Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Brokaj: Një telefonatë nga Athina rrëzoi rezolutën çame në 2004-n
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Brokaj: Një telefonatë nga Athina rrëzoi rezolutën çame në 2004-n
Aktualitet

Brokaj: Një telefonatë nga Athina rrëzoi rezolutën çame në 2004-n

anazapta
Published April 12, 2013
Share
SHARE

Ish-deputeti socialist, Sabit Brokaj, tregon në një intervistë për “Panoramën” situatën në të cilën është diskutuar dhe votuar  në vitin 2004 për rezolutën çame.

“Rezoluta ka qenë e përpiluar nga Partia e Ballit dhe është miratuar në konferencën me kryetarë të  grupeve parlamentare. Në momentin që do të hidhej rezoluta për votim në seancë, seanca u ndërpre dhe u zhvillua  një mbledhje e grupit parlamentar socialist. Aty u gjykua të mos votohej. Të gjitha grupet parlamentare ishin pro, prandaj edhe rezoluta arriti deri në seancën plenare sipas procedurës  parlamentare. Para se të shtrohej në seancë për diskutim, siç e thashë, u kërkua një pushim në mbledhjen e grupit dhe u tha se kjo rezolutë nuk do të trajtohej tani. Mua ma kërkuan dhe personalisht që të mos ngrihesha dhe të mos diskutoja pro rezolutës, ngaqë e dinin se unë  kisha një farë pavarësie në mendim dhe qëndrim. Jo PS, por individët e saj. Ata gjykuan se meqenëse unë kisha një ndjeshmëri ndaj Luftës Nacionalçlirimtare, do të kisha dhe  kompleksin pse rezoluta ishte hartuar dhe paraqitur nga Balli Kombëtar apo partizanët. Çështja ishte kardinale dhe me interes kombëtar”, shprehet Brokaj.

Më tej, Brokaj shprehet se “ndonjë telefonatë nga Athina” i kishte trazuar ujërat.

“E dija mendimin personal të Bamirit, por mesa dukej edhe atij i kishte rënë ndonjë telefonatë, siç i kishte rënë edhe PS-së. Është e sigurt që është punë  telefoni për PS-në. Edhe për PD-në  mendoj se ka qenë kështu, dhe këtë ma forcon fakti që për tetë  vjet PD nuk e risolli rezolutën  çame në Kuvend”, shton Brokaj, teksa thekson se në atë seancë ka munguar edhe Nano, edhe Berisha.

“Pa dyshim nga Athina, sepse është i vetmi vend që preket nga kjo çështje dhe Athina zyrtare e ka diktuar gjithmonë politikën shqiptare, sidomos për çështjen çame. Nuk  kanë pse politikanët shqiptarë të mos e pranojnë që në një situatë  të dobët që ka qenë  politika shqiptare dhe e kompromentuar, nëse duam, Athina  ia ka arritur që këtë çështje ta vendosë në hije dhe të mos e nxjerrë  asnjëherë  në dritën e diellit”.

anazapta April 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?