Kandidati socialist për deputet dhe këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës tregon për programin ekonomik të PS-së për qeverisjen e pas 23 qershorit
Erion Habilaj
Sali Berisha po lë pas një “tokë” të djegur në financa dhe rrënim të plotë ekonomik. Varfëri, papunësi, korrupsion, padrejtësi, pushtet i zaptuar dhe terror. Kurse kryebashkiaku i zgjedhur me procedurë, nuk di asgjë tjetër përveçse të qeshë. Ky është mendimi i kandidatit për deputet të skuadrës së Rilindjes për Tiranën, Ervin Bushati, i cili në intervistën e mëposhtme shpjegon se tashmë PD-ja është e rrënuar plotësisht ashtu siç ka rrënuar ekonomikisht edhe Shqipërinë. “Por Partia Socialiste ka aftësinë dhe përvojën për ta ringritur vendin nga gremina ku e ka futur Berisha”, thotë Bushati.
Po mbuloni një zonë historikisht të djathtë në Tiranë. Si po shkon fushata në njësinë bashkiake nr. 8?
Shpesh gjërat mitifikohen. Ju vetë thoni që është një zonë historikisht e djathtë, por dhe historitë marrin kthesa të ndryshme me kalimin e kohës. Ashtu si gjithë Tirana, edhe njësia nr. 8 vuan keqmenaxhimin dhe neglizhencën e administratorit të pazotë në Bashkinë e Tiranës. Lulzimi di të buzëqeshë, por nuk di të punojë.
Qytetarët sot janë të zhgënjyer nga partia në pushtet dhe këtë e ndjejmë në takimet e përditshme me banorë apo biznese të zonës. Njerëz të dëshpëruar që tregojnë zhgënjimet që kanë pësuar nga premtimet boshe dhe të parealizuara përgjatë 8 viteve në pushtet. Njerëz të papunë, biznese të falimentuara nga taksat e larta, sistem shëndetësor i korruptuar etj. Të gjitha këto bëjnë që njerëzit të kthejnë kokën nga e ardhmja dhe ta shohin Rilindjen si të vetmen mundësi për të shpëtuar nga këto pengesa të cilat janë bërë të pakapërcyeshme.
Si sekretar ekonomik i PS-së, qeveria aktuale duket se dhe ato pak para që i kanë mbetur, po i shpenzon për këtë fushatë elektorale. Nëse fitoni pushtetin, mendoni se do të keni vështirësi teksa gjeni një tokë të djegur?
Berisha është mësuar ta shpjerë vendin drejt greminës shoqërore dhe ekonomike, si në vitin e mbrapshtë 1997. Familjet shqiptare dhe sot dridhen nga makthi berishian i këtij viti të frikshëm, që duan ta fshijnë nga kujtesa. Partia Socialiste ka aftësinë dhe përvojën e duhur nga e kaluara që ta shpëtojë Shqipërinë nga gremin, dhe këtë do duhet ta bëjmë përsëri, duke shpëtuar ekonominë familjare të qytetarëve.
Një strukturë administrative dhe vendimmarrëse e shëndetshme mund të përballojë arkat bosh që do lërë pas qeveria Berisha. Resurset natyrore të Shqipërisë janë të mrekullueshme e të pashfrytëzuara, bujqësia është e katandisur si mos më keq, bizneset e vogla dhe pagat e punonjësve tkurren nga taksa e sheshtë, turizmi që duhet të ishte një nga burimet tona kryesore është i keqmenaxhuar. Mesa duket edhe qytetarët e kanë të qartë se ç’po ndodh me financat e vendit tonë dhe me paratë e tyre.
Ajo që dua të theksoj është që kjo është sfida e madhe e Rilindjes Shqiptare: të shohim nga e ardhmja drejt lulëzimit ekonomik, politik. Është Partia Socialiste që do ta lulëzojë këtë tokë të djegur. Qytetarët e logjikshëm të Shqipërisë sot po shohin se si po perëndon koha e PD-së; si po perëndon pushteti qendror dhe ai lokal i mazhorancës, ashtu si po degjeneron morali qeverisës i PD-së në sytë e elektoratit.
