Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka prezantuar dje në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, projektligjin “Për Sigurimin e Depozitave”. Ky projektligj për Canin është i nevojshmë pasi “skema e sigurimit të depozitave është një nga shtyllat kryesore në rrjetin e sigurimit të sistemeve financiare”. Ndërsa sqaroi arsyet për prezantimin e një ligji të ri, Cani u shpreh se ligji ekzitues ishte amenduar disa herë dhe duhej përshtatur me direktivat dhe udhëzimet e Bashkimit Europian. “Ligji bën një përshtatje me kuadrin e përgjithshëm të direktivave dhe udhëzimeve të Bashkimit European dhe merr parasysh edhe disa standarde dhe praktika më të mira. Është gjykimi i palëve të intersuara siç janë shoqata e bankave dhe shoqatat e kursim kredive”, tha Cani. Ministri i Financave bëri një ekspoze të përmirësimeve që sjell projektligji i propozuar, të cilat konsistojnë në procesin e kompensimit të depozituesve dhe rritjen e efiçiensës së procesit; rritjen e autonomisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave duke marrë më shumë kompetenca në marrëdhënie me institucionet e tjera dhe në menaxhimin e fondeve. Në këtë kuadër, Cani sqaroi se ligji i ri qartëson fushën e mbulimit me sigurim dhe nivelin e sigurimit të primit; kompensimi e depozitave të depozituesve merr përparësi. Duke u ndalur në këtë pikë të fundit, Cani sqaroi se duke i dhënë përparësi mbrojtjes së interesave të depozituesve sigurohet stabiliteti financiar i të gjithë skemës. Më tej, ai nënvizoi se nëpërmjet projektligjit të propozuar detajohen detyrimet dhe të drejtat e anëtarëve të skemës së sigurimit të depozitave dhe rritet transparenca nëpërmjet informimit publik. Ai vuri në dukje se janë përcaktuar depozitat e sigurueshme dhe ato që dalin jashtë skemës së sigurimit bazuar në kritere që janë në përputhje me direktivën e BE-së.
Cfarë përmirësohet në ligj?
Po ashtu përcaktohen detyrimet e degëve të bankave shqiptare jashtë vendit dhe të degëve të bankave të huaja që operojnë në Shqipëri. Sipas p/ligjit përmirësohet primi i siguruar i depozitave nga vjetor në 3-mujor. Në këtë pikë, ministri i Financave sqaroi se mbulimi për primin e bankave sigurohet në nivelin 0,5% ndërsa për SHKK-të në nivelin 0,9%. Përmirësime të tjera kanë të bëjnë me drejtimin e ASD-së. Rritja e kompetencave të agjencisë është balancuar me rritjen të llogaridhënies. Ndërkaq, projektligji bën një orientim drejt riskut të të gjithë sistemit financiar. “Kjo do të thotë që orientimi i të gjithë sistemit financiar është të drejtojë punën më mirë në drejtim të riskut. Është balancuar më mirë me parimet e likuiditetit, kompensimit dhe mbulimit”, citoi numri një i financave. Përfituesit nga ky projektligj dhe risitë që sjell ai, sipas ministrit të Financave, do të jenë depozituesit, të cilëve u shtohet siguria sidomos në kuadrin e masave parandaluese, ASD e cila merr më shumë kompetenca, si dhe një fond fillestar prej 50 milionë lekësh nga buxheti i shtetit , dhe sistemi bankar që tashmë do të ketë një nivel të përmirësuar të mbulimit nga risku. Anëtarët e komisionit shprehën shqetësim lidhur me diferencimin që bëhet midis operatorëve të sistemit bankar dhe SHKK-ve, sidomos duke pasur parasysh që këto të fundit financojnë një sektor të rëndësishëm siç është bujqësia dhe njëkohësisht nuk kanë qëllime fitimi, pasi vetë fermerët që depozitojnë në to janë aksionerë. Por Ministri Cani u shpreh se në diskutimin nen për nen të projektit do të rishikohen disa pika të rëndësishme që të mos ketë diferencim të operatorëve.
Përfituesit sipas projektligjit
Përfituesit kryesorë të projektligjit “Për sigurimin e depozitave” janë depozituesit individë të sistemit bankar dhe financiar në Shqipëri si dhe vetë ky sistem në tërësi, për shkak të qartësimit të kompetencave dhe funksioneve të institucioneve publike në skemë nga njëra anë dhe qartësimit të detyrimeve të bankave dhe shoqërive të kursim-kreditit që mbledhin depozita nga ana tjetër.
Ky projektligj forcon autonominë, qeverisjen dhe llogaridhënien e Agjencisë, në zbatim të Parimeve Themelore Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave.
Projektligji përmirëson marrëdhëniet e kësaj Agjencie me bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit në kuadër të përllogaritjes së primit të sigurimit, mbajtjes së të dhënave mbi depozitat dhe depozituesit dhe informimin e publikut.
Përfshirja e shoqërive të kursim-kreditit në skemën e sigurimit të depozitave, që do të çojë në rritjen dhe forcimin e besimit të depozituesve dhe rritjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe financiar në vendin tonë, do të ketë efekte financiare prej 50 000 000 lekësh, të cilat do të financohen nga Buxheti i Shtetit të vitit 2014 të aprovuar.
Depozitat ne nje ane jane te “siguruara by default” se Banka s’ti mban ne ruajtje, ajo thjesht futet me depozituesin nen nje obligim kontraktual. Si koncept depozitat jane te siguruara qe ne momentin qe behet. d.m.th. te paprekshme.
z. Minister duhet t’ja shpjegoje kete ne menyren me te qarte te mundshme, (si per derrin) eprorit te tij, Kr-M. I cili duke kercenuar borxhlinjte Korentin, tha: “do futemi deri ne Depozitat Bankare” per te marre parate. Ne nje shtet pak a shume normal, kjo do ishte Lajmi no1 per dite te tera. Kjo eshte sh. me “mizore” se ti marresh “miellin Kulakut” dhe trondit te gjithe sistemin financiar. Ne Shqiperi as nuk foli kush. Si gjithmone.
Problemi me Sigurine krijohet kur banka falimenton (por jo vetem) e depozituesi mund te mos marre mbrapsh fondet e depozituara, ne kete rast quhet “depozitues i pa-siguruar” Dhe per kete i vjen ne ndihme sistemi rregullator i vendit, deri diku.
P.sh ne Britani FSCS jep nje fare mbrotje (financial services compensation scheme) deri ne £35.000, ka disa nen-rregulla, qe mbrojne individe dhe kompani [jo te medhate] Cdo vend i nje zone Ekonomike Europiane ka dicka te ngjashme. Insuranca e Depozitave Federale ne Amerike e ka $100.000, ndersa Zvicra eshte i vetmi vend qe nuk e ka vene kete, por ka mekanizma te tjere. Publikut i do shpjeguar ne menyre te qarte, c’eshte “depozita e siguruar” dhe deri ne sae siguron kjo skeme Depozitorin Individual; me 1-2-3 fjali maksimumi. Populli nuk do te dije “likuiditet, kompensim e mbulim” jepini shifra.