Sabit Brokaj, në një analizë të lëvizjeve të fundit politike, thotë se pas koalicionit PS-LSI mund të ndodhet vetë Berisha. Në një intervistë për “Panoramën” Brokaj e cilëson aleancën PS-LSI një “lëvizje makiaveliste”, për të cilën mjeshtër është Sali Berisha dhe jo Edi Rama e Ilir Meta. Brokaj madje flet për mundësinë e realizimit të një skenari të ngjashëm me atë të Greqisë.
“Nuk është ndonjë çudi që pas gjashtë muajsh apo një viti, Berisha të fillojë protestat sepse nuk realizohet programi dhe më vonë të jetë Meta autori që të thotë se s’po dalim nga kriza, të krijojmë një qeverisje të përbashkët dhe të ndiqet rruga e Greqisë, e bashkëqeverisjes, ku PASOK nga vendi i parë që krijoi qeverinë dhe do shpëtonte Greqinë nga kriza, zbriti në vendin e katërt”.
Më tej, ai shton se PS nuk fiton nga ky koalicion më shumë se ç’do fitonte nëse do të kandidonte veçmas, pa LSI-në. Sipas tij, kjo lëvizje e beftë e Ramës çon vota te AK dhe FRD. Megjithatë, ai shprehet se e majta do t’i fitojë zgjedhjet, pasi njerëzit do të votojnë kundër Berishës, por jo për ëndrrën e së majtës.
Ke te drejte z.Sabit. Me vjen dhe mua keq per kete bashkepunim te pakuptimte PS+LSI, kur PS fitoren e kish te sigurte. E.Rama i dha mundesine I.Metes te riciklohet ne politike, ketij perfaqesuesi i Mafies Politike. Jame i zhgenjyer, dhe vota ime nuk shkon per I,Meten per rrjedhoje nuk votoj per PS. Si mua ka dhe shume te tjere. Ana e eret kesaj marreveshje eshte kandidimi per tre vende deputetesh ne listen e PS, apo kerkesa per te marre tre ministri te rendesishme dhe kryetarin e parlamentit. Marreveshja do ish e drejte qe LSI ne koalicion me PS dhe forcat e tjera politike te konkuronte e vetme., si ishte marreveshja me forcat e tjera politike. Nje qendrim i dyfishte i E.Rames me partite politike e kompromenton ate dhe nuk eshte me i besueshem me elektoratin. Votimet e 23 qershorit do vertetojne se sa drite-shkurter eshte treguar E.Rama.
Eshte shansi i fundit,për rrotacion partish qe duhen zhdukur!Si?Mjaft të implementohet menjehere pas 23 qershorit Italia me Levizjen 5 Yjet!Vdekja e ideologjive të vjetra qe vetem cuan kudo ne krizë e shkaterrim,detyre globale!Mos mbetemi si perhere mbrapa!Nuk ke ende mendim?Kliko:WWW.Ideologjia grillorama.it Neser edhe në shqip!Mjafton sot të kesh mendim se me partitë e vjetra që prodhuan krize,papunesi,dallime te sketerrshme jetese,korrupsion,gjer dhe vrasje qytetaresh,mhafton!Neser një hap më shumë!Eshte plotsisht e mundur të drejtojnë qytetaret e lirë,dhe jo partiakët harbuter!Sot vetem kliko:www.grillorama…
Ikni mër pirdhuni ju me këto propagandat, Italia po lulëzon tani, të shkojnë në zgjedhje të parakohshme e ta shohim si do të dalë ai Grillo.