Kota është një fshat në rrethin e Vlorës, gjatë rrugës Vlorë-Tepelenë, në bregun e djathtë të lumit Shushica.
Është qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Petë e Vllahinë.
Kota ka histori të hershme. Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir.
Buzë Shushicës është zbuluar një varrezë ilire ku janë gjetur objekte të ndryshme, si dhe monedha me mbishkrimin Amantia.
Më 1920-n, për disa ditë rresht aty është zhvilluar një nga luftërat më të ashpra për dëbimin e pushtuesve italianë.
Deri më 1970-n kishte drejtim kryesor blegtorinë, më pas prodhimin e drithërave e të lulediellit.
Vendin kryesor në blegtori e ka zënë dikur rritja e gjedhit për mish.
n.s. / dita