Zoti Bushati, ju jeni dhe këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Keni ndonjë koment me faktin se kryetari Basha ju ka hequr të drejtën të futeni në zyrën e Këshillit duke ndryshuar edhe bravat e derës?
Pozitat e Partisë Demokratike po perëndojnë. Në pozitat e sotme, Partia Demokratike me aleatët e saj ka 23 anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe Partia Socialiste me aleatët e saj ka 32 anëtarë në Këshillin Bashkiak. Politikisht do të thotë se votat që qytetarët dhanë më 8 maj po rikthehen në vendin e duhur, me gjithë makinerinë e ngritur nga shteti, makinerinë e përbaltjes, dhunës e votës së vjedhur. Të gjithë të majtët po kuptojnë se votat e tyre janë vjedhur dhe se ky bashkim i ri po jep frytet e veta.
Basha premtoi se s’do të përfshihej në fushatën politike, e megjithatë sot e gjithë administrata bashkiake është në fushatë. Ju si këshilltarë të opozitës, pse s’keni reaguar për këtë?
Mendoj se reagimi më i mirë është reagimi i qytetarëve shqiptarë. Ata sot janë të vetëdijshëm se sa besnike ndaj premtimeve është partia në pushtet… Për sa i përket nënkryetares së Bashkisë dhe postit të saj, mendoj se askush nuk mund të jetë në një post publik dhe njëherazi të kandidojë si deputet. Por kjo tregon qartazi se “ngopja” e pushtetit të sotëm s’ka kufi. Ata kërkojnë të hanë në kurriz të popullit, por kësaj qeverie po i vjen fundi. Populli tashmë ka kuptuar sesi kjo qeveri operon në kurriz të tyre dhe do jetë vetë populli që do të ndëshkojë me votë në 23 qershor.
Zoti Bushati, jeni i kënaqur me pozicionin që ndodheni në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës?
Kur je pjesë e një skuadre, nuk ka rëndësi pozicionimi rendor, sepse gjithsecili ka vendin e vet dhe kontributi i gjithsecilit dhe të gjithëve së bashku bën që skuadra të fitojë. Unë jam i kënaqur që në këtë moment historik për të gjithë shqiptarët, e këtu jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak, jam pjesë e kësaj skuadre që më 23 Qershor do të kthejë një faqe të historisë e do të sjellë rilindjen e shpresës e të lirisë së shqiptarëve.
E besoni vërtet formulën që ka propozuar kreu i PS-së Rama, se ministrat që do dalin nga radhët e deputetëve, do të detyrohen të lënë mandatin?
Z. Rama është shprehur se ministrat do të zgjidhen mes deputetëve, por me marrjen e mandatit të ministrit do të heqin dorë nga mandati i deputetit. Në fakt, kjo është një risi që i jep mundësi parlamentit të merret më konkretisht me përfaqësimin e popullit dhe ndan ekzekutivin nga politika duke krijuar një ekuilibër dhe hapësirë më të madhe në kontrollin parlamentar. Nëse kërkojmë reformim, atëherë do të reformohet çdo strukturë e nevojshme dhe në këtë mënyrë rritet transparenca para opinionit shoqëror. Nëse duam ndryshim, atëherë ndryshimi duhet të fillojë nga institucionet.
po patjeter qe basha vetem te qesh di , sepse krahet po ja mban mire e mire sali berisha , ky hajdut i cili na na zen perposht duke vjedhur votat tona , keto te dy basha+saliu bejn 2shen me mashtruese politikane 🙂
berisha dhe zagaret e tij qe i lepihen nga mbrapa e dogjen dhe e cuan kete vend ne rrenim.nuk eshte kjo demokracia qe donim.me mire te kishim ndenjur ne komunizem sesa ne kete lloj demokracie.berisha do ti shlyej te gjitha keto qe ka bere nje me nje.
Ska gje se edhe bashes do tia heqim buzeqeshjen pas 23 qeshorit.
