Kryeministri britanik, David Cameron ka pranuar se ka patur një kuotë në një kompani offshore të krijuar nga i ati (i ndarë nga jeta në 2010), duke theksuar se e ka shitur atë për 30.000 stërlina, pak para se të bëhej Kryeministër.
Ai e ka pranuar këtë fakt në në një intervistë ekskluzive në televizionin “Itv news.”
Kreu i qeverisë britanike është shprehur se ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe se e ka respektuar gjithmonë ligjin.
Cameron ka theksuar se në atë kohë ka paguar normalisht taksat mbi të ardhurat e kuotës.