Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Buffon: Me Conten, suksesi i garantuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Buffon: Me Conten, suksesi i garantuar
Sport

Buffon: Me Conten, suksesi i garantuar

redaktor
Published March 27, 2015
Share
SHARE

Antonio Conte garanton suksesin e Italisë. Për këtë është i bindur kapiteni i të kaltërve, Gianluiggi Buffon, i cili e vë theksin te disiplina e hekurt e 45-vjeçarit. “Mister ka dashur të lërë menjëherë shenjë në skuadër si nga pikëpamja taktike ashtu për sa i përket impenjimit. Të gjithë lojtarët e kombëtares i trajton në të njëjtën mënyrë dhe kjo po i jep frytet. Conte të mëson të djersitësh dhe se si t’i kalosh vështirësitë psikologjike. Ndikimin e tij u pa qartë te Juventusi dhe unë besoj kështu do të jetë edhe në kombëtare.”

Nën drejtimin e Contes, Italia ka arritur 5 fitore në 6 ndeshje. Në eliminatorët e Euro 2016 të kaltrit kryesojnë Grupin H në të njëjtën kuotë pikësh me Kroacinë, ndërsa sfida e ardhshme do të jetë me Bullgarinë në Sofie.

“Të luash me ekipet e Lindjes është gjithmonë e vështirë, sepse këto skuadra japin 120% kur kanë përballë Italinë. Në takime të tilla futbollistët lindorë kërkojnë të bien në sy, që të transferohen në kampionate më të rëndësishme. Bullgaria do të jetë një pengesë serioze, por nëse zbresim në fushë me sjelljen e duhur, mund të mposhtim çdo kundërshtar.”

Conte nuk ka grumbulluar për këtë transfertë për arsye fizike Pirlon dhe De Rossin, një mundësi e mirë kjo për të riun Verrati për ta bindur trajnerin se e meriton vendin e titullarit.

redaktor March 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?