Sala ka bere te njejten gje edhe ne 96′ shkaterron gjithcka dhe pret qe PS te fitoje dhe ta ndertoje perseri Shqiperine. Sala ka humbur zgjedhjet qe nga dita e pare kur kerkoi mandatin e trete, fitorja do jete e PS. Populli do RILINDJE.
Njerezit jane masivisht te deshperuar.me kete shtet nuk ka te ardhme.
Tirana eshte bere nje koas i vertete,punime te vogla qe kane muaj e muaj qe kane nisur e lihen pezull.Jane vertet punime??
Basha do kishte pasu shume me shume sukses nese do e perdoorte sharmin per sfilata bashkia ka nevoje per dike qe di te punoje,jo per kukullenn e berishes qe po shkaterron tiranen e bukur qe la edi rama
Basha eshte nje qenie shume e dobishme per pseudokryeministrin Berisha sepse se bashku me ata njerezit e tjere te shpifur qe kane mbas vetes po i bejne te gjitha pislliqet bashke duke harruar qe populli po vdes per buken e gojes.nuk kemi me nevoje per nje lider te tille.eshte turp qe ne 2013 te kemi akoma nje kryekriminel si berisha.
berisha e coi drejt rrenimit kete vend.i mbushi xhepat e veta dhe ketyre plehrave qe ka ngjitur.zapoti gjithe vendet dhe i ndau ato midis femijeve te vet.te gjitha keto jane bere ne kurriz te popullit.vetemmashtrojne dhe genjejne se nje dite do te behet me mire.po me mire do behet vetem per ta sepse i kane mbushur xhepat e tyre e populli i shkrete as buke me djath nuk ka te haje.ja pra qeveria e berishes.
basha dhe saliu dyshja perfekte e ndjekur nga mediu dhe historia e tij e suksesit gerdeci me bashkpuntor zenin djalin e saliut dhe ridvanin hajdutin e madh e krizes ekonomike ne shqiperi, ja kjo eshte qeveria jone ne ikje njerer te etur per pushtete
doni hajdut mbani berishen,doni te rrime ne vend numero mbani berishen, doni te mos te shohim intergrim sic thote ai mbani berishen, doni qe te mos na doje me asnjeri mbasi berishen.mashtrimet dhe genjeshtrat e tij nuk kane te sosur.mos e hani presionin e berishes se asgje nuk ka ctju bej.
berisha duhet te qerrohet njehere e mire nga ky vend.ai do te mbahet me mend gjate ne historine e qeverisjes nepermjet mashtrimeve,korrupsionit,nepermjet dhunes psikike dhe presionit per marrjen e votave te popullit.ai shfrytezon popullin per te perfituar sa me shume vete dhe familja e tij.e ka lene popullin me giosht ne goje.eshte nje njeri qe duhet zhdukur njehere e mire sepse eshte e keqja me e madhe qe na kane zene ndonjehere syte.
Berisha ka vetem nje strategji, vidh gjithcka qe kur te vijne te tjeret mos te gjejne gje. Keshtu beri ne 97′ keshtu po ben edhe tani. Prandaj ne 23 qeshor, votoni ndryshimin e vertete, votoni numrin 29 per te RILINDUR SHQIPERINE.
po normale qe basha vec te qesh di ore se eshte loder e saliut , cdo gje e ben me urdher…po shume shpejt kjo gje do marre fund , me 23 qershor rilindje
rrenimi ekonomik , eshte kryesori per shqiperine ku me shum se 1.1 milion njerez jan te papune 1/3 e ketij vendi eshte pa pun … ky eshte turpi me i madh i ketij vendi , dhe sali berisha di vetem te bej rrug rrug rrug ..
ndersa per lul bashen kte pjell te familjes mafioze te kryeministrit tani ska me fjal , sepse premtoi shum gjera dhe asgje ska ber !
