Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çako në Gjirokastër: Të paanshëm për të ndëshkuar cilindo që tenton të prishë rendin gjatë aktiviteteve elektorale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Çako në Gjirokastër: Të paanshëm për të ndëshkuar cilindo që tenton të prishë rendin gjatë aktiviteteve elektorale
KronikeLajm i fundit cicerrLajme Flash

Çako në Gjirokastër: Të paanshëm për të ndëshkuar cilindo që tenton të prishë rendin gjatë aktiviteteve elektorale

Dita
Published May 17, 2015
Share
SHARE

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato kanë zhvilluar një takim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Drejtori i Policisë së Shtetit Z. ÇAKO ka theksuar se për shkak të specifikave që ka Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, objektivat kanë ndryshuar nga koha kur e drejtonte ai.

“Tashmë Drejtoria Juaj, s’ka më zona të paprekshme, të pa shkelura, s’ka më të paprekshëm.  As  breshëri armësh mbi lagjet e qytetit Gjirokastër  apo mbi fahatin Dervicjan.

S’ka më as tonelata kanabis e qindra mijra bimë narkotike  të kultivuara në Lazarat  dhe kjo falë punës së përbashkët që bëmë vitin e kaluar, falë seriozitetit dhe vendosmërisë maksimale të Qeverisë dhe Minisitrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, për ta kthyer njëherë e përgjithmonë Lazaratin në një vend, ku të mbizotërojë , normaliteti, e të funksionojë ligji.

Ne jemi prezent në Lazarat për shkak të së kaluarës së Lazaratit, për shak të mbajtjes nën kontroll për të mos lejuar më kthimin e Lazaratit të djeshëm.

Jemi në  Lazarat për t’i ofruar atij komuniteti shërbimin policor të munguar  prej  dy dekadash e çdo shërbim tjetër që ofrojnë institucionet shtetërore.

Për t’ju siguruar rendin dhe qetësinë banorëve të ndershëm të fshatit Lazarat,  për të bërë të mundur krijimin e një ambienti social sa më të sigurtë që edhe banorët e Lazaratit të ndihen njësoj dhe po aq të sigurtë sa gjithë banorët e këtij vendi”, tha Cako.

Drejtori i Policisë së Shtetit konfirmoi se prania e punonjësve të policisë në këtë fshat, lidhet me përpjekjen për të të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë punë me drejtësinë.

“Për këto arsye jemi në Lazarat e kudo, e sbesoj se askush s’mund të ketë argumet tjetër për prezencën e policisë në teritor”, theksoi Çako.

Ai kërkoi nga punonjësit e policisë performancë e marrëdhënie gjithnjë e në përmirësim me komunitetin.

“Ministri i Punëve të Brendshme së bashku me stafin Drejtues të Policisë së Shtetit po bën përpjekiet maksimale, për ta transformuar policinë në një shërbim cilësor për komunitetin. Promovimi i Komisariatit Dixhital është një tjetër nismë e Ministrit Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit për ta bërë punonjësin e policisë më të përgjegjshëm për efikasitetin dhe shërbimin që ofron policia ndaj komunitetit , por edhe për të ndërgjegjësuar cilindo që të jetë korrekt me ligjin”, deklaroi Çako në takimin me efektivët e Policisë Gjirokastrës.

Drejtori Çako dha porosi për forcimin e kufirit jeshil, që mund të shfrytëzohet për trafiqe të paligjshme dhe për trafikun e klandestinëve që vijnë nga vendet e treta, si edhe një prioritet tjetër sipas tij, është marrja e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Për sa i përket fushatës zgjedhore, ai theksoi nevojën për zbatimin e ligjit duke mos rënë pre e ndonjë tendence apo emocioni të çastit. “Duhet të tregohemi profesionalë, të paanshëm për të ndëshkuar cilindo që tenton të prishë rendin e qetësinë gjatë aktiviteteve elektorale dhe fushatës në tërësi’, u shpreh Çako.

Dita May 17, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Zoro says:
    May 18, 2015 at 12:28 pm

    Mos u be kaq i “pamvarur” se per dy dite te heq Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?