´iu kundërvenë Edi Palokës duke i thënë se “ushtarin e bandës së Zanit“, e keni në Parlament dhe është në koalicion me ju!… N.q.se do të gjykonim nga këto segmente filmike, mos do të thoshnim se edhe kryeministri italian, Romano Prodi, kur u pa me Zani Çaushin, ishte ushtar i tij ?!..
Intervistoi Xhevdet Shehu
Petrit Brokaj: ish sekretari i komitetit te partise se rrethit te Vlores, nje nga organizatoret e tragjedise vlonjate e shqiptare te vitit 1997, vellai i Sabit Brokes……
Vlonjatet e njohin Petritin jo ashtu siç e pershkruan artikullshkruesi anonim i DITA-s, por si njeri te klaneve dhe shetites atje ku ishte klani me i forte.
Tani e mora vesh qe paska perkrahur Frrok Çupin. Le te numerojme flamuret e ketij “njeriu te njohur e te respektuar ne qytetin e Vlores”:
PPSH, PD, PS, LSI, dhe perseri PS.
A i duhen Ed Rames keta lloj speciesh? Mendij se jo.
N.q.se PS ( nwnkupto balashwt e saj) dhe PD (nwnkupto kriminelwt e saj) tw kanw caktuar rolin e qwnit duke lehur nw favor tw Sali Berishws dhe Fatos Nanos, sipas kwtyre qw shkruan, dukesh qw qwnke mostra e duhur, por i zgwrdhaqur.
Po ta mbajti b… dil shkruaj hapur nw gazetw, se ka Saliu gazeta edhe pwr morracak si puna jote.
Ergysi
Tit Brokaj, o kriminel sa njerez ke shantazhuar dhe marre peng se bashku me fisin Petoshati, si eshte e mundur qe ky Lici, ish oficer krimesh i pushteti te Saliut bashkunonte me Frrok Cupin, dmth qe ishte i pabese. Une e di shume mire qe ky Lici ne vitet 1992-1997 ka qen kamikaz i Pd dhe ne zgjehdjet e vitit 1996 ka grabtiru votat e PS me kobure ne brez se bashku me gezim Zilen ish-kryetarin e bashkise Vlore. Ti Tit Komiteti, a mund te na thuash nse ku i gjete milionat qe hape biznese pas vitit 1997?, bashkje me fisin Brokaj, a te kujtohen skafet bashke me Zani Caushin?
O hale e nevojtoreve tw Vlorws qw cdo ditw qelb era kwtw qytet tw bukur. Dil me emrin twnd tw vwrtetw qw ta marrin vesh nw Vlorw se cilit padroni i shwrben dhe nw c´grazhdw kullot..
Nw 1997 Frrok Cupi ka qwnw hero i ditws nwpwrmjet gazetws ” Koha Jonw”, pwr shporrjen e kriminelit Sali Berisha, prandaj edhe Vlora e pranoi si kandidat pwr deputet.
O kwlysh i Sali kriminelit. Nga ty vetwm balashwt e PS-ws mund tw kwnaqen, a tw keqen…
ora 11°°
A ka kellqe Frrok Çupi te dale dhe te thote te verteten si deshmitar okular ?
Besoj se JO , se Saliu do ta fute shtat pash nen dhe.
Kur kujtoje Frrok Çupin nuk e di pse me vine parasysh sekuencat e filmit “KAPEDANI” ku i madhi Nikolin Xhoja ecte me qente e gjahut dhe theriste Rupi -Çupi.
Ashtu eshte katandisur dhe Frrok Çupi karshi Berishes, si zagaret e Nikolinit.
fatkeqesi e madhe per kombin tone qe kemi nje opozite kaq te dobet.besoj se me kete vazhdimesi shume shpejt do te kthehet nga parti ne nje shoqate familjare me 5 b…lepires nga mbrapa.
Derisa eshte njeri i perfolur per krime,kurrsesi PS nuk duhej ta aktivizonte.Si e veshtie te besohet se dikush ka pas guxim te negocioj me me Zani Caushin.Ky Brokaj edhe sikur te flas te verteten,nuk ja beson njeri.
Pse?
UKU
Po ky z, FRROK CUPI pse nuk deshmon dhe te thote versionin e tij? Te pozicionohet ose ne krahun e versionit te PD ose ne krahun e versionit te Policise , pse hesht? E verteta nuk mund te qendroje ne mes,te ktyre 2 varianteve pra ftohet ne valle dhe ai nga vete protagonistet . Nuk me pelqen kjo mungese prononcimi per te shperndare kte tym dhe pluhur!
Shume e bukur kjo : “N.q.se do të gjykonim nga këto segmente filmike, mos do të thoshnim se edhe kryeministri italian, Romano Prodi, kur u pa me Zani Çaushin, ishte ushtar i tij ?!..”
Keni pare ,dhe degjuar ,
se per cdo emerim qe ben pushteti i sotem ,pd del kundra ,i keni bere pyetje vetes perse!!! Sepse po merr specialiste te pregatitur, qe shteti te behet sa me pare ,kete nuk ja ka qefi partise demokratike , qe per fat te keq ,vetem emrin ka te tille.Filloi te njollose kabinetin e ri me figura te reja te pasterta te pa korruptuar se gjoja nuk paskan eksperience, por po shihet qarte se po punojne shume mire,duke llogaritur katrahuren qe la qeveria e djathte.
Zoti Brokaj, faleminderit per artikullin! Eshte detyre qytetare te deshmosh te verteten.Fatkeqesisht eshte bere plage e shoqerise tone qe ne strukemi te tregojme te verteten, por nxitojme te shpifim e te percjellim llafe e thashetheme krejt te pabaza per njeri-tjetrin. Duke nisur nga gjerat me banale, e deri tek shpifjet/llafet/thashethemet qe kane nje karakter shume te rende. E kete e ben qytetari me i thjeshte i shoqerise civile e deri tek perfaqesuesit e paturpshem te klases sone politike. Shoqeria jone nuk e ka problem ta etikoje nje njeri krejt pabaze si kriminel, hajdut, te pamoralshem, etj etj… Eshte e frikshme te degjosh se cfare thuhet e cfare shkruhet. Mendoj se media dhe klasa politike duhet te reflektojne, te behen te ndergjegjshem per pergjegjesit qe ata mbartin dhe te investojne me shume ne kodin e etikes.
Te perkrahje Frrok Cupin ne vitin 97 dhe gazeten KOHA JONE, ishte nder dhe kurajo qytetare.
Frrok Cupi dhe Koha, u kthyen ne simbolin kunder te keqes qe kish zaptuar vendin.
Prandaj me teper respect per ata qe luftuan dhe perballuan ate periudhe.
Autori I shkrimit mer persiper te ndricoje nje moment te asaj periudhe. Une e respektoj veprimin e tij. Ne shkrimin e bere nuk ka vlersim politik te Adrianit, por vetem sqarim per nje akuze ndaj tij.
Kush ka argumente pikerisht per ate per te cilen akuzohet eshte normale.
Por ne sapo dikush shpreh nje mendim(ne kete rast pa ofenduar dhe akuzuar) hidhemi dhe akuzojme pa asnje argument duke humbur llogjiken