Këto ditët e fundit po flitet shpesh për një “pol të tretë” që është krijuar në politikën shqiptare. Dhe për të qënë më i saktë, poli i tretë është një shpikje e ditëve të fundit e Ilir Metës dhe LSI, pol i cili po pretendohet edhe nga Bamir Topi e FRD dhe Kreshnik Spahiu e AK. Po a është ky pol i tretë një alternativë qeverisëse apo një grup oportunistësh të ngrehosur për pushtet? Unë besoj se ky pol i tretë është një grup oportunistësh të cilët do të shfrytëzojnë cdo mundësi dhe mjet për të ardhur në pushtet. Nëse ky pol, qoft i Metës, Topit apo Spahiut, do të fitojë aq mandate sa do të bëjnë të mundur formimin e një qeverie koalicioni me PD, unë jam i bindur se poli i tretë do të bëhet “paterica” e radhës e Sali Berishës dhe PD-së.
Parë nga ky këndvështrim, kam bindjen se poli i tretë nuk po merr jetë për tu konfrontuar me pushtetin Berisha-Meta si alternativë qeverisëse por për të përfituar sa të mundi nga gabimet dhe hapsirat politike e lënë bosh nga opozita. Në 2009-ën, Meta e LSI përfituan nga gabimet dhe hapsirat e lëna bosh nga fushata “europiane” e PS dhe promovuan një fushatë radikale kundër qeverisë Berisha. POR, edhe pse në dukje ishte radikale, në fund të garës LSI u ulën në prehrin e ndotur të Sali Berishës. E njëjta skemë po përdoret sot edhe nga FRD dhe AK? Luajtja me kartën e politikës radikale të moralit dhe etikës është një strategji e vjetër makiaveliste, në të cilën udhëheqësi në sy të popullit tregohet i moralshëm dhe etik, kurse qëllimi real i tij është thjesht marrja e votës/pushtetit. Meta e luajti këtë kartë moralo-etike në mënyrë finoke në 2009-ën kurse Topi dhe sidomos Spahiu po e luajnë atë tani. Ndërsa Meta, Topi dhe Spahiu e kanë kapur makiavelin prej koke (e kanë kuptuar), fatkeqësish, opozita e ka kapur atë nga ana e kundërt (nuk e ka kuptuar).
Por le të fokusohemi tek poli i tretë dhe alternativat që na paraqiten. Së pari, besoj se do të ishte shprehje e naïvitetit, madje edhe hipokrizisë, që të flitet për Ilir Metën dhe LSI si alternativë qeverisëse e pushtetit Berisha-Meta. Nuk mund të flitet për Ilir Metën si alternativë e Ilir Metës ashtu sic nuk mund të flitet për Lulzim Bashën si alternativë e Sali Berishës. Nëse Ilir Meta e LSI bashkpunojnë me PS në një koalicion parazgjedhor dhe LSI arrin që të marr aq mandate sa do të bënin të mundur krijimin e një qeverie koalicione me PD, unë ju garantoj se Sali Berisha do t’i ofrojë Ilir Metës postin e kryeministri, dhe ky i fundit do e lërë opozitën e sotme ashtu sic e la në 2009-ën.
Më thoni një arsye bindëse se përse Ilir Meta nuk do të pranonte një ftesë të tillë. Mos vallë Ilir Meta është politikan i besës dhe i ndershëm? Mos vallë Meta nuk ka dëshirë që të bëhet kryeministër? Apo mos vallë nuk do të ishte e llogjikshme që Berisha ta shpërblente Metën për faktin se fal LSI, Berisha mori pushtetin në 2005 dhe e mbajti atë në2009-ën? Pranimi nga ana e Ilir Metës e postit të kryeministrit do të ishte e llogjikshme, morale (pasi immoraliteti këtu do të ngelet mbi popullin dhe opozitën), dhe e leverdishme për të dyja palët, ashtu sic ka qënë për periudhën 2009-2013. Një post kryeministri do të përmbushte ambicjen e kahershme të Metës, ambicje e cila shkatërroi të majtën në 2005 dhe vazhdoi ta mbajë atë të përcarë edhe në 2009-ën. Kjo lëvizje do t’i leverdiste shumë edhe Sali Berishës pasi ai do të largohej nga pushteti dhe politika me “nder” dhe si fitues për faktin se PD do të vazhdonte të ishte në pushtet. Gjithashtu, Berisha do e kishte më të lehtë që të vendoste Lulzim Bashën në krye të PD-së dhe të siguronte një të ardhme politike edhe për të bijën, Argita, dhe pjestarët e tjerë të klanit. Kjo lëvizje do siguronte mbrojtje politike të klanin Berisha për shumë dekada të tjera. Me pak fjalë, pyeteni Metën kë do të pëlqente, Zv. Kryeministër me Edi Ramën apo Kryeministër me Lulzim Bashën?
