Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vendi i keqkuptimeve dhe i faljes në shi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Vendi i keqkuptimeve dhe i faljes në shi
Analiza

Vendi i keqkuptimeve dhe i faljes në shi

editor
Published October 15, 2013
Share
SHARE

Dje në ditën e Bajramit, mediat përcollën faljen e besimtarëve në mes të Bulevardit. Kjo është një pamje për të ardhur keq. Pa pasur mundësi të mbështetem në statistika, logjika më thotë që numri i besimtarëve praktikantë duhet të jetë duke u shtuar, dhe për rrjedhojë, tempujt ekzistues mund të mos e përballojnë numrin e ri të atyre që do donin të falen si njerëz, e jo si lypsarë. Një zgjidhje për një Xhami të re është e nevojshme. Për fatin e e keq të besimtarëve, falja në shi u mbyll me një deklaratë politike të kryetarit të Bashkisë, Basha, i cili deklaroi se konflikti është mes KMSH e Qeverisë. Fare qartë, pa nëntekst, në një ditë të bekuar, ai tregoi se kush me kë e ka “gjakun” borxh. E tha, në Bulevardin e 21 janarit.

Bulevardi, si vendi i keqkuptimeve

Bulevardi është vendi ku bëhet show force. Për çudi, në shumicën e rasteve, njerëzit në Bulevard janë nxjerrë edhe me detyrim. Paradat e Enverit, , Neritan Ceka që largon njerëzit më 1991-n, 14 shtatori, greva e urisë e opozitës, 21 janari… Jemi mësuar që sheshi të interpretohet sipas qejfit. Më 28 janar, dikush tha ishin 6 mijë, dikush 300 mijë. Sheshet e Berishës ishin më plot se të opozitës deri para pak muajsh. Për t’u kthyer te falja në shesh, unë mendoj se kjo, jo medoemos i jep kauzës zë. Jemi mësuar të mos i besojmë dot as numrave, e as demostrimeve në atë shesh.

Fragile

Tomorrow’s rain, will wash these things away… thotë një këngë e vjetër. Para do kohësh një i ri, intelektual e besimtar praktikant, më shpjegoi se besimtarët dalin të falen në shesh edhe pse xhamitë janë bosh, për të treguar se janë shumë. Më pas, ma kanë konfirmuar dhe të tjerë. Nuk i citoj dot me emër, se janë biseda konfidenciale e nuk dua t’u shkaktoj probleme. Nuk kemi statistika, por, logjika më thotë që ka një ekzagjerim në nevojën për t’u falur në Bulevard. Ka nevojë për xhami, jo se “jemi shumë”, por, sepse në këtë qytet, edhe një njeri i vetëm ka të drejtë të ketë tempullin e vet.

 

Marrë nga Tarta T’Arta, rubrika e re e Ditës në print

editor October 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
21 Comments
  • Boenix says:
    October 16, 2013 at 1:47 am

    “jo se “jemi shumë”, por, sepse në këtë qytet, edhe një njeri i vetëm ka të drejtë të ketë tempullin e vet.”
    -Faleminderit!
    Tempulli im janë pemët, gjelbërimi dhe qetësia. Prandaj mos m’i prisni dhe thani ato.
    Gjithashtu thirrjet për falje, në vitin 2013, mund t’i bëni edhe me celularë.

    Reply
  • Misamaras says:
    October 16, 2013 at 5:18 am

    Falja ne bulevard eshte nje show ndaj politikes dhe presion qe KMSh ben . Selim Muca po perdor besimtaret si dele per perfitime personale. Besimtaret te falen ne Xhamira. Ata qe si nxe te shkojne ne shtepite e tyre. Po behet Tirana nje qytet i copetuar ku gjithsecili ben rremujen e vet.

    Reply
    • dilan says:
      October 20, 2013 at 4:04 am

      Po ku me u fal mer mjeshter. Ne kerkojme xhami sepse nuk kemi vend me u fal nuk na jepni. Dalim e falemi ne rruge nuk na lini. Pse se riktheni edhe njehere Enver Hoxhen e te biem rehate?!
      Hidhini nje sy ketij linkut, se ka sqaru disa gjera mire per kete pune.
      http://www.e-zani.com/2013/10/19/ata-qe-nuk-duan-xhamine-te-shkojne-te/

