Autorët e mozaikut të Muzeut Kombëtar thonë se nuk janë kontaktuar asnjëherë nga ministri Bumçi në lidhje me shkatërrimin e veprës që mbulon fasadën e muzeut.
Në lidhje me deklaratën e Bumçit, i cili është shprehur se i ka kontaktuar autorët dhe se nuk mund të bëhet asgjë për ta mirëmbajtur mozaikun, pasi është ndërtuar gabim që në fillim, Amastas Konstandini dhe Aleksandër Filipi thonë se nuk ka pasur asnjë interesim të ministrit në adresë të tyre.
“Mua s’më kanë kontaktuar dhe s’kanë bërë asgjë për ta shpëtuar. Mbase s’më kanë pyetur se unë nuk jetoj në Republikën e Tiranës, jam artist periferie”, është shprehur për GSH Anastas Konstandini. Ai thotë se Bumçi po përpiqet ta lërë veprën të degradojë me qëllim. “Deklarata e tij është vetëm një justifikim për ta lënë veprën të degradojë. S’është kompetencë e ministrit të flasë për anën teknike të tij, s’ka haber nga kjo anë. Le t’i lërë ornamentet e të ruajë trashëgiminë. Kjo është trashëgimia do apo nuk do ministri, i pëlqen apo jo atij. Të më ndjeni, por jam i nervozuar. Ata po e lënë të bjerë përtokë”, thotë ai.
“Askush s’më ka pyetur se si mund të shpëtohet dhe askujt nuk i ka thënë se nuk mund të shpëtohet”, thotë edhe Aleksandër Filipi.
Po ku di ky idjot se çfarë është trazhgimni kulturore
KY KA MARRE URDHER QE TE MOS MBETET ASGJE NGA DORA E POPULLIT NE SHEKUJ DHE PER KETE ESHTE PAGUAR MIRE ;POR I UROJ QE PO KESHTU E MARRTE NGA JETA
Per kete ju paska zene halli ju o te ngrate .Mozaik i bukur shume gra e vajza te veshura me rroba usharake me pushke ne dore duke mbrojtur Atdheun nga imperialistet dhe revizionistet Amerikane.Pune komunistesh
Ai Bumqi, se keshtu ia thone nga fshati i naltmadhnise, te mos flase budallalleqe te natyres qe nuk mund te rikonstruktohet nje mozaik i bere vetem 30 vjet me pare, kur arkeologet arrijne te sjellin ne jete mozaike te nderuar mijera vjet me pare dhe te demtuar shume madje. Problemi qendron te talebanizmi i Bumqit dhe i te gjithe bumqireve qe po e perdhisosin gjithcka ne kete vend.