Sa për Bamir Topin dhe FRD, ai nuk lë vend për mua që ta analizoj se përse Topi nuk është alternativë përkundrejt Berishës. Jo më larg se para disa ditësh, ai deklaroi hapur se FRD është e hapur të formojë një koalicion me PD por pa Sali Berishën. Me pak fjalë, Topi po kërkon një koalicion me PD por me Lulzim Bashën kryetar. Dhe këtu përsëri shqiptarëve iu ofrohet Lulzim Basha si alternative e Sali Berishës. Por Topi nuk është aq budalla; ai i bie dritares që të dëgjoj dera, ose Berisha. Me pak fjalë, Topi po kërkon postin e kryeministrit në këmbim të një koalicioni paszgjedhor me PD-në nëse votat e FRD-së do të jenë të mjaftueshme për të krijuar qeverinë. Normalisht, një lëvizje e tillë do të ishte shumë e leverdisshme edhe për Berishën. Në këtë rast, Berisha do të pranonte në sekond një koalicion PD-FRD me Topin kryeministër pasi kështu Berisha do të ikte ‘me nder”dhe i sigurt nga pushteti dhe politika. Një largim i tillë do të ishte një largim me nder sepse në të vërtet PD do të vazhdonte qeverisjen, dhe gjithashtu do të ishte një largim i sigurtë pasi PD dhe njërëzit e Sali Berishës do të vazhdonin të kishin pushtet real. Gjithashtu, një ikje e tillë do të bënte që Lulzim Basha të merrte tejet lehtësisht postin e kryetarit të PD-së, i cili do i hapte rrugën në parti Argita Berishës dhe njërëzve të tjerë të Berishës. Kaq sa për rolin e polit të tretë të Bamir Topit. Topi nuk ka nevoja ta pyesni se jua ka dhënë përgjigjen.
Dhe ja ku jemi së fundi me Kreshnik Spahiun dhe AK si pretendentit e radhës për të qënë “poli i tretë”. Ashtu si me Topin, edhe Spahiu cdogjë e ka me Berishën ndërsa të tjerët pas tij i konsideron gurë shahu. Ndonëse ka indikator të fuqishëm që tregojnë se duket e largët mundësia e një afrimi Spahiu-Berisha, një bashkpunim AK-PD është shumë i mundshëm pas 23 qershorit. Kjo gjë është e mundshme për faktin se Spahiu ka qënë pjesë dhe është promovuar në karrierë nga PD-ja dhe për faktin tjetër që ideologjia e AK është më afër PD-së sesa PS-së. Do të mjaftonte vetëm largimi i Berishës për të laguar karakterin personal të përplasjes Berisha-Spahiu dhe për ta bërë një koalicion PD-AK mëse të natyrshëm në sytë e atyre që i kanë. Si në dy rastet e para, edhe në rastin e Spahiut, nëse AK merr aq mandate sa do të kishte mundësi të krijonte një qeveri me PD “pa Berishën, jam i bindur që Berisha do t’i ofronte Spahiut postin e Kryeministrit, ashtu sic do të bënte edhe me Metën e Topin. Dhe skenari do të vazhdonte të ishte po i njëjti si në rastet e mësipërme, ku Berisha do të largohej nga pushteti dhe politika “me nder” dhe i sigurt pasi PD do të vazhdonte të ishte në qeverisje dhe se PD-ja do të binte në duart e gjeneratës së re të klanit Berisha.
Cfarë bën opozita në këtë situatë? Ashtu sic e përmenda edhe më sipër, në pjesën dërrmuese të tyren, Meta, Topi, dhe Spahiu po “ushqehen” politikisht nga gabimet strategjike të opozitës dhe hapsirat politike të lëna bosh nga kjo e fundit. Sali Berisha i ka mbështetësit që ka, dhe ata nuk kanë për t’iu larguar së afërmi. Jam shumë i bindur se një koalicion parazgjedhor me secilën nga forcat e sipëranalizuara do të rezultonte fatal për opozitën e majtë. Në këtë situatë, unë e shikoj të rrugës që opozita të ndërrmari një strategji elektorale radikale të bazuar në veprime/vendime morale dhe etike. Ajo duhet të mbylli cdo hapsirë politike që mund të shfrytëzohet nga “poli i tretë”. është absurde të shikosh nga njëra anë një opozitë reale të moderuar dhe nga ana tjetër të shikosh derivate të pushtetit të sillen në mënyrë jo vetëm radikale por edhe morale e etike. Me pak fjalë të sillen ashtu sic do në të vërtetë populli opozitar. Opozita e majtë duhet të përpiqet të maksimizojë votat dhe mandatet e saj në 23 qershor duke u bërë forca politike që duhet të diktojë koalicionet paszgjedhore. Në fund të fundit, koalicionet nuk janë rrezultat i dëshirave por i interesave.
