Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Cani: Shlyerja e borxhit ndaj biznesit, me një këst
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Cani: Shlyerja e borxhit ndaj biznesit, me një këst
EkonomiLajm i fundit cicerr

Cani: Shlyerja e borxhit ndaj biznesit, me një këst

anazapta
Published October 23, 2013
Share
SHARE

Shlyerja e borxhit, që qeveria i ka kompanive private për punët publike dhe shërbime të tjera të papaguara, do të bëhet me një këst të vetëm. Deklarata u bë nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, sipas të cilit, edhe pse akoma nuk ka një vlerë të saktë sesa është ky borxh, më parë do të certifikohet nga kompania “Deloitte”.  “Ne mendojmë që të shlyejmë menjëherë borxhin. Kjo fjala menjëherë është një çështje, dmth me një këst, se menjëherë nuk do jetë nesër, por do shtrihet në kohë në kuptimin që derisa të sigurohet kredia, derisa të bëhen verifikimet. Sa më shpejt të jetë e mundur, ky është synimi ynë të paktën, në mënyrë që të nxisim ekonominë për tu rritur më tej. E kemi fokusuar në axhendën tonë që shlyerja e borxhit të jetë prioritare dhe sa më shpejt”, deklaroi Cani.  Kreu i Financave ka bërë të ditur se po negociohet me FMN-në dhe Bankën Botërore për sigurimin e një kredie për shlyerjen e këtyre borxheve.  “Po hymë në marrëdhënie borxhi me FMN dhe BB do të na vihen dhe kushte. Ku do shkojmë të marrim borxh dhe nuk do na vihen kushte? Mendoni deri më sot marrja e bonove të thesarit dhe obligacioneve nuk është kusht”, u shpreh ministri Cani. Ministri i Financave la të hapur mundësinë për një rritje të mëtejshme të shifrës së borxhit vitin e ardhshëm mbi 73%, pasi sipas tij, kjo do të varet nga vlera e borxhit që do të nxjerrë “Deloitte” dhe vlerësimet në terren që do tu bëhen punimeve të pretenduara nga firmat kontraktore. Ministri Cani theksoi se vlera e borxhit pritet të çertifikohet në datë 30 nëntor nga kompania “Deloitte”.  Më tej, pas datës 30 Nëntor që është edhe afati i fundit për këtë kompani do të nisë verifikimi i të gjitha pretendimeve të deklaruara. Por, lidhur me mundësitë e gjetjes së financimit për shlyerjen e këtij borxhi, zoti Cani dha disa alternativa. Sipas Ministrit të Financave, së shpejti në vendin tonë do të mbërrijnë dy misione teknike nga FMN dhe BB, për të asistuar qeverinë në menaxhimin e financave publike, por pa përjashtuar mundësinë edhe të kushteve me të cilat pritet të merret një borxh i ri për të shlyer sipërmarrjet.

 

anazapta October 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?