Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bullgari-Rumani, interkonjeksioni i rrjetit të gazit, funksional në qershor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Bullgari-Rumani, interkonjeksioni i rrjetit të gazit, funksional në qershor
Ekonomi

Bullgari-Rumani, interkonjeksioni i rrjetit të gazit, funksional në qershor

anazapta
Published April 14, 2014
Share
SHARE

Duke folur në një konferencë mbi gazin natyror, Stoynev pohoi se vonesa ishte shkaktuar nga një “kolaps” i tokës poshtë lumit Danub, duke shtuar se problemi është trajtuar. Ai shpjegoi se Bullgaria nuk do të mund të sigurojë furnizimet me gaz përmes këtij tubacioni, për shkak se Rumania nuk ka arritur ende të ndërtojë një stacion kompresor. Stoynev, sikundër citohet nga “dnes.bg”, nënvizoi rëndësinë e ndërlidhjeve të rrjetit të gazit për diversifikimin e furnizimit me gaz, duke shtuar se Bullgaria është ende e papërgatitur për një përsëritje të krizës së gazit të vitit 2009. Ministri i Energjisë së Bullgarisë informoi se ka pasur një vonesë nga ana e Greqisë në zbatimin e interkonjeksionit të rrjetit të gazit të planifikuar për të lidhur Bullgarinë me shpërndarësin e gazit në “Baumgarten”, Austri. Ai kujtoi se Bullgaria kishte siguruar fonde të BE-së rreth këtij projekti të interkonjeksionit të rrjetit të gazit, duke shtuar se Bullgaria e kishte njoftuar Komisionin Europian në lidhje me vonesën. Stoynev informoi se kohët e fundit është nënshkruar një memorandum për bashkëpunim në ndërtimin e interkonjeksionit të rrjetit të gazit Bullgari-Turqi, duke shtuar se Turqia kishte dhënë aprovimin e saj politik për përfundimin e tij pas një vonese prej gjashtë vjetësh. Stoynev nuk bëri të ditura detaje rreth parametrave të këtij projekti të interkonjeksionit të rrjetit të gazit, por shpjegoi se memorandumi parashikonte mundësinë që grupet e ekspertëve teknikë të dy vendeve të punonin në këtë projekt, në mënyrë që ai të mund të përfundojë deri në vitin 2016. “Turqia nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që cisternat e LNG (gaz i lëngshëm natyror) të kalojnë nëpër Bosfor”, – komentoi ai, duke shtuar se për sa u përket furnizimeve LNG nga Algjeria, të gjitha fushat e zhvilluara të gazit janë ezauruar dhe Bullgarisë do t’i duhej të bënte investime në një fushë të re gazi, në mënyrë që të siguronte transportin e LNG nga atje.

 

anazapta April 14, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?