Ka idioter neper facebook e internet sa te duash, po kryeidiot si ty nuk ka shume.
Te jete robi ne te arushes ne USA e te flase me siguri se ca mendojne politikanet shqiptare mbrapa kuintave kur kete nuk e dine as ata qe jetojne ketu nje e dy?!!! Duhet me qene nje super-megalloman i proporcioneve te rralla per ta menduar nje gje te tille.
Ti Albi nuk je vetaktualizuar, sot po behen nderhyrje kirurgjikale ne distance e jo me nje analize politike te ketij vendi qe gjithshka duket me sy te lire. Mbi te gjitha fyerjet nuk jane argument.
Ka të drejte Bledari pasi Saliu i kriminalizuar si eshte,duarpergjakur,do kerkojë “akorde per jete a vdekje”,dhe me polin e trete(ne Itali ky pol pesoj humbjen me te madhe,te gjithe ne shtepi,asnjeri deputet sepse u votua si rrevolte)do kerkoje lidhje.Nuk ndalet para asgjeje Berisha,ndaj opozita ka mision ta shkaterroje edhe polin e trete,sidomos te korruptuarin Meta,njeriun me te pafytyre ne politiken shqiptare,po te mos flasim për vrasesin Berisha!Luhatjet e Topit,dhe ulja e potences së AKZ(Z.Pashaj premtoi bukur aleancë me PS,por duket eshte ze i vetem aty)i japin shanse Saliut të shpresojë!Opozita tani duhet te ndez motoret duke ditur se kete rradhe nuk ka justifikime,nese vidhet a trasformohet vota!Emigrantet qe mbeshtesin ne shumice te padiskutueshme Edi Ramen,do japin si asnjehere tjeter komtributin me votë,por kjo nuk mjafton nese nuk shkaterrohet mafjozi Meta,dhe lozet”cic miu”me kete delirant politikan!Nese duhet zhdukur kjo politike kriminale berishiste,duhet bere qytetari i ndergjegjshëm se krimi,shkaterrimi,vrasjet dhe mjerimi kane per ti ndjekur jo vetem nese votojne PD,por dhe Meten,Topin e AKZ,nese nuk bashkohen me opoziten!…Shpresoj qe shqiptaret kete here do kenë ne shumice vote urrejtje kunder Berishes e Metes!Qofte edhe per te vraret me 21 janar apo ata të Gerdecit!Populli di cfare do beje,por opozita ka detyre te mos lere boshlleqe,te sulmoje ashper edhe patericat e Saliut!Kjo behet per ta fokusuar Sovranin në votë urrejtje,vote si ne Itali ku poli i trete u shkaterrua!…
Keni shume te drejte komentuesi L- Itali.Berisha eshte kriminel, Meta eshte jo me pak se Sala,hajdut dhe i afte te beje c’do poshtersi per te ndenjur ne pushtet njelloj si Berisha.Poli i trete eshte njelloj si Aleanca demokratike me Ceken Imamin apo Pollo,qe jane te rrahurose ,te qire por “krenare” ,dele para Berishes per te mbuluar krimet e tyre.Nderkombetaret jane te pafuqishem dhe Berisha ja u di dobesite, neqoftese nuk i ka komprometuar.Keshtu Berisha nuk do te lejoje qe zgjedhjet t’i fitoje Rama>Ai,Berisha,do te perdore c’do mjet per te mos e lene Ramen te fitoje.Pra fundi do te jete i tmershem per shqiptaret.Dhe sa do te rrihen ,vidhen,keqtrajtohen apo do te vriten nga Berisha!? Nuk dihet! E vetmja gje qe dihet : shqiptaret duhet te jene te pergatitur per stuhine qe po afrohet!
shume e sakte z. Bledar.
anetari i ppsh shoku sali po kerkon te marre prape pushtetin me Tope e kompani prandaj mos u besoni se prap saliun do keni ne qeveri
Te gjitha gjasat tregojne se lojtaret e “polit te trete” jane pa integritet dhe moral.Ata jane ne akord te fshehte Don Saliun e mafies se Tropojes.
Analiza me e sakt qe kam lexuar deri tani,agresiviteti i Spahiut dhe antiberishizmi i Topit nuk jan argumenta qe opozita te krijoj iluzione,sa per Meten mendoj se sjellja e opozites eshte totalisht e gabuar,ajo duhet ta godasi ate per aferat e tij koruptive dhe jo ti krehi bishtin per ta futur ne kualicion.