Deputeti Igli Cara ka mbajtur sot një fjalim në Kuvend kushtuar Sokol Olldashit. Cara, i cili ishte një nga njerëzit e fundit me të cilët deputeti i ndjerë ka komunikuar para vdekjes, tha se Olldashi do t’u mungojë të gjithëve. “Miku ynë do i mungojë vendit anembanë, që e donin në cdo cep të Shqipërisë, do i mungojë PD-së, Basha e Berisha kanë humbur një bashkëpunëtor, më të mirin e 20 viteve, e djathta humbi një nga zërat më të mirë që e përfaqësonte. Do i mungojë Rucit, Metës, Ramës për mendjen e mprehtë dhe debatin. Koli do u mungojë të gjithë atyre që duhet ti kërkonin ndjesë dhe të gjithë atyre që mendojnë se pragmatizmi është mënyrë jetese. Koli miku ynë do na mungojë shumë në këtë sallë, do na mungojë fjala e tij si gazetar, dhe aftësia si politikan. Sot dua të falënderoj gjithë ata që të votuan për 4 mandate dhe që të besuan”, tha Cara.
Cara komentoi edhe opinionet në media në lidhje me një projekt politik ndryshe të Olldashit, të cilin nuk mundi ta bënte publik, për shkak të ndarjes së beftë nga jeta.
“Dua të ndalem në atë që shumë kush ka folur e shkruar, se Sokoli kishte një projekt të vetin politik, dhe ishin të shumtë ata që e dinin se ai gjatë gjithë kohës ka pasur projekt politik. Në muajin korrik të këtij viti e tregoi, e bëri dhe pak ditë më parë duke i treguar gjithë politikës se ka ardhur koha për një qëndrim ndryshe ndaj votës dhe politikës, politika ka nevojë të konceptohet dhe të rimodelohet kjo që Patozi e quajtur fenomen dhe unë do e quaj misionar. Theksoj në fund, se e vërtetë, Olldashi e kishte projektin e tij, që ishte dhe mbetet PD e Shqipërisë”.
Keto fjale jane të sinqerta! Fundjeta e Olldashit nuk ishte si me parë,konformiste,por shterngatë! Kete e besoj,pasi fjalimi i tij mbi parregullsitë ne Korcë ishte domethënes dhe e vetmja gje e mirë qe kam gjetur tek ky politikan që gazetar nuk u bë asnjeherë!…Duhet kuptuar kunder kujt se pari ishte shterngata e tij! Nuk besoja në një reflektim te tij,pas akuzave,pergojimeve dhe nga Kupola aktuale e PD,por vet ai e theu kete paragjykim! Dhe nese flasim për projekt,ai filloi pikerisht me atë fjalim në parlament dhe dihej kë do shkaterronte së pari dhe me pas! Por mjerisht projekti i tij u nderpre,dhe pa gjykuar detajet duhet theksuar: kush mund ta vazhdojë ne nje parti kriminale si PD dhe me totalitarizëm skandaloz që Sovrani e varrosi? Nuk besoj per ringjallje të vdekurish!
MESAZHI HYJNOR I NJE VETVRASJE TE SHUMEFISHTE
– Vdekja e Sokol Olldashit ne nje kendveshtrim ndryshe
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vdis te te nderojme apo …
U shkrua e cfare nuk u shkrua per vdekjen e Sokol Olldashit. Nuk u la himn e thashethem, nuk u la perdhosje e ngritje ne qiell pa i perdorur nga ata qe e deshen me shume te vdekur se te gjalle dhe nga ata qe e vrane per se gjalli per ta nderuar per se vdekuri.
Vdis qe te thurim elegji.
Vdis qe te ngreme monument!
Vdis qe te nderojme aq sa kurre nuk ta beme as nuk do ta benim per se gjalli.
Cila eshte e verteta cullak per vdekjen e “studentit te shkelqyer” e “gazetarit te persosur”, e “politikanit te shkelqyer”, e ” Ministrit te talentuar” e ” deputetit erudit” e “vellait dhe mikut tim Sokol Olldashi” !?
Cili eshte mesazhi i vdekjes se Sokol Olldashi ne moshen 41 vjec!?
