Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çamçakëz që shëron islamofobinë?! Ja çfarë kanë prodhuar muslimanët amerikanë (Video)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Çamçakëz që shëron islamofobinë?! Ja çfarë kanë prodhuar muslimanët amerikanë (Video)
Lifestyle

Çamçakëz që shëron islamofobinë?! Ja çfarë kanë prodhuar muslimanët amerikanë (Video)

Elton Tafaruci
Published May 29, 2016
Share
SHARE

CAIR apo Këshilli për Çështje Amerikano-Islame, organizatë kjo më e madhja në SHBA për evokim të të drejtave të myslimanëve, së fundmi ka postuar një video-reklamë për “çamçakëzin i cili shëron islamofobinë”.

Kjo reklamë, e cila është shpërndarë së fundmi në mënyrë virale në internet, prezanton në formë satirike stereotipet e tjerëve kundër myslimanëve, dhe ka për qëllim të përçojë një mesazh: “Stop fanatizmit antiislam!”

 

“Jemi munduar të paraqesim në formë argëtuese frikën e panevojshme dhe irracionale ndaj myslimanëve dhe Islamit, sidomos në ciklin politik gjatë vitit të fundit, në të cilin shumë kandidatë, duke filluar prej Ben Carson e deri te Donald Trump, kanë ushqyer një frymë antiislame”, ka thënë Dawud Walid nga CAIR-Michigan.

Videoja ka të bëjë me një çamçakëz të trilluar, që quhet Islamophobin, i cili nëse e përtyp, do t’a largojë frikën prej myslimanëve amerikanë.

“Kjo video mendojmë se do t’i humanizojë myslimanët. Shumë njerëz, posaçërisht këtu në SHBA, i kanë dehumanizuar myslimanët. Ata madje, as nuk e kanë idenë se edhe ne kemi sens të humorit. Ajo çfarë kemi bërë mundet të mos e shërojë fanatizmin, por ka për qëllim që të përçojë dhe mesazhin se urrejtja nuk duhet të tolerohet. Deri më tani, videoja ka pasur një jehonë mjaft pozitive. Shumë njerëz, si myslimanët ashtu edhe njerëz të feve tjera, kanë qeshur kur kanë parë atë”, shton ai.

 Për të qenë edhe më argëtuese, CAIR është duke shitur çamçakëzin edhe në Amazon.

“Çamçakëzi Islamophobin i cili mund të blihet dhe t’u shpërndahet dhe tjerëve, po normalisht që është e tëra një shaka”, sqaron zyrtari i CAIR.

Për shkak të reagimeve pozitive, CAIR thonë se kanë në plan të lëshojnë edhe video tjera të ngjashme./tesheshi.com/

 

Elton Tafaruci May 29, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?