      Reply
    • dilan says:
      October 21, 2013 at 3:44 am

      Pse konsiderohet prezenca e disa qytetarëve shqiptarë në sheshet publike të vendit të tyre si demonstrim force e si kërcënim për të tjerët? Shqetësimi është tek një shoqëri që sheh të ndryshmen e bashkqytetarëve të vet si prezencë kërcënuese. Falja e Bajramit është celebrim i spiritualitetit të një bashkësie dhe ata që shohin në të muskuj krahësh të shpërvjelë tregojnë optikën e tyre të deformuar nga intoleranca dhe fobitë.
      http://www.e-zani.com/2013/10/20/vendi-vertete-keqkuptimeve/

      Reply
  • Realiteti says:
    October 16, 2013 at 6:43 am

    Ne lidhje me artikullin e sotem “vendi i keqkuptimeve dhe i faljeve ne shi” te bie ne sy orvajtja per te ligjeruar ndertimin e xhamive si te thuash ne cdo meter katrore te Tiranes. Argumentimi teper “logjik” se besimtaret jane aq te shumte sa xhamite boshe te Tiranes nuk kane se ku ti fusin, prandaj o burra te ndertojme sa me shume qe te jete e mundur, ne menyre qe bota myslimane perteje detit te shohe se jemi ne shqipetaret qe mbajme flamurin e “vellazerimit te myslimaneve” dhe jo ata ne Egjypt, A.Saudite, Katar etj.
    Me poshte vijohet per “gjakun” borxh ndermjet KMSH dhe Qeverise me bukur nuk ka se cfare te thuash. Shkurt nje rishikim ne rrjedhjen e ngjarjeve ne Turqi: R.Erdogan me partine e tije myslimane ne fillim te ardhjes ne fuqi deklaroi kudo ne vendet e Europes se nuk ka si qellim “nje myslimanizim te vendit”.Koha tregoi se partia e tije ne te gjitha drejtimet eshte agresive dhe e pa skrupullt per nenshtrim te shtetit ndaj fese. Ngjarjet ne Egjypt tregojne se cfare eshte nisur per dekada me fjale te bukura per “vellazerine myslime” do te perfundoje ne nje dete te pa fund kufomash dhe gjaku, terrori te projektuar nga njerezit e pa fajshem te “vellazerise myslimane”
    Te nderuar lexues mos lejoni te ju shesin per turma delesh qe ju shpien ne thertore. Politikanet ne vendin tone ne kete drejtim nuk jane gje tjeter vecese “suflere” qe fshihen prapa skenes ne menyre qe kur te plase bomba te thone ne nuk ishim ata qe e deshironim kete gjendje. Feja te qendroje ne kisha dhe xhamija. Shteti te beje ate qe duhet bere, te qeverise dhe jo te hiqet zvarre kundrejte atyre qe jane dhe do te jene “plehera” te njerezimit.

    Reply
    • qytetarja says:
      October 16, 2013 at 10:29 am

      nuk mendoj se autori ka ate qellim qe thoni ju; Ai ben nje vezhgim dhe per sa me takon, mendoj se guxon (dhe mire ben) kru thote se vete myslymanet e pranojne qe dalin ne shesh per te treguar se jane shume…per te radhur keq.. jam shume dakort me ju qe thoni se feja duhet te qendroje ne kisha e xhami…

      Reply
  • beni says:
    October 16, 2013 at 7:56 am

    Keta thon do integrohemi ne Europe???!!!
    Po pse keshtu integrohesh!
    Kjo menyre falje,ne mes te bulevardeve,tregon se keta kerkojn te demostrojne,se Myslimanizmi ne shqiperi ka shum e shum besimtare,qe per hir te se vertetes keta lloi besimtaresh jane vetem nje deshmi e reme e Islamit,kur pihet e defrehen me alkol?!
    A jane vertet Trashegimtare te islamit apo thjesht nje demostrim?

    Reply
  • VF - LP says:
    October 16, 2013 at 8:19 am

    Enver dil nga varri se Shqiptaret po i ha gomari!

    Reply
  • katarakti says:
    October 16, 2013 at 11:40 am

    Myslimanet te njejten gje kane filluar te bejne edhe ne mes te Parisit dhe qyteteve dhe kryeqyteteve te tjera europiane. Bllokojne qarkullimin me pretekstin se nuk i nxen xhamia! Duan te imponohen me hir apo me pahir. Ky eshte edhe shkaku kryesor, bashke me krizen, qe do te beje qe ekstremet e djathta te rivine ne pushtet ne Europe. Dhe atehere nje shkelm te mire te gjithe atyre qe zakonet dhe traditat e tyre duan t’i imponojne nje qyteterimi dhe kulture tjeter. Ne kete kuptim forcimi i identitetit fetar nder shqiptaret do te dobesoje identitetin kombetar. siç tha ai myftiu i Kosoves: – nje mysliman i mire nuk mund te kete shok e mik nje te krishter. Pra mund te kesh shok e mik nje afganas apo turk e arab, por jo nje shqiptar te krishtere! Keto mbeturina te Turqise rrezikojne ta kthejne edhe Shqiperine ne nje Bosnje te dyte ose Liban. Ky eshte rreziku qe vjen nga ata qe zaptojne bulevardin.

