Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan dha masën e sigurisë së arrestit me burg për Eno Eshi 34 vjeç me banim në fshatin Buqëz Elbasan pasi ndaj tij rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura brenda gjinisë. Prokurori i çështjes Kreshnik ajazi u shpreh në seancë gjyqësore se ekzistojnë prova që implikojnë të pandehurin për këtë vepër penale.
Autori nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur se gjithçka është shpifje dhe se denoncimi është bërë për të denigruar personin e tij për arsye të inateve personale. Por pasi ka dëgjuar palët, gjyqtari Sulejman Kurti dha dhënë për Eno Eshin masën e sigurisë së arrestit me burg. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Selanik të Greqisë. Sipas burimeve policore 34 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për grabitje.