Ne katerdhjete fillon jeta e vertete, thone Italianet…
Njeri prej nesh
Sokol Olldashi ishte njeri prej nesh. I qeshi fati per pak muajt e pare te jetes kur ishte nipi i nje prej “bllokmeneve te mesem” te ish- diktatures komuniste…
Kjo buzeqeshje i ngriu ne buzet ende me qumesht kur gjyshi u burgos dhe degdis ne rrethin e nente te Ferrit komunist qe i mori edhe shpirtin!
Lufta barbare e klasave te shtriges komuniste qe i hante edhe bijte e vet e la gjysem jetim. Nje nene e degdisur ne baltrat e kampeve e pergjakura te punes se detyruar, sic i kam quajtur “kampe perqendrimi”. Nje baba qe zgjodhi te ndahej nga e jema e Sokolit per te shpetuar cfare mund te shpetohej!
A ka gje me te shtrenjte ne kete Bote per prindin se femija!
Sa e sa raste te tilla njeh Shqiperia e kohes se koleres komuniste?
Sa nena e baballare me femije te ndare per gjysem!
Sa e sa femije jetime apo gjysem jetim me prinder gjalle!
Si mijera e mijera te rinj te tjere edhe Sokol Olldashi u radhit ne anen e se ardhmes demokratike qe u tradhetua e llangos, qe u degjenerua dhe kalb nga mendesia e se kaluares enveriste dhe Katovica shqiptare, nga etja per pushtet te pakufizuar e korrupsioni ne permasa pa fund e pa ane qe i vuri flaken e zhberi nje shtet te tere ne 1997-en qe kalbezoi e rrenoi nga maja ne themele nje shtet te tere ne 2003- 2013!
Viktime e diktatures dhe katrahures se korrupsionit
Nese ne femijerine e hershme Sokol Olldashi ishte viktime e diktatures cnjerezore komuniste, ne kulmin e pjekurine tij u be edhe aktor, asistent- regjizor edhe viktime e katrahures se korrupsionit te Fatos Berishes dhe vetvetes!
Pse !?
Si minister i Brendshem dhe si minister i Trannsportit te qeverise Berisha ai ka jo pak pergjegjesi per korrupsionin ne ndertimin dhe cilesine e rrugeve dhe tenderat e tyre, qe hengren me shume se gjysmen e buxhetit, pra te taksave dhe djerses se shqiptareve, gjate tete vjeteve te fundit.
A ka shembull me te dukshem e deshmi me te qarte se vete rruga qe i hengri koken e tij!?
Jo vetem neper kthesa por edhe ne zone krejt fushore ketu ne SHBA dhe ne BE jane vendosur mbrojtese celiku special per te mos lejuar daljen e makinave nga rruga!
Ne raportet e policise dhe nga pamjet duket qarte se ne kthesen ku doli nga rruga “Mercedes- Benzi” i Sokol Olldashit nuk kishte asnje shenje mbrojtese anesore !
A nuk eshte e njejta gjendje ne “Autostraden e Kombit” ku u shkaperdershen 1. 25 miliarde ( 1 250 000 000 ) euro e u vodhen te pakten 300 milione prej tyre prej kusareve te Berishes!?
A nuk ishte e njejte edhe pamja e rruges se Bregut ku perfundoi ne humnere autobouzi me dhjetra studente te Universitetit ‘ Aleksander Xhuvani” te Elbasanit !?
A nuk kane humbur jeten mbi 150 shqiptare ne keto rruge mortore gjate viteve qe Sokol Olldashi ishte Minister i Transporteve te Shqiperise!?
Askush nuk eshte i pavdekeshem ne kete Bote !=
… Sokol Olldashi eshte nje prej qindra viktimave te korrupsionit te qeverise, anetar i se ciles ishte edhe ai !
Ish- Ministrit te Transportit ( perfshi edhe rruget ) Sokol Olldashi ia hengri jeten edhe korrupsioni i qeverise pjese perberese kyce e te cilit ishte edhe ai vete!
Nese kapesh i pa lidhur me rrip ne cfaredolloj automjeti si shoferi edhe pasagjeri gjobiten me 90 e shumefish dollare ketu ne SHBA deri ne heqje te lejes se drejtimit te mjetit, patentes, bile dhe me burg !
Ne 100 e me shume dollare eshte ndeshkimi per bisede me telefon ose dergime mesazhesh elektronike ne kohen qe je duke ngare makinen!
