Çfarë ka ndodhur me Lojërat e Fatit? Me ndryshimet e ligjit në vitin 2008 dhe me krijimin e NJMLF-së, pritej që të kishim një qëndrim më të drejtë ndaj lojtarit dhe shtetit. E them këtë se asnjë nga pritshmëritë nuk ndodhi. Fillimisht u pa me seriozitet pastrimi i tregut nga makinat e vjetra dhe që ishin jashtë standarteve të ligjit e për këtë arsye u krye një proces i gjatë certifikimi. Në fakt, e gjithë kjo nismë mbeti në vend dhe tregu i lojrave të fatit u mbush me abuzivizëm.
Ç’kuptim do të kishte certifikimi i makinave, serverave dhe mjeteve të tjera të lojrave kur të gjithë kishin mundësi të mos paguanin taksat?!. Kështu, operatorët ishin zotër të aktivitetit të pa kontrollueshëm dhe me të drejtë të plotë për të vjedhur lojtarin dhe shtetin.
Në këtë situatë tërësisht abuzive ku është endur tregu i lojrave të fatit, me shumë pak subjekte që paguanin taksat dhe një keqpërdorim që kalonte masat e 80%, të dëmtuarit kryesorë ishin lojtarët. Po ta themi më qartë, nuk ishte abuzim apo keqpërdorim, por vjedhje ku shteti dhe mekanizmat e tij të kontrollit ishin në shërbim të bandave nga të gjitha anët e territorit që grabisnin lojtarët me makina të pakontrolluara dhe krejtësisht jashtë parametrave ligjore dhe më pas ndanin pjesën me “Shtetin”.
Për pasojë, kjo i bënte të paprekshëm dhe bashkëpunimin shumë të frytshëm. Ky është një nga shembujt sesi vetë shteti është organizator i mozbatimit të ligjit në funksion të fitimit të paligjshëm.
Çfarë po ndodh këto ditë? Nga ajo që kemi parë dhe dëgjuar ditët e fundit, autoritet shtetërore ndërhynë, për të ndaluar batërdinë e grabitjes së individit dhe shtetit nga një sistem i mirëorganizuar dhe mirëllogaritur banditesk. Mendoj që është pozitive dhe besoj që është përshëndetur nga i gjithë publiku, por përseri mbeten disa pyetje që duan përgjigje. Po ata që paguajnë taksa? Sado pak që janë ndoshta dy ose tre subjekte?
Masat që duhen marrë në këtë fushë janë të shumta dhe në disa plane. Së pari ka të bëjë me sistemin që do duhet të operojë. Njihen dy sisteme, ai Amerikan që preferon ndarjen dhe kufizimin e lojës në territore të caktuara dhe pjesa tjetër e territorit nuk lejon zhvillimin e këtij aktiviteti, por kjo ndarje ka të bëjë me problematikën e shtetit dhe janë elementë të ndryshëm si historik apo edhe social që ndikojnë. Këtë praktikë po e ndjekin tashmë edhe shtete si Rusia, Ukraina apo dhe Turqia e cila ka disa vite që ka ndaluar çdo aktivitet të lojrave të fatit në territorin e saj, në fakt rezultati është që gjithë biznesi ka kaluar në Qipron Turke.
Sistemi i dytë është ai Europian, ku shumica e shteteve operojnë me format që ka parashikuar edhe ligji ynë për lojrat e fatit. Pra “Kazino”, “Kazino elektronike” dhe “Baste”.
Pyetja që lind është: Cili do të jetë sistemi që do operojë në Shqipëri? Ligji aktual ka nevojë për ndryshime imediate të cilat kanë të bëjnë me rivendosjen e autoritetit shtetëror të kontrollit mbi operatorët në treg. Kjo bëhet duke vendosur përseri sistemin e licensimit në këtë fushë.
Vendosja e kritereve të forta për marrjen e licensës, ku mund të përmendim përcaktimin e numrit të makinave elektronike për çdo koncesionar apo licensë, rritja e numrit minimal të makinave për çdo sallë në masën që shihet e arsyeshme nga ekspertët e që do të sjellë uljen e numrit të sallave. Po kështu, përqëndrimin e kontrollit në më pak ambiente.
Krahas sistemit të certifikimit është e nevojshme vendosja e inspektimit të çdo makine që futet në operim. Kjo do të thotë përcaktimi me ligj i detyrimit të operatorëve për të inspektuar makinat në laboratorët e specializuar në këtë fushë. Kjo do të sjelle garancinë që lojtari nuk mashtrohet dhe që makinat janë në parametrat e përcaktuara dhe që konfirmojnë certifikatën e autoritetit shtetëror të mbikqyrjes.
