Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka sqaruar marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e toponimeve. Në një deklaratë për shtyp nga selia e kryeministrisë, Bushati sqaroi se 150 mijë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë problemin e toponimeve do të mund të lëvizin lirisht deri në 1 janarin e vitit të ardhshëm, afat ky për korrektimin e pasaportave.
“Kemi rënë dakord për një marrëveshje e cila reflekton interesin e të dy palëve bazuar në parimet ndërkombëtare”- tha Bushati. Ai theksoi se “deri më 1 Janar 2015 do mundësohet lëvizja sipas praktikës që pala greke aplikoi për Pashkët”.
Kjo marrëveshje parashikon që emri i vendlindjes për qytetarët shqiptarë që kanë lindur në Greqi do të jetë anglisht dhe jo në gjuhen shqipe siç ka qene deri më tani dhe ka prodhuar një sërë problemesh në kufirin me Greqinë.
Sipas programit, nuk ka më probleme mes fqinjëve.