berisha vetem e ka rrenuar kete popull te shkret, ai nuk ka fituar ai perher i ka manipuluar dhe i ka vjedur votata si kurre ndonjeher, ashtu sikur se basha qe po ngopet me leket e bashkise e ka vene ne pune te gjitje ceten e hajdutave
saliu po le kete vend me arken bosh, dhe prap po mundohet me manovrat e veta te vjedh vota bashke me bashen nje palaco qe nuk ehste gje tjeter por nuk do mund te vjedhin vullnetin e popullit dhe rrugen e fitoren e rilindjes
Tek Partia DEmokratike vetem njeres te paafte dhe injorante ka ,dhe kete gje na e kane deshmuar me se miri ne gjithe keto vite.Njerez te pafte per te lidhur dy fjale dhe jo me te presesh qe te qeverisesh nga ato
partia demokratike eshte nje genjeshter e madhe, vetem demokraci nuk eshte ku njerzve u vidhet vullneti i lire dhe vota, ku njerzit kane frike te shprehin idealin e tyre partiak se i heqin nga puna , sali do ndeshkohesh me 23 qeshor
basha eshte nje mafioz i pafe, ai eshte nje pleher qe tani ka ulur zerin dhe koken se po e ndjen humbjen, gjithe demokratet ne cdo rreth i jane bashkuar rilindjes
Berisha ka pare vetem interesat e tij personale dhe ssei te pasurohej ne kurrize te popullit per gjithe keto vite ,dhe me pafytyresin me te madhe vjen dhe kerkon serish ta votojne ,KJo ehste cmenduri
ah mor njerez te ndyre qe na cuat buze germines e tani dilni e thoni pallavra per tjua dhene prap pushtetin po harroje sali asnje vote nuk do te marresh asnje , nuk te beson me askush, basha le te qesh gjithe kohes se me 23 qershor do ngri
NUk ka dashur te dije ndonjeher per nevojat e popullit Berishes ,por mendimi dh eqellimi kryesor i tij qe ta ktheje kete vend ne diktaure ne menyre qe ta nenshtroje dhe ta vjedhe me shume
Se kuptoj ku do ta coje gjithe ate pasuri qe Berisha dhe Familjaret etij i kane vjehdur ketij populli ,Babezia e ketij personi me le pa fjale
basha patjeter qe vetem te qeshi di , ai eshte kukulla e sali berishes , ate e komandon sali berisha e ushqen sali berisha ,e te gjitha ai e ka si baba te 1 ..
turp per kete qeveria qe na perfaqeson , duhet patjeter Rilindje e ketij vendi nga ky rrenim !
Duhet Edi rama kryeminister
Basha eshte vetem nje injoprante dhe i paafte dhe teresisht dhe lehtesisht i manipulueshem nga Berisha ,dhe ipeshtirshem me ate buzeqshjen etij idiote te stampuar ne fytyre
u vdekshin te gjithe demokratet hajdut burracak injorant me kryeministrin ne krye qe ka njiqin vjet ne tirone dhe flet si shpellare bashke me ate bucen zhozefin qe ka honger mutin e vet gjithe jeten dhe tani bohet si cube dhe kur e degjon te vje me vjelle se gjasme ruan gjuhen dhe vlerat e saj na e shpppifet mjere ne me ke bashkejetojme
Njerezit jane masivisht te deshperuar.me kete shtet nuk ka te ardhme.
Tirana eshte bere nje koas i vertete,punime te vogla qe kane muaj e muaj qe kane nisur e lihen pezull.Jane vertet punime??
Basha do kishte pasu shume me shume sukses nese do e perdoorte sharmin per sfilata bashkia ka nevoje per dike qe di te punoje,jo per kukullenn e berishes qe po shkaterron tiranen e bukur qe la edi rama
Kurse ju doni te lini pas nje TOKE TE SHITUR.
Sepse me biznesin e vogel pa taksa=zero leke ne arken e shtetit.
Me biznesin e mesem dhe te madh me taksa progresive= 2 leke ose zero leke ne arken e shtetit.
Pasi i detyroni bizneset e ketij kalibri ose te zvogelohen te rudhen ose te ulin qepeneta e te shkojne ne shtet tjeter.
