Në vazhdën e takimeve elektorale,kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska i shoqëruar nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Mesila Xhelili, si dhe personalitete të së majtës, ka zhvilluar një bashkëbisedim me vajzat dhe gratë e këtij qyteti.
Ai shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që këto gra në të gjithë bashkinë e re po i japin atij si kandidat, gjatë këtyre ditëve. “Bashkia e re e Cërrikut do të ketë shumë projekte dhe plane konkrete, dhe padyshim do të jetë një prioritet punësimi i grave dhe vajzave-tha Toska”, tha ai. Toska u shpreh se ai do të jetë një mbështetje për ato, duke i qëndruar më pranë problemeve të tyre, por edhe për projektet që ai u bëri të ditur grave për punësimin e kësaj force të konsiderueshme të shoqërisë.
Në këtë takim u diskutua për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje me 50% në Këshillin Bashkiak . Ai u shpreh se gratë do të marrin atë që meritojnë,sepse ato janë heroina. Do të dëgjohet zëri i tyre, do të merren vendime në interes të tyre dhe do të më kenë mbështetje për çdo problem.
Sot per sot, nuk ka alternative me te mire se e e majta per te qeverisur, e djathta e ka qelbur fare, qe nga kryetari, peshku nga koka qelbet. Te gjithe te tjeret, jane o njerez me precedente, o te paafte, o thjesht militante nga ata qe perdoren per shantazhe.
Nje nga gjerat qe ve re gjate ketyre 2 viteve qeverisje te se majtes, eshte qe po thyhen shume tabu, ajo e shoqerise maskiliste, gruas po i jepet me shume vemendje dhe rol ne drejtim, vetem keshtu mund te shkoje perpara shoqeria jone, gruaja eshte e ardhmja.