    Reply
  • Ali dems says:
    October 16, 2013 at 1:37 pm

    Nuk jam kunder fese myslymane,por bejme figure te keqe para Europes duke u falur ne sheshin kryesor.Gjithashtu edhe hoxhallaret le te bejne ritet e tyre fetare brenda xhamise,nuk ka aresye qe te kendojne me atoparlant ne arabisht. Kendej thoni qe meshat ne kishe te behen ne shqip dhe mire e keni, nga ana tjeter nuk shikoni qe ritet fetare te myslymaneve po behen arabishtt dhe kohet e fundit po lulezon nje degezim radikal te fese islame.
    Sidoqofte, nje myslyman eshte besimtar i mire kur nuk vret, nuk vjedh,kur nuk perdhunon etj.Ne vendin tone po behen me teper vrasje dhe prapsira se ne Iran e Pakistan.Atehere cvlere ka falja kur ketu na mbyti anarkia dhe vetegjyqesia.

    Reply
  • Gali says:
    October 16, 2013 at 1:47 pm

    dakord, po e pranojme per nje cast se besimtaret dalin kot ne shi diten e bajramit

    Po pse nuk kaloni te premteve tek xhamia e qendres e te shihni si falen njerezit ne rruge, se xhamia eshte mbushur. Pse nuk kaloni tek medreseja ti shihni si falen mbi plehra gjysma, se brenda eshte mbushur? Dilni tek rruga e kavajes e shihni si bllokohe trafiku, pse njerezit falen jashte se nuk i nxe xhamia.

    Te gjithe keta, e te tjere, jane ata qe dalin ne bulevard. Nuk xhami qe mund ti nxere njerezit kur vijne per feste

    Reply
    • beni says:
      October 16, 2013 at 2:46 pm

      Le te presin radhen, per tu falur njelloj si te krishteret?

      Reply
  • nick says:
    October 16, 2013 at 3:43 pm

    çdo shkak pjell pasojen,shkurt karma.Linden staticienet dhe llogaritaret e bulevardit,per pasoje u ndje nevoja e numrave,e mitingasheve.Filluan ti sjellin me autobuse,me furgona.Me vone kjo u be profesion,oragniziatoret e mitngjeve hartuan listat,shpikja me e fundit qe vertetonte prezencen ishte fotoja me celular.Neser do shpiken metoda me te rafinuara,bulevardi duhet zgjeruar per te pritur mitingashe shetites.Veshtire qe Berisha te heqe dore nga shpikja e tij origjinale,mitingjet.Sheshi Skenderbej eshte nevoja te behet si stadium i mbyllur,qe te behen mitingje non stop,edhe kur bie shi.Ndersa per kontrovers,thjesht sa per pickim,sadoqe une si person nuk i pelqej pushtimet e bulevardit,desha te kujtoj se San Pietro mbushet çdo te djele me qindra mije besimtare.Nese San Pietro dhe e bekuara Capella Sistina mbushen perdite me mijera vizitore per te kqyrur objektet e artit,te djelave shkojne per meshe publike.Ndoshta edhe ata per te rivalizuar kureshtine e staticieneve.Gjykoj se”tutto il mondo è paese”,siç thone italianet.Gjithe bota ka te njejtin zakon,te mblidhet,te duket.Ne vetvete grumbullimi ka fuqi magjike.

