Vijon edhe shtunën protesta e shoferëve furgonëve taksi në qytetet e Elbasanit, Korçës, Burreli.
Sipas tyre po favorizohen shoqëritë e autobusëve, prandaj ata do vazhdojnë të protestojnë deri në zgjidhjen e kësaj situate. “Kjo është luftë për mbijetesë, ne nuk ndalemi do i shkojmë deri në fund, do vazhdojmë të dalim në rrugë”, shprehen ata. Ndërsa shoferët e Burrelit kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës. “Do marrim leje në polici për këtë protestë”, thonë ata.