Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, shprehet skeptik për zgjedhjet e qershorit. Ai thotë se Berisha është kthyer në një mjeshtër të tmerrshëm të manipulimit. Në një intervistë të dhënë për A1TV, Brozi u shpreh se “është e tmerrshme se si prej 20 vjetësh nuk po bëjmë dot zgjedhje të lira, të vjen turp edhe kur flet në ambiente ndërkombëtare për këtë”.
Brozi thotë se shqiptarët duhet të votojnë për ndryshimin dhe jo ta presin atë nga ndërkombëtarët. “Mos prisni që Berisha të ndalohet nga ndërkombëtarët, është naivitet. Janë shqiptarët që duhet ta ndalojnë”, tha ai.
Brozi shprehet i zhgënjyer edhe nga OSBE-ja, e cila sipas tij nga arbitër është kthyer në lajkatare të qeverisë. “Fakti që demokracia në Shqipëri është në këtë gjendje nuk është ndonjë tregues pozitiv i punës së OSBE-së apo organizatave të tjera ndërkombëtare që më shumë kanë qenë lajkatarë të qeverisë sesa mbështetës të ndryshimeve demokratike”, tha Brozi.
E Drejte Zef Zotnia. I zoti e qet gomarin nga balta. Nderkombetaret qofshim me shnet n’ shpite e tyne. SALEHU duhehet permbyse jo vetem nga froni por edhe ne mentalietet sepse ka lene Sali izmin mbrapa. Plehu i tij asht shume i madh e kam frike se do na duhet shume kohe me e pastrue. Pershendetje miku im i mire.