Rritja e kontrollit nëpërmjet sistemeve të monitorimit online: Për hir të së vërtetës të gjitha kazinote elektronike sot operojnë me sisteme të tilla. Ngritja e një sistemi qëndror ku Shteti të ketë akses në monitorimin online do të rrisë në radhë të parë të ardhurat dhe së dyti do të ketë kontroll në pagesat që bëhen ndaj lojtarit. Ky sistem mund të aplikohet si për “kazinotë elektronike” ashtu edhe për “Bastet sportive”.
Ndryshimet që kanë të bëjnë me garancinë që duhet të depozitojnë operatorët në këtë fushë. Aktualisht shumat e garancive nuk garantojnë asgjë, kjo për një arsye të thjeshtë që janë në disporporcion me barrën fiskale që kanë. E thënë ndryshe taksa është disa herë më e madhe se garancia që kanë lënë oparatorët në momentin e marrjes së lejes së aktivitetit. Ky është nje element që duhet parë për të garantuar si shtetin ashtu dhe lojtarin që do të paguhet nga operatori.
Ridimensionimi i përgjegjësive dhe detyrimeve që ka NJMLF. Kjo për faktin se detyrimet e saj janë shumë herë më të medha se kapaciteti që ka dhe kjo e vë në pozitë jo komode si me operatorët që duhet të monitorojë, ashtu dhe me strukturat e tjera shtetërore që mbështesin në këtë fushë. Mendoj që roli NJMLF duhet të jetë më tëper teknik dhe i specializuar në kontrollin e parametrave të lojës, të mjeteve që përdorin të kontrollit të këtyre mjeteve dhe verifikimit të tyre krahasuar me deklarimet e kështu me rradhë. Pra ajo që duhet të mbulojë kjo strukturë duhet të jetë teknike dhe e profilizuar për lojrat e fatit.
*Ish-përgjegjës i sektorit të licensimeve dhe certifikimeve, Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit
Tashti pregatitet ti marre nje deputet i PS jo me emrin e vet sigurisht
Makinat e lojrave te fatit, me se shumti kane qene ne perdorim nga inspektoret e antikrimit ekonomik prane Komisariateve te Policise ne rrethe. Inspektoret e antikrimit ekonomik, ne bashkepunim me inspektoret e Drejtorive te Hetimit Tatimor ne Qarqe, kane bllokuar kazinote, apex-a etj, makinat e kumarit te konfiskuara nuk i kane dorezuar ne Komisariatet e Policise apo ne DR Tatimore, por i kane fshehur ne ambiente te ndryshme, deri sa jane paraqitur pronaret e tyre per te paguar rushfete te majme sepse kane qene nen presionin e konfiskimit dhe ndjekjes penale.
Ne te shumten e rasteve kane rene dakort qe inspektoret e antikrimit te mbajne nje pjese te makinave te kumarit dhe pjesen tjeter ja kane kthyer pronareve. Makinat e kumarit inspektoret e antikrimit ekonomik i kane derguar ne pergjithesi ne pikat e basteve sportive ne nje ndarje te veçante nga lokali. Çdo 4-5 dite kane shkuar ne lokalet ku kane pase makinat dhe kane marre parate e fituara. Ne qytetin tone, antikrimi ekonomik ka kontrolluar me shume se gjysmen e makinave te kumarit.
Ky eshte shkaku qe aksioni “fundi i marrezise” nuk ka arritur te bllokoje as 1/4 e makinave te kumarit sepse kane qene te lajmeruar dhe nuk kane patur aresye qe te konfiskojne makinat e veta. Duke patur makinat ne pikat e basteve sportive, keta te fundit kane punuar pa regjistruar piken e basteve sipas detyrimit ligjor per lojrat e fatit, por nuk jane regjistruar as si tatimpagues per aktivitetin bar kafe.
Ne pergjithesi pikat e basteve sportive nuk jane te regjistruar si tatimpagues sepse kane mbajtur me rushfete inspektoret e antikrimit ekonomik dhe inspektoret e DR.Tatimore dhe DR.Hetimit Tatimor te Qarqeve. Ne kete afere kane qene te perfshire qe nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve deri te Drejtoret Rajonale te tarafit te tij.
Te regjistruara apo jo,te gjitha duhet te mbyllen dhe shqiptaret kane per te pasur me teper leke neper xhepa.
Ti groposim pa meshire keto vegla te djallit qe i lane njerezit pa mbathje!