Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: CEZ-i çek, dy alternativa për konfliktin me Shqipërinë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > CEZ-i çek, dy alternativa për konfliktin me Shqipërinë
Ekonomi

CEZ-i çek, dy alternativa për konfliktin me Shqipërinë

redaktor
Published April 5, 2014
Share
SHARE

Grupi çek i energjisë, CEZ po merr në konsideratë investime të ardhshme në Gjermani, Poloni dhe Sllovaki, tha Tomas Pleskac, një anëtar bordi dhe kreu i departamentit të huaj në CEZ, në një takim me mediat për të festuar 10 vjetorin e hyrjes së grupit në tregjete huaja. Ndërsa procesi i arbitrazhit vazhdon në Shqipëri, Pleskac tha për mediat çeke se CEZ po zhvillon njëkohësisht bisedime me autoritetet shqiptare, për të gjetur një skemë kompensimi, në mënyrë që të shmanget vazhdimi i procesit të arbitrazhit. Të dyja opsionet janë të hapura, tha ai. CEZ ka gjithashtu probleme me energjinë e rinovueshme në Bulgari dhe Rumani. Strategjia e zgjerimit të huaj të CEZ u përshtat në vitin 2004. Operacionet e huaja kanë kontribuar midis 8 dhe 12% në fitimet operative të grupit gjatë pesë viteve të fundit. EBITDA (fitimi para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) ishte në total 61.3 miliardë Kc vitin e kaluar, ndërsa fitimi neto u ul me 12.3% në Kc35.2bn. Ministri shqiptar i energjisë Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se CEZ do të shtetëzohet, për të kaluar më pas sërish në proces privatizimi. Grupi Cez bleu operatorin e Sistem Shpërndarjes së energjisë nga qeveria shqiptare në vitin 2008. Në janar 2013, shteti shqiptar i hoqi licencën CEZ për shkak të mosplotësimit të kushteve të marrëveshjes së privatizimin, duke e marrë kompaninë në administrim, ndërsa pronësia vazhdon të mbetet e çekëve.

redaktor April 5, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • shqiptari says:
    April 5, 2014 at 1:54 pm

    kjo cez eshte nej organizate teroriste qe shqiperin e vodhi ne miliarda dollare dhe ne vende qe te bente investime e shkatroi nese vertete ka gjykate qe e mere persipere kete masakere qe keta bene ne vendin tone atehere boterishte bota e do shqiperine pere ta grabiture ka fakte shume te keqia ne favore te cez pa asnje investime veteme vjedhje haptazi si na hedhe ne here kanadezi dhe shteti mbrone kanadezete

    Reply
    • Arben says:
      April 5, 2014 at 3:52 pm

      Cfare investimesh thua, or byrazer.

      ALBPETROL i ka CEZ 10 milion Usd.

      Cez e hodhi ne gjykate per ti marre parate.

      Gjykata vendosi

      1. CEZ, DUHET TE VAZHDOJE TA FURNIZOJE ALBPETROL ME ENERGJI
      2. ALBPETROL PO KA PARA TI JAPI, PO NUK KA PARA MOS TI JAPI SI ATO TE
      PRAPAMBETURAT ASHTU EDHE FATURAT PER HARXHIMET MUJORE.

      Qysh thua ti, te marre kredi CEZ per te bere investime e ato para ti hane qente e politikes shqipetare.

      CEZ do ta hedhe ne arbitrazh ceshtjen dhe do ti “thyeje brinjet” qeverrise shqipetare, keshtu do te mbyllet kjo pune.

      Reply
  • Ius says:
    April 5, 2014 at 3:56 pm

    A nuk jane humbjet me te medha te energjise elektrike ne rrjetin e shperndarjes (qe e kishte privatizuar CEZ) ?!. A i beri kjo kompani te gjitha investimet sipas kontrates se privatizimit ?! (nuk besoj se ndryshe sistemi energjitik nuk do ishte akoma ai i 40 viteve me pare). Perse fajet e saj duhet ti paguajme ne shqiptaret e ndershem me rritjen e cmimit te energjise, nderkohe qe edhe ai privati tjeter qe do vije mbas CEZ do kerkoje serish te rris cmimin. Kesaj i thone paguaj popull!

    Reply
    • Arben says:
      April 6, 2014 at 4:51 pm

      Cfare investimesh thua, or byrazer.

      ALBPETROL i ka CEZ 10 milion Usd.

      Cez e hodhi ne gjykate per ti marre parate.

      Gjykata vendosi

      1. CEZ, DUHET TE VAZHDOJE TA FURNIZOJE ALBPETROL ME ENERGJI
      2. ALBPETROL PO KA PARA TI JAPI, PO NUK KA PARA MOS TI JAPI SI ATO TE
      PRAPAMBETURAT ASHTU EDHE FATURAT PER HARXHIMET MUJORE.

      Qysh thua ti, te marre kredi CEZ per te bere investime e ato para ti hane qente e politikes shqipetare.

      CEZ do ta hedhe ne arbitrazh ceshtjen dhe do ti “thyeje brinjet” qeverrise shqipetare, keshtu do te mbyllet kjo pune.

      Reply
  • DEN says:
    April 6, 2014 at 10:55 am

    SHTETEZIM ………VETEM SHTETZIM ME TASK FORC AJO NA BENE PUNE !!

    Reply
  • Lejleku says:
    April 6, 2014 at 9:18 pm

    CEZ edhe per 50 vjt ne Shqiperi nuk ka vend . Ne se do e ndreqin problemin e energjise Shqiptaret po ,ne te kundert ,po bene edhe hilen me te vogel edhe Skenderbeu nga Tuqia te vije ate do e rjepin Shqipot ,bile do te mbetet edhe pa tela fare neper teritorin tone …Si ju a ha mendja se do te marre drejtori 53mije euro ne muaj me hidrocentralet e trasheguara nga prinderit e vellezerit tane …Pa drejtesi nuk behet kurre shtet hiqeni nga mendja .Edhe tani qe po paguajne po besojne tek QEVERIA e RE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?