E me autostraden e kalter Mali i Zi-Greqi,do e fusni Shqiperine ne nje borxh sa dy boje njeriu,qe te gajasen dhe vete fqinjet tane.
Lere borxhin qe kurre,kurresn e kures nuk kemi per ta paguar dot,par as inetresat(principalin) e ketij borxhi nuk do mund te perballojme tere jeten.
Autostrade paralele qe asnje lider boteror nuk e ben dot ne kushtet qe eshte Bota sot e ne fuqine ekonomike aktuale te Shqiperise.
Pra ne qoftese sipas jush,Berisha e paska djegur.
Ju me kete program fantazme do e bluani e do e shisni pluhur,me certifikate grancie
Pra me arken e shtetit bosh.
E borxh publik,sa dy here gjatesia e njeriut.
Ti “Fleks”, ashtu si Berisha yt dhe te gjithe lakenjte dhe çakenjte, sahanlepiresit dhe sumelepiresit qe e ndjekin nga pas, po jeton {“agonine” e avokatise tende, prandaj flet kodra pas bregut si nje i semure me tempertaure dyzet grade e nente vija. “Token e djegur” nga çdo lloj kendeveshtrimi, as shitet dhe as merr mundimin ta bleje njeri. Nese ty te duket programi i atyre qe po pergatiten te vijne ne pushtet, fantazem siç e cileson me nje cinizem deshperues, Sali Berisha dhe gjithe shpura e tij jane fantazma qe paguhen per te vjedhur çdo dite pasurine kombetare dhe borxhet miliarda dollareshe qe detyrohen te paguajne jo vetem ata shqiptare qe jane sot por dhe ata qe ende nuk kane lindur. Se fundmi, mos e mundo shume veten, por shiko hallin se arka e shtetit do te mbushet me ato qe ka vjedhur padroni yt, familjaret dhe vasalet e tij si dhe avokatucet e sojit tend, sikur dhe prapa dilellit dhe karshi henes t’ i fshihni dhe te fshiheni.
Po pse per te vjedhur dhe per te vrare njerez te pa fajshem nuk di ?po patjeter qe se gjene gje ate dhe pronarin e tij kur ka perballe kundershtar anemik pale doni dhe tanxirni ne pension,dhe jo atje ku e meriton per ato que ka bere te pakten qe nga 97ta dhe ketej.
Të gjithë pusht-etarët e berishës mashtrues, hajdutë dhe vrasës do të japin llogari këtë herë para popullit. Nuk ka më falje për milionat e vjedhura dhe njerëzit e vrarë në mes të ditës dhe pa i vrarë ndërgjegja fare, sikur po vrisnin kukulla prej lecke e jo njerëz që kërkonin punë…
Duhet bërë një gjykim shembullor këtë herë për të gjithë qeveritarët e të gjitha posteve që kanë përvetësuar pasurinë e përbashkët. Duhet të japin llogari për paratë e vjedhura të rrugëve, të hidroçentraleve, të minierave, të bregdetit, të doganave, të energjisë elektrike, të ujit, etj etj…Nuk duhet ti shpëtojnë drejtësisë këtë herë. Rama dhe aleatët duhet ti kthejnë këtij vendi shtetin e ligjeve. Ligji të dënojë sipas krimeve që kanë bërë të gjithë pushtetarët pa përjashtim, kushdo qoftë ai ose ajo. Këtë kërkojmë ne si popull këtë herë. Nuk falim më! Nuk duam më llafe nga asnjë parti. Duam vetëm vepra ligjore! Të marrim njëherë frymë si njerëz, e jo si delenxhinj! Na ka dalë boja fare si milet kamkum… pa dinjitet që nuk jemi të zot të numërojmë as votat tona!!!
Por ta dëgjojë mirë “sala e kompani”, se këtë herë do ti numërojmë e do ti mbrojmë si kurrë më parë!
Bashkohem plotesisht me kete artikull. Bravo Z. Bushati. politikanet e rinj si ju jane e ardhmja e ketij vendi. Flladi i fresket ne nje toke te zhuritur per intelektuale te vertete.