    Reply
  • Mimoza says:
    October 16, 2013 at 3:46 pm

    Nuk di te them se a bejne kot, apo nuk kane ku te falEn, por eshte e drejtA E TYRE TE NDERTOJNE NJE XHAMI NE QENDER, NE TOKEN E TYRE. AJO QE KANE ESHTE SHUME E VOGEL. NE QENDER KOMUNIZMI KA PRISHUR SHUME XHAMI , NJERA KA QENE TE USHTARI I PANJOHUR, Tani te ndertojne ne token e tyre, ashtu si u ndertua katedralja katolike mbas HOTEL DAJTIT dhe kisha gjigante ne mes te ndertesAVE QEVERITARE, NE TOKE TE SHTETIT. kUR U PRISH KISHA TE 15 KATESHI, SHTETI UA NDERTOI KARSHI MIHAL DURIT, NE RRUGEN E KAVAJES, PASTAJ KUR HOQI FENE UA MORI DHE UA KTHEU PRAPE ME 1992. KISHA E MADHE ESHTE SHTESE DHE MIRE BENE, POR EDHE KOMUNITETI MYSLIMAN E KA KETE TE DREJTE. PSE NUK U NGRITEN AMBIENTALISTET QE TE MOS NGERIHEJ ATY KISHA, PO TE NGRIHEJ PAS 15 KATESHIT DHE TE PAGUHESHIN ATO SHTEPI QE JANE ATY. NE TOKEN KU U NGRIT KISHA E MADHE MUND TE ISHTE NGRITUR AKADEMIA E SHKENCAVE PER QIRANE E SE CILES SHTETI PAGUAN SHUME CDO MUAJ. DHE NJE GJE QE NUK NDODH NE ASNJE VEND TE BOTES, NE MES TE INSTITUCIONEVE QEVERITARE, NGJITUR ME SHTABIN E PERGJITHSHEM NGRIHET NJE OBJEKT KULTI. NEJSE POR EDHE XHAMIA DUHET TE NGRIHET, QE TE TRE FETE TE JENE TE BARABARTA.

    Reply
    • enea says:
      October 16, 2013 at 4:59 pm

      Eshte dritheruese ne mes te Tiranes, ne oren 4-5 te degjohet cd e hoxhes duke kenduar.

      Reply
  • Ali dems says:
    October 16, 2013 at 3:48 pm

    Beni ka te drejte.Diten e Pashkeve ne kishe kryen rritet fetare, me radhe gjate gjithe dites.
    Mos duhet ta mbushim vendin me xhamira. Kete e kemi mangut. Besimtar i mire z.Gali je kur nuk ben krime, kur nuk vjedh e perdhunon. Shqiperia eshte vendi me anarkik ne bote, ku njeriu nuk vlen as nje grosh. Per nje ferkim makine te vret tjetri. Edukoni femijte qe te jene qytetare te mire qe te mos bejne prapsira dhe pak rendesi ka se ne se shkon ne xhami apo nuk shkon.

    Reply
  • drini says:
    October 16, 2013 at 4:52 pm

    ”…..falen në shesh edhe pse xhamitë janë bosh”, kjo eshte e verteta. Demonstrim force ne neo otomanizmin qe po mbulon Shqiperine (+ Kosove dhe Maqedoni)?

    Reply
  • enea says:
    October 16, 2013 at 4:58 pm

    Gjeja me e goditur ne kete artikull eshte fytyra e frikesuar e femijes.
    Besoj se e keni te qarte dicituren tashme.

    Per te ardhur keq………….

    Reply
  • ou says:
    October 16, 2013 at 10:43 pm

    Po ça thu më Kolo? Po kushdo që t’ka thon që i nxejn xhamiat të ka rrejt mor burr? Po Tirana ka xhami copë 5 mor burr, dil iher në mjes e numëroi sa njerëz janë dhe llogarite a ka xhami që i nxen? Po edhe po të bohet xhamia e madhe, prap do jenë më shumë besimtarë sesa ka xhamia mër zotni.

    Pastaj se krerkët e institucioneve të fesë janë njerëz të dyshimtë e të përfshirë me parti, ky nuk është faji i njerzve mor Kolo. Po mos i jepni zë paragjykimeve duke citu anonimë për të vërtetu paragjikimin mër Kolo, se nuk është serioze dhe nuk ju nderon.

    Reply
  • Fredi says:
    October 18, 2013 at 5:35 am

    Cukali paragjykues si gjithmone. Nuk eshte e veshtire te verifikohet ajo qe ju kane thene miqt tuaj “intelektual dhe praktikant”. Ju si gazetar ate qe shkruani mund ta konstatoni vete nje dite te premte se nuk eshte nevoje te shkoni si reporter ne Afganistan por mjafton nje xhiro ne oren e faljes neper 2/3 xhami cfardo te Tiranes. Ky eshte profesionalizem jo me thane e te thashe… Pasi ta kesh kryer detyren ndaj profesionit atehere beji llogarite dhe na trego nese dalin me pahir mijera njerez duke u falur ne bulevard apo thjesht i kane lene trute e kokes…

    Reply
  • Pingback: Vendi i Vërtetë i Keqkuptimeve. - E-Zani i Nalte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?