Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Bylis zbret Partizanin me këmbë në tokë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Bylis zbret Partizanin me këmbë në tokë
Sport

Bylis zbret Partizanin me këmbë në tokë

anazapta
Published December 9, 2013
Share
SHARE

Partizani nuk arrin të përfitojë nga barazimi i së shtunës midis Skënderbeut e Kukësit, madje pas së dielës janë këto dy skuadra që kanë fituar nga një pikë kundrejt të kuqve. Skuadra e Hasan Likës është mundur 1-0 në Ballsh nga Bylisi, pas golit të shënuar nga Bekim Kuli. Partizani mund të shkonte një pikë larg Skënderbeut në rast fitoreje, por e vërteta është se nuk bëri asgjë për të fituar, ndryshe nga Bylis, që i meritoi tri pikët. Të kuqtë luajtën fort në mbrojtje, duke i lënë gjithë fushën skuadrës vendase dhe ia dolën ta ruanin të paprekur portën në pjesën e parë, por Kuli shënoi menjëherë pas pushimit. Tri pikë tepër të rëndësishme për ballshiotët, të cilët do të rrezikonin shumë në rast të kundërt. Me të njëjtin motiv luante edhe Flamurtari në derbin bregdetar kundër Teutës.

Vlonjatët e dominuan ndeshjen dhe fituan me nga një gol për çdo pjesë loje, ndërkohë që durrsakët u shfaqën edhe një herë zhgënjyes dhe tepër larg formës së shfaqur deri pak javë më parë në kampionat. Roberto Sorrentino, i cili zëvendësoi Gugash Maganin, ende nuk e ka njohur fitoren, madje në tri ndeshje ka pësuar dy humbje në krye të Teutës. Tani skuadra durrsake ka humbur shumë terren me kreun dhe, të paktën për momentin, duhet të përpiqet t’i largohet zonës së ftohtë. Drejt daljes nga kjo zonë ecën Besa, e cila është skuadra me rezultatet më të mira në javët e fundit. Verdhezinjtë e Artan Mergjyshit mundën një rival direkt në luftën për mbijetesë, Kastriotin, falë një penalltie të dhënë me zemërgjerësi nga gjyqtari i ndeshjes. Batha mposhti Ilion Likën nga pika e bardhë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Besa e mbrojti mirë kryesimin dhe portieri i saj Bejtja u shqua si protagonist edhe dje, ashtu si në shumë takime të tjera. Në renditje, Besa ka arritur Lushnjën, e mundur 3-1 në Laç. Skuadra e Stavri Nicës është barazuar me Kukësin, me vetëm një pikë më pak se Partizani, duke qenë kandidate e fortë për një vend në Evropë.

 

Kategoria Superiore

Java e 14-të

Të shtunën

Kukësi-Skënderbeu    1-1

Popoviç 88′ / Ribaj 87′

Tirana-Vllaznia      1-1

Limani 59′ /  Hajdari 34′

Dje

Flamurtari-Teuta           2-0

Lena 20′, Arbri 56′

Bylis-Partizani      1-0

Kuli 54’

Besa-Kastrioti       1-0

Batha 62 (p)

Laçi-Lushnja         3-1

Tanushi 12′, Brkiç 64′, Ndreca 78′ / Çanka 25′ (p)

 

 

Renditja

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   27   21:11 8    3    3

2  Partizani    23   13:11 7    2    5

3  Kukësi       22   15:14 6    4    4

4  Laçi         22   14:13 7    1    6

5  Flamurtari*  20   19:16 7    2    5

6  Teuta        20   18:19 5    5    4

7  Bylis        18   17:14 4    6    4

8  Vllaznia     18   19:17 5    3    6

9  Besa         18   12:11 5    3    5

10 Lushnja      18   14:17 5    3    6

11 Kastrioti    15   10:16 5    0    9

12 Tirana       11   6:16 3    2    9

* Flamurtari -3 pikë

 

anazapta December 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?