Per shpejtesi mbi kufijte e saj, sidomos ne kushtet e nje moti te keq si ai i nates tragjike te Sokol Olldashit, gjoba eshte shumefish dhe vleresohet si shkelje e rende e ligjeve federale ne SHBA pasi rrezikon jo vetem jeten tende por edhe te te tjereve. Aq e rende sa con edhe ne heqjen e statusit ligjor dhe deportimin e shkelesve te tyre nga nena e demokracise boterore, sigurisht mbas kryerjes se burgut….
Askush nuk eshte mbi ligjin dhe rregullin
Zbatuesi kryesor ketyre rregullave ne Shqiperi eshte Departamenti i Transportit -Ministria e Transportit dhe Ministria e Brendshme ne krye te te cilave ai ishte per disa vjet.
Ish- Ministri Brendshem dhe ish – Ministri i Transportit te Shqiperise Sokol Olldashi i theu te gjitha keto rregulla njekohesisht duke mos u lidhur me rripin e sigurise se automjetit , duke perdorur telefonin ne nje rruge pa kushtet minimale te sigurise anesore dhe ne kushte te renda atmoferike e terreni…
Ish Ministri i Transportit te Republikes se Shqiperise Z. Sokol Olldashi mori gjoben maksimale e terminale njekohesisht, ra viktime e moszbatimit te rregullave me elementare te shtetit ligjor dhe te qarkullimit rrugor.
Demtimet vdekjeprurese ne koken e tij dhe te cilitdo qe i shkel ato jane pasoje e tyre. Askush , ne asnje vend e ne asnje kohe nuk eshte e nuk mund te dale mbi to…
Me fjale te tjera Sokol Olldashi me dashje ose pa dashje kreu nje vetvrasje te shumefishte nga korrupsioni dhe nga moszbatimi i rregullave elementare te qarkullimit rrugor.
Mesazhi i nje vdekjeje tragjike
Vdekja e Sokol Olldashit perben ne vetvete nje mesazh hyjnor se pari per qeveritaret e djeshem, te sotem por edhe te neserm jo vetem te Shqiperise:
Pervetesimi i djerses dhe mundit, i pasurise dhe taksave te shqiptareve apo kujtdo qofte, korrupsioni eshte burim fatkeqesie jo vetem per qytetarin e thjeshte por se pari per vete ata qe shperdorojne ato. Edhe atehere kur impuniteti, pandeshkueshmeria, perdoret si mburoje duke rrenuar shtetin ligjor, te mos harrojme se ka edhe nje ligj mbi ligjet qe eshte ligji hyjnor para te cilit jane te barabarte te gjithe!
Edhe po i shpetove ose iu shmange ligjit te Robit nuk mund ti shmangemi Ligjit te Zotit! Harami eshte haram , thote sovrani !
E sic thoshin latinet e lashte Vox Populi Vox Deus! Pra, Zeri i Popullit eshte Zeri i Zotit!
Atij nuk i shpeton askush ! As Sali Berisha e as Fatos Nano, as Lulezim Basha e as Edi Rama, as Ilir Meta…. As Zoti vete, thoshin greket e lashte!
Vox Populi Vox Deus Ky eshte edhe titulli i shkrimit tim te botuar pikerisht per korrupsionin ne Shqiperi dhe vecanerisht ne ndertimin e rrugeve ketu e kater vjet me pare!
Mos harroni mesazhin hyjnor te vdekjes tragjike e ne kulmin e “jetes se vertete” te Sokol Olldashit as ju ish- qeveritare te sterkorruptuar as ju qeveritare te sotem, as ata qe do te vijne… Askush nuk eshte mbi ligjin e rregullin !
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!
Njoftim
Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:
1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTIA JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALKOLIKE ME NGJYRE
9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKINE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
11. FAMILJAREVE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDENTI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR
Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
QAFE KERRABE 25.11.2013
Ky Igli Cara duhej te ishte sot ne burg per pjesemarrje ne vrasje…
pika qe nuk ju bie… po na e beni maskarain dhe te korruptuarin sikur te ishte shpetimtari i Shqiperise….perkundrazi Olldashi ishte servili dhe bashkepunetori i kriminelit Sali Berisha. Ai ja kontributin e tij ne shkaterrimin e shtetit shqiptar aq sa kane gjithe ish ministrat e tjere te qeverise se Berishes te cilen shqiptaret e hodhen ne plehra.Uroj qe ata qe jane gjalle te dalin para drejtesise dhe te paguajne gjthe vjedhjet dhe vrasjet qe kane bere.